Titulli: Palester me "poetin" .
Poet cila eshte koha me e mire per tu stervit ,mgjes apo pasdite? edhe a duhet para apo pas buke?
A duhet patjeter me shku n palester apo mund t arrihen rezultate tnjejta edhe nshpi?
Aktiviteti fizik i perqendruar (palestra) kerkon ate kohe e cila eshte me optimalja per ty.
Pra disa njerez ushtrohen paradite si rezultat i kohes se lire por edhe i aktivitetit fizik qe kryejne, kryesisht i lehte , kardio (vrap, eliptikal, biciklete apo kercim me litar). Ne mengjes nepermjet aktivitetit fizik clirohet endorfin (neurotransmetues neuropeptid) pergjegjes te relaksit dhe te qenurit ne forme. Pra nese ti ndihesh me mire me
aktivitetin e paradites, qendro me te.
Disa te tjere gjejne pasditen ose darken si kohen e pershtatshme per palester.
Kur ngrihemi ne mengjes temperatura trupore dhe niveli i glukozes (sheqeri) ne gjak, jane te ulta, kjo i ben muskujt te plogesht dhe jo 100% te lirshem si gjat pjeses tjeter te dites. Kjo eshte nje arsye per tu ushtruar pasdite. Nje tjeter kendveshtrim ka te beje me performancen tende ne aktivitetin fizik, sa kohe zgjat, cfare ushtrimesh dhe me cfare intesiteti , nese i jep pergjigje ktyre pyetjeve , do te percaktosh edhe kohen tende optimale.
Ka edhe sportiste qe ushtrohen 2 here ne dite.
Gjithashtu nje rol te rendesishem luan ushqimi. Studimet kane treguar se ushqimi perpara aktivitetit fizik (ushqim i asimiluar e i tretur) te jep performance atletike, ndersa ne disa njerez aktiviteti fizik pa ushqim, perpara vakteve kryesore, jep dhimbje koke, gjendje te fikti dhe lodhje.
Gjithsesi nese kryen aktivitet fizik ne mengjes ose paradite , ja disa keshilla:
1-nese ushtroheni me pak se 1 ore hani dicka qe tretet lehte , crackers, banane apo buke te thekur.
2- nese ushtroheni 1 ose me shume ore zgjohuni heret dhe merni afersisht 300-400kalori nepermjet nje tosti, qumesht (me jo me shume se 1,5% indyre), drithera cereals , cornflakes , apo ndonje frut.
3-pini uje per hidratim perpara dhe gjate aktivitetit fizik.
Nese hani perpara aktivitetit fizik jepini trupit kohen e
mjaftushme per tretje dhe asimilim te ushqimit. Gjat tretjes trupi i con stomakut gjak per te ndihmuar procesin e tretjes , gjat aktivitetit fizik trupi ka nevoj per qarkullimin e gjakut dhe ne keto kushte stomaku kalon ne dore te dyte, keshtu qe nuk realizohet saktesisht tretja. Njekohesisht duhet kujdes qe stomaku mos te jete i fryre dhe te ndihemi jokomod.
Keshilla te pergjithshme kur ushqemi perpara stervitjes:
1-vakti kryesor 500kalori te konsumohet 3-4 ore perpara
2- 2-3 ore perpara stervitjes nje vakt i vogel me 300-400 kalori
3- 1-2 ore perpara stervitjes nje vakt me lengje, fruta ose ndonje
milkshake 200-300kalori
4- afersisht 1 ore perpara ose me pak nje snack me 100-200kalori mund te jete i dobishem.
Indyrna qendrojne me gjat ne stomak, prandaj duhen minimizuar sa me shume, ndersa proteinat dhe karbohidratet asimilohen me shpejte.
Konsumoni sa me shume uje para, pas dhe gjate stervitjes.
Me subjektivitet nuk mund te percaktohet pasi seicili organizem reagon ndryshe ndaj sforcimeve muskulare.
Une te sugjeroj te stervitesh pasdite.
Persa i perket mundesive dhe stervitjes ne shtepi do te te them se nuk ka asnje problem. Ka pafundesisht ushtrime fitnesi ne kushtet e shtepise. Thjesht palestra ofron pajisjet, veglat , kushtet dhe motivimin. Gjithashtu ka te beje me objetivat e stervitjes. Ne palester punohet ne menyre te perqendruar duke te ofruar edhe asistence profesionale.
Perpos gjith ketij sqarimi rendesi ka te duash trupin tend dhe ta ushtrosh ate rregullisht, te tjerat jane sekondare.