Gjarperesha
Anëtar i Respektuar
Pala kosovare nuk ka lëshon pe në takimin për kompromis
Udhëheqjes së vendit i kërkohet kompromis rreth gjashtë pikave të propozuara nga Ban Ki Moon.
E hënë, 10 Nëntor 2008 10:54
Përfaqësuesit e vendeve të Kuintit, të akredituar në Kosovë dhe Përfaqësuesi special i presidencës së radhës së BE-së, Erik Shevalie janë takuar mbrëmë me udhëheqësit më të lartë të Kosovës prej të cilëve kanë kërkuar që të gjendet një kompromis rreth gjashtë pikave të propozuara nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun.
Njoftohet se megjithë presionin e ushtruar pala kosovare nuk ka lëshuar pe, duke u thirrur në Pakon e Ahtisarit dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Sipas burimeve të pakonfirmuara bisedimet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme. /rtk/
Mesazhi.com