Kah mesi i muajit shtator të këtij viti kompania Palm do të duhej të nis versionin testues të faqes së saj për shitjen e aplikacioneve të dedikuara për celularin Pre.
Zhvilluesit e softuerit së shpejti do të mund të mund të fillojnë të shesin aplikacionet e tyre për telefonin e mençur Pre nga kompania Palm.
Në fakt, Palm në mes të shtatorit planifikon të nis versionin testues për blerjen e aplikacioneve për Pre, derisa versioni i plotë i dyqanit online Palm App Catalog në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të duhet të punojë si duhet gjatë vjeshtës.
Natyrisht, krijuesit e aplikacioneve edhe më tutje do të kanë mundësinë që t’i japin aplikacionet e tyre pa pagesë, mirëpo nëse vendosin të nxjerrin ndonjë para, atyre në buxhet u shkojnë 70 për qind të shitjes derisa Palm merr 30 për qind. Të njëjtin parim e praktikon edhe kompania Apple me dyqanin e vet App Store për të popullarizuarin iPhone.
*telegrafi*