Pamjet e para brenda tragetit, flakët në katet e para

Pamjet nga brenda bordit të anijes. Videoja është xhiruar nga një pasagjer me celular në momentet e para të mëngjesit: Flakët nisin të përfshijnë kafenenë e tragetit e duken pamjet ndërsa pasagjerët veshin jelekët e shpëtimit. Autori i kësaj videoje është një 43-vjeçar me kombësi egjiptian, Yousri Wadan, nisur nga Patra drejt Ankonës. Ai është një nga të evakuuarit dhe momentalisht i shtruar në spital në Leçe ku i është nënshtruar kontrolleve.B lajmi
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

z_5322.JPG



Një pasagjer e ka humbur jetën në anijen e cila është përfshirë nga flakët afër Vlorës, raporton rrjeti televiziv amerikan, CNN, transmeton Indeksonline.
CNN thotë se lajmi është konfirmuar nga autoritetet italiane, mirëpo ende nuk dihet se çfarë nacionaliteti ka viktima.
Anija që ka 467 pasagjerë në bord, përfshirë edhe mbi 20 shqiptarë ishte nisur nga Igumenica e Greqisë të dielën.

Deri më tash raportohet për 150 të shpëtuar, mirëpo erërat e fuqishme e kanë pamundësuar largimin edhe të pasagjerëve të tjer
ë.
 
Titulli: Pamjet e para brenda tragetit, flakët në katet e para

Ministria e Punëve të Jashtme në Shqipëri, ka dhënë emrat e disa të mbijetuarve nga tragjedia e anijes “Norman Atlantic”.
Refik, Sheraf dhe Donika Aliko, Jonel Lamcaj, Festim dhe Hasie Cuci, janë të mbijetuarit që tashmë gjenden në bordin e anijes “ABY JEANNETTE”.

Këto informacione, Ministria e Punëve të Jashtme në Shqipëri, njofton se i ka marrë nga Rojet Bregdetare greke.
 
Titulli: Pamjet e para brenda tragetit, flakët në katet e para

Evakuohen 190 persona, mes tyre 6 shqiptarë, një grek humb jetën

165227.jpg


Vijon operacioni për shpëtimin e pasagjerëve në anijen e djegur në mes të Adriatikut, ku deti me forcën disa ballë po vështirëson punën për evakuim. Mësohet se numri i të shpëtuarve ka arritur në 190, mes tyre edhe 6 shqiptarë.

Një person me pasaportë greke ka humbur jetën në përpjekje për të shpëtuar teksa largohej nga trageti. Mediat italiane shkruajnë se, personi në fjalë ka rënë në det teksa përpiqej të hipte në varkën e shpëtimit bashkë me gruan.

Në listën e publikuar, ndodhen edhe emrat D.Arifi, XH. Dauti dhe A.Dauti të cilët kuptohet se janë shqiptarë nga Maqedonia.

Mësohet se në bordin e tragetit ishin 478 persona, 268 prej të cilëve me kombësi greke, mbi 100 italianë dhe 22 shtetas me pasaportë shqiptare, ndërsa 54 persona janë pjesë e ekuipazhit.

Në traget kishte edhe 222 automjete.

shqiptarët që ndodheshin në traget

K.Zhuri, P.Zhuri, A.Zhuri, A.Skendaj, J.Qerama, X.Parangoni, L.Ndreu, R.Mane, S.Kolekaj, B.Kazo, V.Kane, G.Gega, F Cuci, H Cuci, Riza اela, Leopard Beqiraj, Enkelejda Beqiraj, Aleksander Beqiraj, R.Aliko, D.Aliko, S.Aliko, H.Cukja, S.Qendro, A.Pashaj, D.Sejko.

/albeu.com/
 
Titulli: Pamjet e para brenda tragetit, flakët në katet e para

Rrëfimi i sopranos që ishte në anije: Burrat rrihnin gratë e tyre për të shpëtuar
Sopranja.jpg

Makthin për të shkelur të gjallë në tokë, e përjetoi mes 411 pasagjerëve edhe sopranoja greke, Dimitra Theodossiou. Ajo arriti të shpëtonte falë guximit, por 24 orët e ankthit të përjetuara në anijen italian “Norman Atlantik” do të mbeten gjatë në kujtesën e saj.
Pas evakuimit është transportuar për mjekim në Itali, ku u dërgua në spitalin e Leçes për shkak të hipotermisë dhe më pas është nxjerrë nga spitali. Theodossiou u shpëtua falë një helikopteri të ushtrisë italiane ndërkohë që ajo është shprehur për medien italiane “Repubblica”: “Dy orë më parë na kishin thënë se kishte shumë tym dhe se nuk do të vinin më të na merrnin, kështu që ne qëndruam në të ftohtë, të lagur, me makth në errësirë. Por gjatë natës dëgjova zhurmën e helikopterit dhe aty mblodha të gjithë fuqitë e mia”. Ajo ishte nisur drejt Italisë për një turne me ndalesa në Emilia dhe Toskana.

U vendosët në helikopter?
Por po ishte një ferr i vërtetë pasi kam parë disa skena të tmerrshme. Kishte burra irakianë, turq dhe Pakistanezë të cilët nuk donin t’ia dinin për përparësinë ndaj femrave dhe fëmijëve, por rrihnin, shtynin dhe bënin gjithçka ishte e mundur për të shpëtuar vetë. Edhe mua më rrahën por munda të reagoj për të arritur tek helikopteri pasi pata një inat të madh, kam menduar ose tani ose kurrë. Ishte e tmerrshme nuk do ta harroj kurrë.


Si u vutë në dijeni për zjarrin? Pati ndonjë alarm?
Jo asnjë alarm, asnjë prej gjëje. Unë kisha një shtrat në klasin e parë, isha duke fjetur dhe jam zgjuar prej erës së djegur që kishte pushtuar kabinën time. U çova menjëherë vesha një pulover, mora paratë dhe kartën e identitetit dhe vrapova jashtë. Kam trokitur në të gjitha kabinat që munda duke u thërritur që të dilnin.


U ngjitët sipër?
Jo kemi zbritur poshtë sepse na patën thënë që ndodheshin jelek shpëtimi dhe varka shpëtimi. Por disa varka shpëtimi u vunë në funksion e disa jo.
اfarë patë më vonë?
Nga të gjitha llojet nga solidariteti tek zemërimi. Përpara frikës reagon në mënyra të ndryshme. Kam parë burrë që rrihnin dhe tërhiqnin ata që qëndronin përpara tyre vetëm për të shpëtuar, por edhe skena të ndryshme solidariteti, duke u dhënë dorën njëri-tjetrit dhe duke i dhënë kurajo. Ishte shumë ftohtë, një i ftohtë i paparë.



Ju jeni plagosur?


Jo, unë vetëm isha e rraskapitur si të gjithë. Ishte dikush i cili më godiste për të mos më lënë të më zinte gjumi. “Më thoshte nuk duhet të flesh, se po fjete do të vdesësh”.B koha
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top