Palestina i bën 137 njohje, shpalli pavarësinë 20 vjet para Kosovës

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Shteti i Palestinës, i cili e kishte shpallur pavarësinë më 1988, 20 vjet para Kosovës, sot i ka bërë 137 njohje.

Një marrëveshje e nënshkruar vitin e kaluar për zyrtarizimin e njohjes së Palestinës nga ana e Vatikanit të bërë më 2012, ka hyrë në fuqi, ka thënë Selia e Shenjtë të shtunën.

Vatikani ka nënshkruar traktatin e tij të parë me “Shtetin e Palestinës” qershorin e kaluar kur bëri thirrje për dhënien fund konfliktit Izrael – Palestinë dhe i dha mbështetje zgjidhjes dy-shtetërore.

“... Selia e Shenjtë dhe Shteti i Palestinës kanë njoftuar njëri-tjetrin se kërkesat procedurale për hyrjen në fuqi të marrëveshjes janë përmbushur”, ka thënë Vatikani në një deklaratë për media të shtunën, raporton Reuters.

Asambleja e Përgjithshme e OKB’së ka adoptuar një rezolutë më 2012 e cila njihte Palestinën si shtet mbikëqyrës jo-anëtar. Kjo ishte mirëpritur asokohe nga Vatikani, i cili ka gjithashtu të njëjtin status në OKB.

Në tetorin e vitit 2014, Suedia njohu Palestinën, një vendim ky që kishte nxitur reagime nga Izraeli dhe që çoi në tensionim të raporteve mes tyre.

Izraeli më parë e kishte quajtur marrëveshjen e Vatikanit një veprim të nxituar që do të mund t’i dëmtonte shpresat për një marrëveshje paqësore dhe do të ndikonte në vetë marrëdhëniet diplomatike mes Izraelit dhe Vatikanit.
02_01_2016_6253408_PALESTINE.jpg
http://republika.info/
 
Titulli: Palestina i bën 137 njohje, shpalli pavarësinë 20 vjet para Kosovës

E para, rasti i Kosovës dhe Palestinës në suaza të raporteve bilaterale dhe multilaterale që krijon ka dallim substancial.

E dyta, Kosova gjatë këtij mandati është fokusuar në krijimin e raporteve multilaterale, kur dhe e kemi pasur disfatën e parë diplomatike në këtë rrafsh, mos anëtarësimin në UNESCO.
 
kosova pasur shum fat qe e ka amerike mike shum vertet fal amerika ka pasur shum njohje kurse palestina nuk ka aspak mbeshtetje e amerikes
 
Back
Top