Panairi Botëror i Turizmit, Gjermeni promovon Shqipërinë si destinacion atraktiv

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Turizmi, sektori më i begatë. KE, portal të lëvizshëm për punësimin

gjermeni.jpg


Shqipëria ka marrë pjesë në Panairin Botëror të Turizmit, World Travel Market, të mbajtur në Londër në fillim të këtij muaji. Vendi ynë është përfaqësuar nga një delegacion i kryesuar nga ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni. Ministrja Gjermeni ka takuar sekretarin e përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, (UNWTO), Taleb Rifai, të cilin e njohu me prioritetet dhe objektivat kryesore të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, ndërsa sekretari i përgjithshëm i UNWTO premtoi ndihmë dhe mbështetje konkrete. Në takim u diskutua në veçanti për rishikimin e Ligjit të Turizmit, hartimin e Strategjisë për Turizmin 2014-2020, si edhe promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik. Nga ana e tij, sekretari i përgjithshëm i UNWTO premtoi mbështetje për Shqipërinë për promovimin e ofertës së saj turistike, për rritjen e kapaciteteve në fushën e turizmit, në procesin e rishikimit të ligjit dhe hartimit të strategjisë së turizmit, duke vënë në dispozicion ekspertët dhe asistencën e Organizatës Botërore të Turizmit. Në ditën e dytë të Panairit, Gjermeni mori pjesë në Samitin e Ministrave të Turizmit, me temë “Turizmi dhe politikat e aviacionit”, ku u diskutua për ndikimin e liberalizimit të vizave në turizëm, taksat në këtë sektor, si dhe problemet që lidhen me aviacionin dhe turizmin. Duhet theksuar se turizmi, sivjet në të gjithë botën ka qenë sektori më i suksesshëm, sidomos krahasuar me prodhimin dhe duke parë edhe vështirësitë e mëdha financiare që po kalojnë dhe vendet më të zhvilluara. Ky sektor ka qenë befasues nisur dhe nga numri rekord i turistëve, 747 milionë në mbarë botën ose rreth 38 milionë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Shifrat të cilat janë bërë publike nga Organizata Botërore e Turizmit, theksojnë se performancën më të mirë e ka shënuar Europa Qendrore dhe Lindore me rreth 9% rritje të numrit të turistëve ndërkombëtarë. E gjithë 2013-a ka qenë e begatë, ndërsa kështu pritet të jetë dhe fundi i saj. Aktualisht në BE, industria e turizmit punëson rreth 18,8 milionë njerëz, por ajo që është më e rëndësishme ka të bëjë me faktin se ka ende mijëra vende të hapura në këtë sektor. Vendet e punës në industrinë e turizmit janë më të rëndësishme, veçanërisht për forcën e re të punës, që përbën rreth 23.5% të normës së papunësisë. Por, pavarësisht faktit se kompanitë që operojnë në sektorin e turizmit kanë vende të reja pune, ato ndeshen me problemin e mungesës së njerëzve të kualifikuar. Pikërisht për këtë arsye, Komisioni Europian, së bashku me shërbimin publik të punësimit kanë krijuar EURES, të parin paneuropian portal të lëvizshëm të punësimit. Komisioni është duke punuar për përmirësime të mëtejshme të ****ionit të turizmit të portalit, në mënyrë që të rritet si numri i atyre që kërkojnë punë, por edhe i punonjësve që bashkëveprojnë përmes tij. Për shembull do të krijohen mundësi të reja që kompani të ndryshme të arrijnë të krahasojnë përmes portalit aftësitë e kandidatëve të tyre, kompetencat, aftësitë profesionale, pavarësisht vendit të origjinës dhe gjuhës në të cilën shprehen këto aftësi. Nga ana tjetër, do të krijohen nën****ione për të zhvilluar turizmin e aventurës, atij detar dhe kulturor. Kjo do t’i ndihmojë këta sektorë të përmirësojnë ofertën dhe të mbeten konkurrues në treg.//G.Shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top