Pallati i bllokuar në Vlorë

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Nje pjese e personave qe kane blere apartamente ne kompleksin 'Jon' ne Vlore bllokuar nga INUK thone se nuk kane mundur te hyjne ne banesat e tyre qe kane blere.

Ata ishin prane pallatit te rrethuar nga policia dhe deklarojne se çeshtjen do e ndjekin ligjerisht.

"Kam blerë një apartement me vlerën 100 milionë lekë, ku banoj aktualisht. Dua të shkoj në shtëpinë time, por nuk më lejojnë të hyj. Kam 6 muaj që banoj në këtë pallat, por që të dielën pasdite unë po qëndroj jashtë, sepse forcat e rendit nuk na lejojnë të hyjmë brenda", thotë një banor.

Prane ndertimit te bllokuar nuk eshte bere asnje veprim, ndersa zyrtaret e INUK thone se po shohin me hollesi gjithe dokumentacionin e pallatit veçanerisht parametrat e lejes se ndertimit per te verifikuar nese eshte shkelur projekti.
/ Top Channel
 
Titulli: Pallati i bllokuar në Vlorë

97975_2.jpg


Vlorë, hiqet masa e bllokimit të pallatit

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Gjykata Administrative e Vlorës pranoi kërkesën e 11 banorëve për marrje mase të përkohshme e cila i ndalon autoritet të ndërhyjnë në objektin 8-katësh deri në një moment të dytë kur ata të depozitojnë kërkesën e themelit.

Ky vendim i gjyqtarit Astrit Shema do të thotë në terma të thjeshtë se brenda 10-ditësh asnjë nga autoritetet shtetërore nuk mund të ndërhyjë në këtë objekt i cili sipas vendimit tashmë nuk duhet të qendrojë i rrethuar as me kordonat e policisë.

Ky vendim ka fuqi këto deri në datën 17 nëntor, nëse banorët nuk paraqesin padi themeli për pretendimet e tyre, por në rast se ata depozitojnë pretendimet themelore në Gjykatën Administrative, verdikti i gjyqtarit Shema qendron në fuqi deri në zgjidhjen përfundimtare të konfliktit administrativ mes shtetit dhe qytetarëve.

Ky është vendimi i parë që Gjykata Administrative e hapur në datën 4 nëntor jep ashtu sikurse ishte premtuar për zgjidhjen në kohë rekord të padive të qytetarëve.

Kërkesë padia për marrje masë provizore u dorëzua një ditë më parë në Gjykatën Administrative të këtij rrethi.

/ Top Channel
 

Attachments

  • 97975_2.jpg
    97975_2.jpg
    93 KB · Shikime: 0
Titulli: Pallati i bllokuar në Vlorë

Nese ky pallat nuk shembet ketu Drejtesis i vihet kapaku perfundimisht... Ky Kompleks/Pallat esht ne shkelje flagrante me ligjin,duke filluar nga "zaptimi" siç duket dhe nga sateliti i detit dhe katet qe jan shtuar.
Pastrim i paster!
 
Titulli: Pallati i bllokuar në Vlorë

Vendimi i z.Astrit Shema (Gjyqtar) esht ky "Ky vendim ka fuqi këto deri në datën 17 nëntor"

Sot kalendari im shenon 03/12/2013,pra me 27/11/2013 ka skaduar vendimi i z.Gjyqtar,pse nuk veprohet ose pse nuk flitet çdo behet me kete godinen?

Ne keto 3 jave kemi patur shume ngjarje qe kan zhvendosur vemendjen,por nese Shqiptaret votuan kete Qeveri,te fillojn kerkojn llogari tani...
 
Titulli: Pallati i bllokuar në Vlorë



timthumb.php



Qeveria ka marrë vendimin për shpronësimin për interes publik të objekteve të pasurive të paluajtshme, që preken nga rehabilitimi mjedisor i vijës së mbrojtur bregdetare Uji i Ftohtë-Tuneli, në Vlorë.

Vlera në dispozicion është rreth 463 milionë lekë dhe procesi i shpronësimit parashikohet të mbyllet deri në fund të këtij viti.

Vendim i Këshillit të Ministrave

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është marrë vendimi për shpronësimin për interes publik të objekteve të pasurive të paluajtshme, që preken nga rehabilitimi mjedisor i vijës së mbrojtur bregdetare Uji i Ftohtë- Tuneli, bashkia Vlorë. Ky vendim shpreh vullnetin e Qeverisë shqiptare për të garantuar pasuritë e qytetarëve, të cilët në mirëbesim kanë blerë prona private që ndodhen në këtë vijë bregdetare.

V E N D I M

PثR SHPRONثSIMIN, PثR INTERES PUBLIK, Tث PASURIVE Tث PALUAJTSHME, PRONث PRIVATE, OBJEKTE, Qث PREKEN NGA REHABILITIMI MJEDISOR I VIJثS Sث MBROJTUR BREGDETARE, UJث I FTOHTث - TUNELI, BASHKIA E VLORثS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 8, shkronjat “ç” e “ë”, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të vendimit nr.1, datë 8.10.2013, të Këshillit Kombëtar të Territorit, “Për masat emergjente të ndërhyrjes mbrojtëse dhe rehabilituese mjedisore në disa zona me rëndësi kombëtare dhe procedurën e hartimit të planit të integruar sektorial për brezin bregdetar”, dhe të vendimit nr.1, datë 23.6.2004, të Këshillit të Rregullimit të Territorit në Republikën e Shqipërisë (KRRTRSH), “Për miratimin e planit të qendrës së Vlorës”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban e Turizmit dhe të ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pasurive të paluajtshme, pronë private, objekte, që preken nga rehabilitimi mjedisor i vijës së mbrojtur bregdetare, Ujë i Ftohtë - tuneli, bashkia e Vlorës.

2. Shpronësimi bëhet në favor të bashkisë së Vlorës brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

3. Pronarët e ligjshëm të pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen e përgjithshme 8396 (tetë mijë e treqind e nëntëdhjetë e gjashtë) m2 ndërtim, të vlerësuar në shumën e përgjithshme prej 462 919 230 (katërqind e gjashtëdhjetë e dy milionë e nëntëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e dyqind e tridhjetë) lekësh.

4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 462 919 230 (katërqind e gjashtëdhjetë e dy milionë e nëntëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e dyqind e tridhjetë) lekësh, të përballohet, përkatësisht, 362 919 230 (treqind e gjashtëdhjetë e dy milionë e nëntëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e dyqind e tridhjetë) lekë nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave dhe 100 000 000 (njëqind milionë) lekë nga fondi i kontingjencës.

5. Pronarët e ligjshëm të pasurive të shpronësuara të kompensohen, për efekt të këtij shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin ligjor të pronësisë.

6. Afati i përfundimit të shpronësimit është data 28.12.2013.

7. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Ministria e Mjedisit, Ministria e Financave dhe bashkia e Vlorës për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.


shekulli
 
Back
Top