loyalx
Muslim
Presidenti Fatmir Sejdiu ka pritur të mërkurën një delegacion nga Republika e Turqisë, i kryesuar nga Nevzat Pakdil, deputet dhe zëvendëskryetar i Parlamentit të Turqisë.
Presidenti Sejdiu ka falënderuar për përkrahjen që Turqia i ka dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj. Ai ka çmuar faktin se edhe pozita edhe opozita në Parlamentin e Turqisë, kur është në pyetje çështja e Kosovës, të gjithë kanë qëndrim të njëjtë.
Presidenti Sejdiu po ashtu ka çmuar si vlerë të përbashkët rolin që ka komuniteti turk në Kosovë dhe rolin që kanë qytetarëve me prejardhje nga Kosova në Turqi. "Me vizita dhe kontakte, me këmbim përvojash, vetëm sa shtohet edhe më tepër mundësia e bashkëpunimeve të ndërsjella edhe në fusha të tjera", tha ai.
Ndërsa Pakdil, theksoi qëndrimin e vazhdueshëm të Turqisë për të përkrahur Kosovën. "Qoftë para pavarësisë, qoftë pas pavarësisë, partitë në pozitë dhe ato në pozitë, i gjithë popullit turk, kemi qenë pranë kosovarëve dhe do të vazhdojmë të jemi pranë tyre", tha Pakdil, duke premtuar vazhdimin e ndihmës së Turqisë në fushë fusha.
"Një Kosovë e lirë dhe e pavarur në qendër të Evropës është një garanci për paqe në Evropë dhe më gjerë", theksoi Pakdil. "Besojmë se një Kosovë e pavarur dhe me tolerancë është shembull edhe për vendet tjera të bashkësisë evropiane".