Panamaja njohu shtetin e pavarur të Kosovës

Ado

FISEBILIL-LAH
Përmes një bisede telefonike të gjatë dhe tejet miqësore që ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni ka pasur mbrëmë me ministrin e Jashtëm të Republikës së Panamasë, Samuel Lewis Navarro, është njoftuar se zyrtarisht Panamaja e ka njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

Po ashtu, ministri i jashtëm i Panamasë, njëkohësisht edhe zëvendës-president i vendit, e ka njoftuar ministrin Hyseni se, nota verbale e njohjes, do t’i dorëzohet sot të ngarkuarit me punë të Kosovës në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington, Avni Spahiu.

Gjatë bisedës, ministrat e jashtëm të dy vendeve u zotuan për zhvillimin dhe forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe.

Panamaja është vendi i 54 që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Panamaja gjendet ne Amerikën Qendrore, e kufizuar me detin e Karaibeve dhe Oqeanin Paqësor, ndërmjet Kolumbisë dhe Kostarikës. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top