Pak histori per MIRDITEN....

Bianca SK

Anëtar i Nderuar
MIRDITA ARKEOLOGJIKE

Arkeologjia është një shkencë historike, e cila zbulon dhe analizon gjurmët e njerëzimit në kulturat parahistorike, para lindjes së dokumentave të shkruar. Gërmohet për të gjetur vendbanime të lashta e varre, për të zbuluar materialet dhe teknikat e ndërtimit të tyre, stolitë, veglat e punës, armët etj. Forma, ngjyra, dekoracioni, mjeshtria ndryshojnë me kalimin e viteve, duke u dhënë mundësi shkencëtarëve që të datojnë gjetjet e lashta. Kështu epokat arkeologjike në Europë dallohen:
- koha e gurit deri rreth vitit 2600 p.e.s.
- koha e bakrit deri në vitin 2100 p.e.s.
- koha e bronzit pas vitit 2100 p.e.s.
- koha e hekurit midis viteve 1100-500 p.e.s.
- periudha e qyteteve Ilire, rreth viteve 500-200 p.e.s.
- periudha e pushtimit romak nga viti 200 p.e.s. deri në vitin 400 e.s.
- periudha e hershme bizantine, rreth viteve 400-500 e.s.
Nëpër këto periudha lëviz dhe arkeologjia shqiptare dhe ajo e Mirditës.
Monumentet arkeologjike të Mirditës i përkasin kryesisht mesjetës së hershme shqiptare, që njihet ndryshe me emrin: Periudha Arbërore. Dëshmi janë varrezat e shumta zbuluar pothuajse në gjithë territorin e Mirditës: Kaçinar, Bukmirë, Shpal, Bukël, Malaj, Tarazh, Sheshaj, Përlat, Prosek, Baz etj. Varret e kësaj treve janë në traditën e të ndërtuarit të varreve në Shqipëri që nga periudha e hershme e bronzit, rreth 2000 vjet p.e.s. Në to janë zbuluar sende të përdorimit të përditshëm, ku ndër më të rëndësishmet vlerësohen veglat e punës, stolitë, armët (thika, sopata, maja heshtash e shigjetash, mburoja, fibula, vathë, varëse etj.)
Materiali arkeologjik i vorrezave arbërore ka ngjashmëri me fondin e kulturës ilire të gjetur dhe ne treva të tjera të Shqipërisë.
Në Mirditë ka mjaft monumente arkeologjike që presin eksplorimin e mëtejshëm, siç është fusha Papërdhok në Kalor etj.

Gjetjet arkeologjike të Përlatit, Gëziqit, Mërkurthit, Bukmirës etj, janë dëshmitë e para të jetesës në këtë trevë. Ato i përkasin periudhës së gurit të latuar dhe datohen rreth 4500-2500 vjet p.e.s. Të dhënat janë zbuluar kryesisht në shpellat e Mërkurthit, të Valit etj, çka flet se vendbanimet e para kanë qenë shpellat. Në të gjitha periudhat që nga neoliti i vonë, bronzit, e hekurit kemi vijimësinë e jetës në Mirditë. Jetesa me ato çka u dhuronte natyra, për shumë kohë u shoqërua edhe me përgatitjen e veglave të punës dhe të armëve.
Dalja e bakrit e sidomos e bronzit, sjell transformime të rëndësishme jo vetëm në sigurimin e ushqimit dhe mbrojtjen nga egërsirat, por dhe mbrojtjen nga grupet rivale, të cilat kishin filluar të përvijonin ngulimet e tyre, por dhe kërkonin vazhdimisht ngulime të reja më të përshtatshme për jetesë. Në këtë mënyrë, filloi organizimi i njerëzve në grupe dhe fise që zotëronin territore ende të papërcaktuara. Në këtë periudhë kemi dhe ngjizjen e fisit të pirustëve me një shtrirje relativisht të gjerë. Gërmimet arkeologjike të kryera në vende të ndryshme si në Përlat, Baz, Urakë etj, flasin për një prani të madhe të popullsisë ilire që nga shekulli VIII-VII p.e.s.

PIRUSTثT

Gjeografët dhe historianët i vendosin Pirustët në Mirditën etnologjike si dhe në Matin e mesëm. Territori i tyre ishte kodrinor,malor dhe mineralmbajtës. Këta banorë duke shfrytëzuar pasuritë natyrore, të cilat duhet të kenë qenë më së shumti në sipërfaqe, filluan mjeshtërinë e përpunimit të metaleve, bakrit, arit, argjendit. Dëshmi janë të dhënat për ekzistencën e minierave të Bulgërit dhe të Fanit, por dhe mbetjet e shumta të shkrirjeve, si dhe emërtimet që kanë lidhje me zejet e metaleve: farkë, gurë etj. Mbështetur në këtë mjeshtëri të njohur të tyre, perandori romak Trajani transferoi shumë pirustë në Transilvani për përpunimin e arit.
Iliria, duke zënë territorin më të madh të Ballkanit, tërhoqi vemendjen e Romakëve që ishin të etur për pushtim territoresh dhe pasurim të vazhdueshëm. Fillimisht Pirustët qëndruan asnjanës ndaj sulmeve që romakët bënë ndaj fiseve të tjera ilire, por kjo s’do të vazhdonte gjatë, pasi do të kërcënoheshin dhe ata. Lufta politike midis Pompeut dhe Qezarit joshi Pirustët për të sulmuar zotërimet e Qezarit në jug dhe pasi i zotëruan ato u drejtuan drejt Romës. Qezari nuhati pasojat, ndërpreu luftën me Galinë dhe përqëndroi tërë forcat kundër pirustëve të cilët për afro 50 vjet nuk u ngritën më, por ruajtën territoret e tyre nga ndonjë sulm i mundshëm. Pas luftrave të shumta dhe qëndresës së fiseve Ilire dhe të Pirustëve, ata në vitin 12 të e.s. u mundën keqas. Lufta me Romën fisit të Pirustëve i kushtoi shtrenjt, popullsia u pakësua dukshëm qoftë nga lufta, por dhe nga skllavërimi i banorëve, djegjet, plaçkitjet etj. Krahina e rralluar prej banorëve është ripopulluar në kohët e mëvonshme, si nga shtesa natyrore e popullsisë, ashtu dhe nga ardhjet prej territoreve të tjera, siç lëvizin njerëzit në çdo kohë të historisë.
Kështu dalëngadalë vendin e bashkësive fisnore e zunë bashkësitë fshatare. Formimi i këtyre bashkësive çoi në ngushtimin e territorit të fisit të Pirustëve dhe kështu shfaqet një emërtim i ri në përputhje me gjeografinë e re - Ndërfandë. Sipas gjasëve, i njëkohshëm me kalimin e emërimit Iliri në Arbëri.
Gjetja e objekteve të njejta në të gjithë territorin në të cilin shtrihet Mirdita etnologjike, është tregues i jetës në vijimësi të pandërprerë nga i njejti popull.
Zbulimet arkeologjike jo të pakta në Prosek, Përlat, Kaçinar, Bukël, Tarazh, Malaj, Bukmirë, Kodër Rrëshen etj, dëshmojnë për një kulturë të zhvilluar materiale në mesjetën e hershme dhe midise. Veglat e gjuetisë dhe të punës janë treguesit më të rëndësishëm të zhvillimit të kësaj popullsie, duke mos përjashtuar këtu dhe zbukurimet e veshjeve të grave të kësaj treve

SHTETI I ARBثRIT

Ndër gjetjet më me vlerë, jo vetëm të Mirditës, është Stema e Arbërit e zbuluar në Gëziq, në rrënojat e kishës së vjetër të Ndërfanës. Stema është një shqiponjë me një kokë, me vështrim djathtas. Sipas të dhënave është simbol i Dukagjinëve. Së bashku me këtë, është gjetur dhe Mbishkrimi epigrafik i arkitraut të Bazilikës së Shënpremtes së Ndërfanës. Dokumentet, sëpari përmendin Progonin, i cili kishte hedhur themelet e shtetit që në fund të shekullit XII dhe kishte sunduar Arbërinë për 9 vjet, deri në vitin 1199, kur do t’ia linte drejtimin e shtetit djalit tij të madh Gjinit, i cili për gjatë 8 vjetëve sundim do t’a konsolidonte këtë shtet. Më pas është Dhimitri, që po 8 vjet do të jetë në krye të shtetit, deri në vitin 1215, në kulmin e lulëzimit të tij.
Ku e kishte selinë Shteti i Arbërit? Të dhënat e derisotme janë në favor të Ndërfanës, pasi në këtë kohë ishte një qendër e rëndësishme fetare dhe mbishkrimi i gjetur mund të hedhë dritë mbi princët e Arbërisë dhe epiqendrën e shtetit të tyre.
Arbërit dhe territoret që zotëronin shpesh u bënë lakmi e interesave të Perandorisë Romake të lindjes dhe princëve të ndryshëm të perendimit, por dhe e mbretrive të sllavëve të jugut. Lufta me pushtuesit Anzhuinë ishte fillimi i një lufte të re, që do të ndiqej nga pushtime të tjerë. Viti 1279 është viti i humbjes së parë për arbërorët, pasi humbën në luftë dy përfaqësues të shquar të dy dyerve të mëdha të kohës: Vlad Blinishtin dhe themeluesin e derës së Dukagjinëve, Duka Gjin Tanushin.
Familja Blinishti shfaqet fillimthi si dera më me zë e mesjetës. Ka dhe një fshat në Zadrimë që quhet Blinisht me banorë të shpërngulur nga malet e Mirditës. Në shekullin XII-XIV, kur kjo familje pati zenitin e saj, Shënpali, vetëm dy kilometra prej Blinishtit, kishte Kuvendin Benediktin, një nga kuvendet më të rëndësishëm të Arbërisë në kohën e mesjetës. Nuk ka të dhëna se kishte një kuvend të tillë në Blinisht të Zadrimës (kisha e këtij fshati mban emrin e kishës së Blinishtit të Mirditës, Shën Shtjefni). Familja Blinishti falë diplomacisë së saj zgjeroi mjaft territoret. Mirëpo rritja e kësaj dere solli konflikte të shumta midis sundimtarëve të tjerë arbërorë, por dhe me serbët, duke humbur dhe luftën me këta të fundit.
Një ndër dyert që po rivalizonte hapur me atë të Blinishtëve ishin Dukagjinët. Pas kreyngritjeve të viteve 1319-1336, kur në territoret e Blinishtëve po vendoseshin Dukagjinët, një pjesë e popullsisë për t’i shpëtuar sundimtarit të ri u nis drejt fushës ,duke u vendosur kryesisht në Zadrimë e duke marrë me vete dhe emrin e fshatit prej nga erdhën, tipar ky i mjaft banorëve që shpërngulen nga njëri territor në tjetrin. Dukagjinët siguruan daljen në Adriatik dhe sunduan mjaft territore. Jemi në një periudhë kur ka mjaft lëvizje të popullsisë nga njëri territor në tjetrin, nxitur nga pushtimet e ndryshme, por dhe për të siguruar kushte më të mira jetese. Kësisoj nis e shfaqet dukuria e dobësimit të fisit dhe e krijimit të bashkësive fshatare mbi bazë territoresh të përbashkëta. Për shumë kohë territori që zotëronin Dukagjinët do të përkonte me territorin që do të quhej Mirditë më vonë. Toponimet e shumta me emrin Lekë në Mirditë, që çojnë tek Lekë Dukagjini, janë një dëshmi që në këto troje sundimtarë kanë qenë Dukagjinët. Kuvendet Benediktine të Shpalit dhe i Shënllezhdrit në Orosh, Stema e Arbërit në Ndërfanë, janë tregues se zotërit e këtyre territoreve, pavarësisht emrave të tyre, e kanë patur epiqendrën në këtë vijë qendrash të afërta me njëra-tjetrën.
Në vitin 1417 për herë të parë në rregjistrat kadastralë të Venedikut, gjejmë emrin Mirditë, si mbiemër i Gjon e Pjetër Mirditës, në Manzabardh të Shkodrës, tregues ky se emri i fshatit apo krahinës, ka qenë i formësuar më parë se ata të linin trojet e tyre, të paktën që me rënien e derës së Blinishtëve, derë e cila ka qenë shumë afër vendit prej të cilit mendohet se ka dalë e ka marrë përhapje emri Mirditë.

Marre nga Mirditaonline
 
I MIRDITA Nث PRINCIPATثN E ARBثRIT

Principata arbëreshe e shek 12-13, me sundimtar Progonin dhe të bijtë Gjinin dhe Dhimitrin, kishte në Ndërfandë njërën nga qëndresat më të rëndësishme të saj. Familja Blinishti është dera më me zë e periudhës mesjetare në trevën e Mirditës së mëvonshme dhe njëra nga familjet më të përmendura arbëreshe të shek13-14 ajo i kishte rrënjët në Blinishtin e Mirditës afër kuvendit benediktin të Shën Palit, kjo familje kishte në zotërim prona të mëdha e me shtrirje të gjërë. Në shekujt 13-14 në territoret e arbërisë u përplasën shpesh interesat e dinastive fqinje. Perandorët bizantinë që i kishin në zotërim këto territore u ndeshën disa herë me Dinastinë Anzhuine e cila kishte pushtuar Durrësin e, pretendonte ta shtrinte sundimin e saj në tërë Arbërinë. Të njëjtat synime kishte dhe Mbretëria Serbe e Rashës.
Familja Blinishti duke shfrytëzuar këto përplasje dhe interesimin e këtyre dinastive për mbështetjen e klasës fisnike Arbëreshe, duke mbajtur herë anën e bizantinëve, herë atë të serbëve e së fundi të anzhuinëve, mori tituj, grada prej tyre dhe i zgjeroi pronat e saja në territore të gjëra


II SHTRIRJA E ZOTثRIMEVE Tث DUKAGJINثVE


Rënia e Blinishtëve në fundin e luftës me serbët u dha mundësi fisnikëve të tjerë fqinjë të ruanin zotërimet e mëparshme dhe t’i zgjeronin ato me pronat e Blinishtëve, siç qe rasti i GjinTanushit dhe pasardhësve të tij. Kështu ata siguruan dalje në Adriatik, bënë qendër të tyre kryesore Lezhën dhe dolën nga jugu deri thellë në Mat, nw kufi me Gropajt. Një derë e degës së Dukagjinëve e ngriti selinë e saj në Fushë-Kthellë të Perlatit. Pas këtyre ngjarjeve (shek 13-14) mjaft banorë të Blinishtit shtegtuan drejt ultësirës perëndimore dhe zunë vend përgjithnjë në Zadrimë. Ata morën me vete e ruajtën deri në ditët tona emrin e fshatit Blinisht, emrin e kishës së tyre të vjetër, Shën Shtjefni, po ashtu një pjesë tjetër shtegtuan drejt ultësirës së Shkodrës, Lezhës e Matit.
Me sundimin e Dukagjinëve në Mirditë, dhe veçanërisht me emrin e Lekës janë të lidhura një sërë toponimesh si “Sofra e Lekës” në Blinisht, “Ura e Lekës” në Va të Madh, “Kalaja e Lekës “ në Meshurdh, “Guri i Lekës” në Bisakë etj.
Në këtë periudhë në dokumentet e shkruar emri Mirditë përmendet për herë të parë në vitin 1416, në regjistrin kadastral të Venedikut, në fshatin Manza e Bardhë të Ultësirës Shkodrane, si mbiemër i dy familjeve të zbritura aty, s’dihet se kur nga krahina me të njëjtin emër midis Fandit dhe Matit. Fakti që Gjon e Pjetër Mirdita të përmendur në regjistrin venedikas më 1416 kanë prona e paguajnë taksa, ashtu si ata të Bulgrit e të Matit më 1467, që e mbajnë këtë mbiemër, flet për vendosjen e tyre në këto vendbanime te reja shumë më herët se koha kur regjistrohen si banorë me prona. Po ashtu mbajtja e mbiemrit të fshatit nga u larguan, Mirdita, tregon se ai (Mirdita) ishte krijuar shumë kohë më herët sesa shpërngulja e tyre.
 
III MIRDITA GJATث PUSHTIMIT TURK
1. Sulmet e para osmane mbi vendin tonë

Dinastia osmane nën sundimin e Sulltan Orhanit u bë shpejt një shtet despotik fanatik që projektoi zaptimin e krejt Europës. Më 1354 turqit kaluan Dardanelet, dhe u hodhën në Ballkan, në këtë periudhë Ballkani ziente nga anarkia feudale. Edhe në Shqipëri nuk kishte një shtet të centralizuar. Pas tërheqjes së Anzhuinëve më 1338-1340, vendi mbeti i ndarë në principata feudale të cilat grindeshin mes tyre për shtim influence e pronash. Në Shqipërinë Veriore përveç Balshajve ishin krijuar e po forcoheshin Dukagjinët, Zahariajt, e Kastriotët në vitin 1382 nën drejtimin e Timur Tashit shkelën për herë të parë turqit në tokat Shqiptare. Gjashtë vjet më vonë ata mbërritën në dyert e Lezhës. Beteja e parë mes turqve e ballkanasve u zhvillua më 15 qershor në Gazi Mestan të Kosovës. Pas kësaj beteje turqit vazhduan të pushtonin njëra pas tjetrës principata Ballkanike dhe i vunë sundimtarët e tyre në varësi vasaliteti. Mirditasit nuk morën pjesë në betejën e Fushë-Kosovës, pasi ata nuk e kishin formuar ende unitetin e tyre politiko-luftarak. Ata nuk kishin asnjë prijës të vetin që tu printe, nga që dhe Dukagjinët nuk morën pjesë në këtë betejë, as si pjestarë të koalicionit ballkanik e as si përkrahës të turqve. Ata edhe në betejën e Ankarasë në vitin 1402 nuk morën pjesë si reparte të Mirditës, por si ushtri të Gjergj Dukagjinit; zemra e zotërimeve të Dukagjinëve ishte krahina që më vonë do të njihej me emrin Mirditë.

2. Mirdita gjatë shek XV

Shekulli 15 si për gjithë popullin shqiptar edhe për Mirditën qe një shekull i tërë luftrash të pabarabarta me ushtritë e Perandorisë Osmane. Mirdita në këtë periudhë ishte akoma një krahinë e vogël që sundohej nga dera e Dukagjinëve. Natyrisht, zotërimet e Dukagjinëve shtriheshin shume më gjerë se Mirdita. Në dhjetëvjeçarët e parë të atij shekulli turqit vunë në kontrollin etyre të gjitha tokat fushore të Shqipërisë, vunë princërit feudalë në varësi vasaliteti dhe i ngarkuan banorët e këtyre krahinave me detyrime fiskale, jashtë kontrollit mbetën krahinat malore në të cilat ishin krijuar kohë më parë unitete krahinore të fuqishme, njëra nga këto unitete të fuqishme ishte ajo e Dukagjinëve që i ruajti zotërimet e veta, për një kohë të gjatë. Mirdita duke qenë pjesë e rëndësishme e këtij uniteti mori pjesë në luftërat kundër pushtuesve osmanë kur i udhëhoqën prijësit Dukagjinas.
Në Mirditë njihej qysh herët edhe dera e Kastriotëve si sunduese e unitetit me të njëjtin emër. Disa nga krahinat ku shtrihej influenca e tyre si Selita, Kthella, Rraza, Bulgri, që më vonë hynë në unitetin krahinor të Mirditës, e njihnin e dëgjonin derën e Kastriotëve, krahas sundimtarëve të tyre Dukagjinas. Pas kthimit të Gjergj Kastriotit në atdhe e veçanërisht pas Besëlidhjes së Lezhës (2 mars 1444) mirditasit u rreshtuan në ushtritë e atij Kryetrimi, si reparte të Lekë Dukagjinit, aleati më besnik i Gjergj Kastriotit. Mirditasit treguan trimëri, besnikëri, zgjuarsi të pashoqe në luftërat çlirimtare e mbrojtëese që udhëhoqi për 25 vjet Gjergj Kastiroti. Mungesa në kronika nuk na lejojnë të përmendim emrat e atyre luftëtarëve të medhenj. Deri në ditët tona na kanë ardhur të dhëna për ushtarët mirditas si Gjeneral Pjetër Përlati dhe Gjon Perlati të cilëve Gjergj Kastiroti u besoi mbrojtjen e Stefigradit. Mjaft mirditas u rreshtuan në ushtrinë e Kastriotit por ata nuk përmenden si reparte të Mirditës pasi merrnin pjesë në luftë si ushtri e Dukagjinëve. Shumë toponime vijnë deri sot nga ajo kohë; “Gjurmët e kalit të Skënderbeut” në Grykë të Selitës, “Shpella e Skënderbeut” në Lufaj, “Guri I Skëndrbeut” në Konaj etj. Pra në Mirditë ka një kult të veçantë për Gjergj Kastirotin siç për Lekë Dukagjinin.

3. Qëndresa popullore pas vdekjes së Gjergj Kastriotit

Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, më 17 janar 1468, turqit u lëshuan mbi tokat shqiptare si të gjithë pushtuesit mbi vendet e sulmuara, pushtuan njërën pas tjetrës kështjellat shqiptare deri sa më 1479 pushtuan dhe qytetin e fundit Shkodrën. Me tokat e pushtuara ata krijuan njësi administrative, sipas modelit të tyre, Sangjakët. Përveç Sangjakut të Ohrit krijuar qysh herët prej tyre, në përbërjen e të cilit hynin edhe Selita, Kthella, e Rraza krijuan dhe Sangjakun e Shkodrës në përbërjen e të cilit hynin dhe Manatia, Bulgëri, Kryezezi dhe Vela dhe në vitet ’90 të shek. 15 krijuan dhe Sangjakun e Dukagjinit në përbërjen e të cilit hynte dhe Mirdita, Fandi i Vogël, Fandi i Madh dhe Dibrri. Ndarja administrative dhe futja në to e krahinave vetqeverisëse kishte qëllim shuarjen e qëndresës së popullit Shqiptar. Sulltani urdhëroi qeveritarët lokalë, sangjakbejtë e Shqipërisë, të organizonin regjistrimin e popullsisë dhe të pronave të tyre dhe ti ngarkonin banorët vendës me taksa. Turqit në zonat malore i ngarkuan banorët me taksën e Xhizjes, dhe vazhduan përpjekjet e tyre për të realizuar urdhërin e sulltanit dhe në këto zona. Inkursionet e jeniçerëve që shoqëronin eminët osmanë për regjistrimine pronave në malet tona çuan në lëvizjet e para antiosmane. Në vite 1498 kryengritësit e nisur nga Mirdita e Puka sulmuan Lezhën, kapën e burgosën të gjithë qeveritarët e atij qyteti dhe bllokuan rrugën që kalonte nëpër luginën e Drinit e lidhte qendrën e Sangjakut - Shkodrën me krahinat e brendshme të Ballkanit. Në këto rrethana Sangjakbeu i Shkodrës, Feris Beu mori masa përforcuese për të mos e lëshuar qytetin në duar të kryengritësve, duke kërkuar edhe ndihmën e Sulltanit.
Zgjerimi i lëvizjes së Mirditës e Pukës në territoret fqinje të tyre në vitet 1499-1500 dhe kthimi i Skëndërbeut të ri më 1501 e thirrja e tij drejtuar gjithë bujarisë shqiptare “Për të rrokur armët kundër zaptuesit”, në një kryengritje të përgjithshme detyroi sulltanin të urdhëronte mobilizimin e të gjitha ushtrive të sangjaqeve shqiptare dhe nisi nga Stambolli mjaft reparte jeniçerësh për shtypjen e kësaj lëvizjeje, e cila kishte izoluar qeveritarët e Shkodrës e kishte rrezik të shëndërrohej në një kryengritje të përgjithshme shqiptare.
Kryengritësit Mirditorë e Pukjanë, të mbetur vetëm, pasi thirrjes së Skënderbeut të ri nuk iu përgjigjën krahinat e tjera, princërit e të cilave tash ishin vasalë te Sulltanit, përballë ushtrive të shumta turke e lëshuan Lezhën më 1506 dhe u tërhoqën, për të vazhduar qëndresën në malet e tyre.

4. Lufta kundër vendosjes së sistemit të timareve.
Jashtë kontrollit të turqve në shek 16 mbetën shumë krahina malore në veri e jug të vendit. Në krahinat Mirditë, Fandi i Vogël, Fandi i Madh, dhe Dibërr, turqit nuk caktuan detyrime për çdo prodhim si në zonat e ulta pasi nuk kishin mundur të bënin regjistrimin e plotë të banorëve dhe të pronave të tyre, prandaj caktuan një taksë fikse, xhizjen, që shkonte në arkën e Padishahut. Më 1515 banorët e krahinës së Mirditës nuk pranuan t’iu dorëzonin eminëve turq taksën e xhizjes dhe rrokën armët kundër tyre dhe ushtrive që i shoqëronin. Me banorët e Mirditës u bashkuan dhe ata të Fandit të Vogël, të Fandit të Madh dhe të Dibrrit. Fill pas këtyre u ngritën dhe ata të maleve të tjera të Dukagjinit ku ishte përgatitur një kryengritje e nxitur dhe e udhëhequr nga Progon Dukagjini, i sapoemëruar sangjakbe i Dukagjinit. Kryengritësit sulmuan Lezhën. Me ta u bashkuan dhe repartet e jeniçerëve të atij qyteti. Këto forca çliruan Lezhën dhe u bënë gati ti binin Shkodrës. Në këto kushte Sulltan Selimi II thirri në Stamboll Progon Dukagjinin dhe e ekzekutoi, i biri i Progonit u vu në krye të lëvizjes. Nën udhëheqjen e tij kryengritësit pasi çliruan Lezhën iu dejtuan Shkodrës dhe Krujës dhe i rrethuan ato kështjella .Rrethimi zgjati për rreth 6 muaj. Në këto kohë Sulltani u lirua nga lufta e Anadollit ndaj nisi shumë ushtarë kundër kryengritësve të cilët u detyruan të tërhiqen. Në regjistrimet e viteve 1529-1536 të dhënat për krahinat e Mirditës, Fandit të Vogël, Fandit të Madh, e Dibrrit nuk qenë të sakta pasi banorët nuk pranuan të paraqiteshin tek eminët osmanë. Më 1560 u hodhën në kryengritje banorët e Pukës, Dibrës dhe ata të Lurës, krahas tyre u bashkuan dhe ata të krahinës së Mirditës, Fandit të Vogël, e të Fandit të Madh si dhe të mjaft fshatrave të maleve të Dukagjinit. Për shuarjen e kësaj kryengritjeje të gjerë Sulltani urdhëroi Sangjakbejtë e Shkodrës, Ohrit, Elbasanit të bashkonin forcat e të sulmonin “rebelët”, siç i quante ai kryengritësit, të shkonin në shpatë të pabindurit, tu merreshin rob gratë dhe fëmijët, pasuritë e tyre të plaçkiteshin ose t’u digjeshin. Masat e rrepta të ndërmarra në vitet 1560-1570 krijuan njëfarë qetësie në sangjakët Shkodër, Ohër e Dukagjin. Në këtë periudhë sipas urdhërit të Sulltan Selimit II u krye regjirtrimi kadastral i tretë në vitin 1571, por sërish banorët vendas nuk u paraqitën ndaj dhe këto regjistrime nuk qenë të sakta, pasi u kryen jo nga vetë banorët po nga njohës të tyre. Nahia e Mirditës me 9 katunde dhe Dibrrit me 7 katunde u hoqën si timare të Spahinjëve, ne Dukagjin e Lezhë dhe iu dhanë si hase Sangjakbeut të Dukagjinit dhe të Shkodrës. Pas mbytjes me gjak të kryengritjeve të viteve 60-70 të shek. 16 turqit mundën të depërtonin dhe në krahinat malore. Depërtimi gradual në këtë etapë të tretë në 1571-1591 në Mirditë, Fand të Vogël, Fand të Madh, Dibërr dhe krahinat e tjera malore fqinje të tyre nuk qe gjë tjetër vecse zëvendësimi i pushtetit të Dukagjinëve me pushtetin qendror të Sulltanit, porse sundimtarët e rinj osmanllinj nuk kishin mundur të vendoseshin plotësosht përderisa nuk kishin arritur të cenonin vetqeverisjen e brendshme të tyre. Në krahinat tona malore nuk u vendos e nuk veproi asnjëherë legjislacioni turk, lidhur me posedimin e pronës. Ajo mbeti si dhe më parë pronë e familjeve dhe e përbashkët e fshatrave sado që në pikëpamje juridike ishte shpallur si pronë “mirie”.
 
Formimi i Lidhjes së Mirditës
Në fillimin e historisë së tij emri Mirdita e mbante një fshat e një bashkësi e vogël prej disa fshatrash. Vendi ku u krijua ky emërvend ishte i ngushtë, me toka bujqësore të pakëta dhe në pamundësi për zgjerimin e tyre. Zonat përreth, kodrinore e malore si dhe vetë fshati ishin të pabanuara ose pak të banuara. Rrethanat historike të krijuara pas vdekjes së Gjergj Kastriotit u ndjenë me tërë peshën e tyre dhe në malet tona. Turqit nuk lanë formë e mjet pa përdorur që të realizonin kërkesat e tyre nënshtruese, kryengritjet e banorëve të maleve tona u shuan me zjarr e hekur nga pushtuesit gjakatar. Në lëvizjet anti osmane të fundshekullit 15 dhe ato të shek 16 bashkësia fshatare e Mirditës, tash mjaft e zgjeruar, korri suksese e bëri emër. Ajo sa herë u ngritën zonat fqinje i mbështeti me lëvizjet e saj kundër pushtuesit duke i dhënë forcë shtytëse lëvizjeve popullore, kjo i miqësoi banorët e krahinave përqark saj me njëri tjetrin dhe vetë banorët e Mirditës. Lidhja midis fshatrave të ndryshme të kësaj treve, në ato rrethana kur kërkohej nënshtrimi ndaj pushtuesve të huaj, qe domosdoshmëri për vetë egzistencën e këtyre popujllsive, gjë që çoi në kuvendin e burrave të këtyre territoreve, krenë e vegjëli dhe në formimin e “Lidhjes së Mirditës” në vitin 1570. Aty e mbrapa, kryengritjet e banorëve të maleve tona ,qenë më të organizuara e dolën gjithnjë fituese. “Lidhjen e Mirditës” u detyruan ta marrin në konsideratë si miqtë ashtu dhe armiqtë. Vonë në shek. 18 kur pushtuesit osmanë depërtuan edhe në zonat malore me sistemin e bajrakëve, në arealin e Mirditës u krijuan tre bajrakë: i Spaçit, i Oroshit, i Kushnenit që njihen dhe si bajrakët e fisit a të vëllazërisë. Përqark kësaj krahine tre bajrakëshe u krijuan dhe 9 bajrakët të tjerë , ai i Fandit dhe i Dibrrit që hynë më shpejt në lidhje duke formuar kështu Mirditën 5 bajrakshe. Këta jo vetëm pranuan emrin Mirditë por sajuan edhe flamurin e krahinës, një dorë me pesë gishta të hapur, qëndisur me ngjyrë të kuqe në një beze të bardhë, prapa së cilës disku i diellit shpërndan rreze drite, ç’ka do të shprehte një bashkim luftarak të përbërë nga pesë njësi territoriale. Më vonë nga mesi i shek 19 në këtë bashkim u lidhën edhe tre bajrakët e Ohrit ose të Kthellës dhe katër bajrakët e “Malësisë së Lezhës” apo të Zhupës dhe krahina që mbante emrin Mirditë përfshinte territoret e 12 bajrakëve. Për zgjerimin në kaq territore dhe në tërë këta popuj të emrit Mirditë ndikuan dhe dy faktorë të tjerë. Së pari, shtrirja e influencës së Abacisë së Oroshit mbi këto popullsi krejt katolike, veçanërisht nga vitet 40 të shekullit 19 e mbrapa. Së dyti, shtrirja e influencës së derës së Gjonmarkëve, gjithashtu pas viteve 40 të atij shekulli, kur turqit u dhanë pinjojve të asaj dere tituj e grada të larta. Kështu u krijua uniteti krahinor gjeo-politik i Mirditës, me zë të madh në histori, i cili erdhi deri në ditët tona si një bashkim kompakt. Ky unitet zëvendësoi atë të Dukagjinëve që u shpërbë në fillim të shekullit 17.

Mirdita në periudhën e kuvendeve mbarëshqiptare

Nevoja e një lufte mbarëshqiptare për shporrjen e turqve otomanë nga tokat tona nxirrte në plan të parë dhe bashkimin e shqiptarëve për të bashkërenduar përpjekjet në tentativën për realizimin e qëllimit final. Krerët shqiptarë organizuan një kuvend të madh më 7 qershor 1594 në Ndërfandë në të cilin morën pjesë kujdestarët e përgjithshëm të Shqipërisë së Epërme dhe të asaj të poshtme. Në kuvendin e Ndërfandës u hartua projekti i çlirimit të cilin ia drejtuan Papës dhe mbretit të Spanjës përmes delegacionit të përbërë nga Mark e Gjon Gjini vëllezër e krerë të Mirditës, Tomë Plezha nga fshatrat e Malësisë së Lezhës, kalorës në Venedik dhe Nikoll Mekaishit, ipeshkëv i Shqipërisë së Mesme. Në korrik të atij viti, Tomë Plezha u nis për në Venedik me projektin e Ndërfandës, për t’ia dorëzuar përfaqsuesit të Papës, fshehur venedikasve të cilët e shihnin me sy të keq lëvizjen e shqiptarëve, veçanërisht lidhjen e tyre me princërit Europianë. Në shtator të atij viti u nisën për në Romë edhe Mark e Gjon Gjini të shoqëruar nga Nikoll Mekaishi. Mark Gjini nguli këmbë në kërkesat e tij dhe nëpërmjet letrës që i dorëzoi Papës në fillim të vitit 1596, kërkonte armë, e ndihma të tjera veçanërisht lejen e tij që në luftë kundër turqve të merrnin pjesë edhe priftërinjtë e fretrit e atyre anëve pa ra në faj, pasi siç thonte ai “…pjesmarrja papërjashtim në luftë, është siguria për fitoren e plotë mbi turqit”. Por këmbëngulja e Mark Gjinit për të siguruar përkrahje e ndihma nga Papa dhe Princërit katolikë të Europës për zbatimin e projektit të Ndërfandës, ra në vesh të shurdhër.
Në vitet 1601-1602 u mbajt një tjetër Kuvend i madh pranë manastirit të Shën Aleksandrit në Dukagjin. Në këtë kuvend morën pjesë 2656 delegatë nga të gjitha krahinat shqiptare. Kronisti L. Ugolini përmend në kronikat e tij datën e saktë, 15 shkurt 1601, numërin e pjesmarrësve dhe krahinat që përfaqsohen në këtë kuvend. Kronisti L. Ugolini nuk e përmend Mirditën si pjesmarrëse pasi delegatët e saj u grupuan si përfaqsues të një uniteti të gjerë siç ishte ai i Dukagjinit. Turqit të informuar për planet dhe përpjekjet e shqiptarëve për t’u ngritur në luftë për çlirim, mobilizuan ushtri të mëdha dhe i hodhën kundër unitetit të Dukagjinit, në fakt kundër lidhjes së Mirditës, Pukës e Zadrimës të cilat për hir të traditës vazhdonin të quheshin Dukagjin. Ekspeditat osmane, të kombinuara nga Prizreni dhe Shkodra i mbytën me gjak malësitë tona në vitet 1609-1610. Fshatra të tërë në dy anët e rrugës Shkodër-Prizren u rrënuan deri në themele, banorët e të cilave ishin tërhequr në zona më të thella malore. U prish kështu në fakt uniteti i Dukagjinëve që kishte nisur që në mesin e shekullit 16 e, që pas kryengritjeve të viteve 60-70 të atij shekulli nuk egzistonte më.
Nga malet tona ku ishte strehuar që më 1595, Nikoll Mekaishi i shkruan kardinalit të Romës: “Këtu në Shqipëri çdo vit bëhen inkursione të turqve kundër dukagjinasve, ashtu dhe të dukagjinasve kundër turqve, katër sangjakbejlerë grumbulluan një ushtri prej 15000 vetsh, kalorës e këmbësorë dhe i lëshuan mbi këto male ku bënë plaçkitje, djegie, dhe morën shumë robër”. Reaksioni turk i atyre viteve çoi në organizimin e një kryengritjeje të fuqishme të të parëve tanë, të cilët sulmuan ushtritë turke në Dibër, zunë gjithë flamujt e asaj ushtrie e cila la shumë të vrarë e të plagosur në fushën e betejës dhe mjaft plaçkë në duart e kryengritësve. Një pjesë e ushtrisë turke që kishte hyrë në Mat, e informuar për disfatën e pësuar në Dibër, u tërhoq pa hyrë në luftë. Nga malësitë tona ku kishin rrokur armët i madh e i vogël, burrat e mbledhur në Kashnjet lëshuan edhe një thirrje të re, për princërit e Europës, me të cilën kërkonin përveç armëve edhe “ 12 mijë ushtarë të armatosur me pushkë të gjata” për të zaptuar kështjellat e për të shporrur që andej hordhitë e mëdha turke. Këtë radhë, krerët e maleve dërguan për në Venedik Nikoll Bardhin e Zadrimës, por republika e Shën Markut porositi atë dhe delegacionin që kryesonte “Të rrinë në qetësi e në paqe se nuk ishte koha e përshtatshme”. Kështu edhe njëherë, si gjithnjë Venediku i la në fatin e tyre. Megjithë masat që ndërmorën qeveritarët lokalë të sangjaqeve Shkodër, Dukagjin, Ohër për nxjerrjen e taksave, Mirdita nuk i lejoi taksidarët turq të hynin në krahinën e tyre.

Njohja e imuniteteve

Në vitet 1681-82 shtetet europiane si Austria, Polonia dhe Venediku krijuan aleancën anti osmane. Në këtë situatë Turqia u bëri thirrje malësive të Shqipërisë Veriore të marrin pjesë në këtë luftë përkrah saj. Thirrja e sulltanit i vuri në lëvizje krerët e “Lidhjes së Mirditës”. Ata të mbledhur në kuvendin e Shënpalit në shkurt të vitit 1683, pasi nuk gjetën mbështetje tek princët e Europës së Krishterë e as nga Papa, për të organizuar luftën për çlirim, në kushtet e rrethimit, pa ndihmën e askujt, vendosën të lidheshin konvencionalisht me Turqinë. Në atë kuvend u vendos: “Ti shkonin në ndihmë Sulltanit me armët dhe rrobat e tyre me kusht që ata, turqit, të mos i cënonin në venome, besim e armë, të mos i shtrëngonin me pague taksa e me dhanë nizamë”. Mbi këto kushte të konfirmuara nga sulltani, mjaft mirditas u rreshtuan përkrah ushtrive turke në frontin Austro-Turk. Megjithatë mirditasit edhe për një shekull pas marrëveshjes së vitit 1684, nuk iu përgjigjën thirrjeve të sulltanëve të Turqisë për të marrë pjesë në luftrat që organizuan ata brenda Ballkanit apo jashtë tij.
 
Vendosja e sistemit të bajrakëve
Qëndresa e vazhdueshme e Mirditës dhe e krahinave fqinje të saj kundër dhunës osmane, i detyroi turqit të ndryshojnë politikën e tyre ndaj këtyre krahinave. Në gjysmën e dytë të shekullit 17, turqit u munduan të futnin në varësinë e tyre e ti shfrytëzonin kryesisht për qëllime ushtarake, Kuvendet e malësorëve. Futja në dorë e autoritetit të Kuvendeve nga pushtuesit në rrethanat e mungesës së një klase feudale vendase qe e pamundur. Kuvendet ishin institucioni i vetëm vetqeverisës që trashëguan nëpër breza malësorët, vendimet e të cilëve ishin të prera, si një shprehje e vullnetit të popullit. Ato nuk mund të cënoheshin nga askush. Mbështetur tek ky autoritet i Kuvendeve turqit u përpoqën t’a futnin në dorë këtë institucion popullor, për të shuar rezistencën e banorëve të malësive dhe ndërmjet autoritetit të tyre, të mobilizonin ushtri për luftërat pambarim që bënte Perandoria Osmane. Për t’ia arritur këtij qëllimi, turqia në fund të shekullit 17 krijoi institucionin e bajrakut.

Ajo i ndau krahinat malore veriore e verilindore shqiptare në njësi të vogla administrative, të cilat i quajti bajraqe. Sistemi i bajrakëve në Mirditë u vendos plotësisht në gjysmën e parë të shek 18. Turqia duke mos patur besim tek njerëzit e caktuar prej saj si bajraktarë i grumbulloi bajrakët e Mirditës në një njësi administrative me territore më të gjera se ato të bajrakut, pa cënuar privilegjet e bajraktarëve, në krye të të cilës caktoi një sundimtar, të cilit në vitet 40 të shekullit 18 ia njohu titullin Kapidan. Ky titull iu dha për herë të parë Mark Kolë Gjokës nga Maria Tereza mbretëresha e Ausrtro-Hungarisë, me kërkesën e luftëtarëve mirditas në vitin 1739. Kapidanët e Mirditës kishin varësi te Valiu i Shkodrës dhe te Stambolli.

Në vitin 1738-1739 shpërtheu lufta midis koalicionit europian me në krye Austrinë dhe Perandorisë turke. Për të përballuar ushtritë e koalicionit, Turqia u bëri thirrje krahinave malore të Shqipërisë Veriore, t’i shkonin në ndihmë me forcat e tyre të parregullta. Pasi u pleqërua kjo thirrje e Sulltan Mahmutit të I-rë, u vendos të shkonin në luftë përkrah Turqisë duke zgjedhur si prijës të atyre ushtrive qefalinë e Oroshit, Mark Kolë Gjokën. Sulltan Mahmuti i I-rë me kërkesën e mirditasve për shërbimet e bëra në ato luftime, ua rinjohu atyre privilegjet e fituara në vitin 1684, i dha Mark Kolë Gjokës titullin Kapidan, u lidhi mirditasve një subvencion të përvitshëm prej 100 barrë drithi dhe urdhëroi të shkruheshin këto privilegje në një fletë bronxi. Këtu e mbrapa, mirditasit i pranuan pinjojt e kësaj dere t’u prini në luftë sa herë duhesh të ngriheshin edhe ata, përkrah Turqisë apo dhe kundër saj dhe ajo derë u njoh, “dera e kapidanëve”. Në vitin 1774, Veziri i Shkodrës, Mehmet Pashë Bushati i kërkoi aleancë Gjon Markut me mirditas duke marrë përsipër t’ua njihte privilegjet e mëparshme, si dhe malësorëve të tjerë, me kusht që të dërgonin ushtarë një burrë për shpi në rast nevoje, për të luftuar nën urdhërat e tij brenda kufinjëve të Sangjakut. Kuvendi i burrave i mbledhur në Shpal në pranverën e vitit 1774, për të shqyrtuar kërkesat e pashait, vendosi lidhjen e Mirditës me Bushatllinjtë e Shkodrës. Kështu Mirdita e prirë nga Kapidanët, luftuan për 60 vjet rrjesht përkrah Bushatllinjëve.

Më 1775 i biri Mehmet Pashë Plaku, Karamahmuti vazhdoi konfliktin që ishte ndezur prej kohësh midis babait të tij e Ahmet Kurt Pashës së Beratit, për zgjerim territoresh e influencash. Me ushtritë e Karamahmutit shkuan edhe 2000 mirditas nën komandën e Gjon Markut. Beteja u zhvillua më 12 shtator 1775 në afërsi të Peqinit. Ushtritë e Pashait shkodran u mundën. Aty mbeti i vdekur dhe Gjon Marku me 60 mirditas, pas një qëndrese të fortë të tyre, sa lejuan tërheqjen gjallë të Pashait. Kujtimin e Gjon Mark Kolës, si udhëheqës popullor, e trajtuan burrat e Mirditës në odat e miqve e në kuvendet e burrave, e pasqyruan në shkrimet e tyre kronistët e kohës edhe shumë vite pas vdekjes së tij. Lidhja me Oxhakun e Bushatllinjëve qe një lidhje e qëndrueshme që zgjati deri në vitin 1831 kur ora e Bushatllinjëve ra me arrestimin e Mustafa Pashë Bushatit bashkë me Lleshin e Zi në kala të shkodrës nga Mehmet Reshit Pasha. Lidhja e Mirditës me sundimtarët e Shkodrës, për hir të traditës, vazhdoi edhe pas rënies së Bushatllinjëve, bile deri në vitet 30 të shekullit 20. Udhëheqja e forcave të Mirditës nga Gjonmarkajt në luftëra të ndryshme në vende të Ballkanit, fitoret e arritura, veçanërsisht, pas viteve 40 të shek XIX u dhanë emër atyre edhe jashtë vendit. Veçanërisht beteja e vitit 1854 në Danub kundër Rusëve, lartësoi emrin e Mirditës dhe të Bibë Dodës që drejtonte ato ushtri.

Veziri i Madh i Stambollit, Omer Pasha i dha titullin Pashë, Bibë Dodës, ndërsa Napoleoni i III-të, që luftonte përkrah Turqisë, ç’veshi shpatën e argjendë e ia dhuroi Bibë Dodës për suksesin që korrën ushtritë e tij, dhe e mori në mbrojtje Mirditën. Në gjysmën e dytë të shekullit 19 e mbrapa për Mirditën dhe udhëheqësit e tyre filluan të interesoheshin pothuajse të gjitha oborret mbretërore të Europës. Ato porositën konsujt e tyre në Shqipëri dhe në vende të tjera fqinje, të studionin, secila për hesape të veta, oragnizimin shoqëror të Mirditës, forcën e këtij uniteti krahinor dhe rolin e Gjonmarkajve në këtë krahinë. Popullarizimi i studimeve të tyre për pasuritë kulturore-doke e zakone dhe ato natyrore, xhehe e pyje në kancelaritë Europiane, çoi në trajtimin e një politike të veçantë të Fuqive të Mëdha ndaj kësaj krahine, sa në Kongresin e Berlinit (13 qershor 1878) u morën nëpërkëmbë interesat e kombit shqiptar, kurse një pjese të tij, Mirditës iu njoh autonomia vetqeverisëse dhe u detyrua Porta e Lartë t’i respektojë venomet tradicionale të njohura “ob antique” të saj. Udhëheqja e mirditasve për gati 300 vjet nga Gjonmarkët, çoi në ndërkombëtarizimin e emrit të krahinës së Mirditës, ashtu si dhe zgjuarsia e trimëria e mirditasve lartësoi derën e Gjonmarkëve në shkallët e hierarkisë së kohës, deri Pashë.

Mirditasit përkrah Bushatllinjëve për shkëputje nga Turqia

Në gjysmën e dytë të shekullit 18 sistemi feudal ushtarak turk u mbërthye nga anarkia dhe çthurja e plotë, kjo në Shqipëri çoi në formimin e dy pashallëqeve të mëdha,ai i Bushatllinjëve ne veri, dhe ai i Ali Pashës ne jug. Të dy pashallëqet shqiptare, për të realizuar politikën e tyre të pavarur nga Porta e Lartë, kishin nevojë për fuqinë ushtarake të Mirditës. Lidhja me Mirditën, në një kohë kur kishte me vete edhe gjithë malësorëte tjerë katolikë, i dha forcë e krahë Mehmet Pashë Bushatit dhe pasardhësve të tij. Në vitin 1795, Karamahmut Pasha mësyni Prizrenin për ta çliruar e për ta bashkuar me Pashallëkun e tij. Në këtë aksion u mbështet kryesisht në luftëtarët mirditas. Pretendimi për ta futur në Pashallëkun e tij edhe Malin e Zi e shtyni Karamahmut Pashën të sulmonte drejt tij në verën e vitit 1796. Në betejën e 11gushtit të atij viti, mirditasit treguan besnikërinë e tyre ndaj Bushatllinjëve. Ata zunë shtigjet kryesore nëpër të cilat ushtritë malazeze sulmuan ato të Karamahmut Pashës dhe e ndaluan vrullin e tyre, duke shpëtuar kshtu si Vezirin e plagosur, që ishte në rrezik të zihej gjallë nga malazezët, ashtu dhe ushtrinë e tij nga shpartallimi i plotë i saj. Megjithë humbjet Karamahmuti nuk hoqi dorë nga pushtimi i Malit të Zi.

Në vjeshtën e po atij viti, ai në krye të 20000 luftëtarëve, ndër të cilët edhe 6000 mijë mirditas ai mësyni Malin e Zi në drejtim të Piprrit e të Pulabardhit. Beteja e 25 shtatorit 1796 qe një nga betejat më të përgjakshme që zhviloi Karamahmut Pasha. Veziri i Shkodrës la në atë betejë mbi 3000 të vdekur e po aq të plagosur. Aty gjeti vdekjen edhe vetë Karamahmuti. Në këto luftime, qëndresa e mirditorëve qe e pashoqe. Mirditasit duke shpresuar në shporrjen e pushtuesve osmanë, luftuan me heroizëm e vendosmëri përkrah Bushatllinjëve. Por, këto përpjekje u duk se morën fund me vdekjen e Karamahmutit. Më 1806 mirditasit, për hir të traditës që tashmë qe krijuar, shkuan me Ibrahim Pashën kundër kryengritjes së Serbisë. Këtu ai preu pabesisht prijsin e reparteve të Mirditës, Kolë Mark Gjokën dhe mirditasit të cilët u tërhoqën nga fronti i luftës. Pas vdekjes së Ibrahim Pashës më 1810, në luftën që plasi për trashëgimin e Oxhakut të Bushatllinjëve, Mirdita përkrahu tarafin e të miturit Tahir Pasha. Këtë e përkrahte dhe Ali Pashë Tepelena që kishte mësy Shqipërine e Veriut, me shpresë që të bëhej tutor i tij. Me këtë rast Ali Pasha krijoi lidhje me Mirditën dhe përforcoi gardën personale të tij me tre taborre djem mirditorë. Në këtë situatë grindjesh në Shkodër, fermanin e Vezirnisë e mori Mustafa Pasha, nipi i Ibrahim Pashës. Mustafai në vitin 1812 lidhi miqësi me Ali Pashën dhe në vitin 1813 u pajtua me Mirditën së cilës i riktheu një pjesë të bajrakut të Dibrrit i cili i qe aneksuar Shkodrës që në kohën e Mehmet Pashë Begollit. Në vitin 1831 mbi 8000 mirditas e malësorë të tjerë u rreshtuan në ushtrinë e Mustafa Pashës që u nis për t’u zënë rrugën ushtrive osmane të cilat kishin mësy Shqipërinë për t’i dhënë fund qëndresës së Vezirit të Shkodrës e për t’a prishur atë pashallëk.

Heroizmi i mirditasve në këtë betejë qe i paarritshëm. Ata, siç thonë kronistët e atyre luftimevev zunë një qafë mali e nuk i lanë për dhjetë ditë rrjesht ushtritë turke të kalonin e t’u binin pas shpine ushtrive të Mustafa Pashës. Më 12 maj 1831 mirditasit pa kurrfarë shprese për ndihmë braktisën pritën duke lënë shumë të vrarë e të plagosur në ato luftime të përgjakshme dhe u kthyen një pjesë në Mirditë e pjesa tjetër u ndry në kala të Shkodrës me Mustafa Pashën, i ndjekur këmba - këmbës nga Mehmet Reshit Pasha dhe i rrethuar në kala pa asnjë shpresë, në dhjetor të atij viti, Mustafa Pasha bashkë me Lleshin e Zi iu dorëzuan Reshit Pashës. Ata u internuan, i pari në Stamboll, kurse Lleshi në Janinë. Ra kështu ora e Bushatllinjëve.
 
MIRDITA GJATث RILINDJES KOMBثTARE
1. Qëndresa ndaj politikës nënshtruese të Portës

Në një periudhë të gjatë kohe prej 60 vjetësh, nga 1771 deri në 1831, Turqia nuk ndërmori ndonjë ekspeditë ndëshkimore kundër Mirditës. Në këtë periudhë ajo ishte e lidhur me Bushatllinjtë, përkrah dhe nën drejtimin e të cilëve luftoi për t’u shkëputur nga pushteti qëndror osman. Por kur ora e Bushatllinjëve ra më 1831, autoritetet turke që u vendosën në shkodër, Ali Namik Pasha e Hafiz Pasha që mori sundimin e Shkodrës më 1834 pasi nuk mund të likuidonte me forcën e armëve venomet tradicionale të Mirditës, nxiti ngatërresat vëllavrasëse. Pas vdekjes së Dodë Prengë Lleshit, i helmuar nga një grua shkodrane në vitin 1828, në derën e Gjonmarkëve plasi sherri për trashëgimin e sundimit. Biba, të cilit i takonte trashëgimi, ishte i mitur.

Llesh Gjoka, i njohur me emrin Lleshi i Zi , ishte i zënë me luftërat që vazhdonte të bënte Mustafa Pasha, krah të cilit luftoi tërë jetën. Në këto rrethana , sundimtarët e Shkodrës caktuan si sundimtar në derën e Kapidanëve, xhaxhain e Bibës, Nikoll Prengë Lleshin, i cili do të kujdesej për qeverisjen e vendit në bazë të kanunit, deri sa të burrërohej Biba. Më 1831 Lleshi i Zi u internua nga Mehmet Reshit Pasha kurse Nikollën e mori me vete dhe e bëri kryekomandant të ushtrive pararojë të tij në luftën që zhvilloi në vitin 1833 në Azi të vogël.

Gjatë viteve që Nikolla ishte larg Mirditës, në derën e Gjonmarkëve plasi sherri midis pinjojve të asaj dere, ashtu dhe midis oroshasve. Sa u kthye nga Azia e Vogël, Nikolla u mundua të qetësonte me urtësi e drejtësi grindjet për pushtet midis këtyre, duke mbajtur afër vetes më të madhin e më të urtin prej tyre Markun, por ky normalizim qe i parkohshëm. Pasi u nis për në Azi të Vogël, Nikoll Prengë Lleshi, në shkurt të vitit 1834, sundimtari i Shkodrës, Hafiz Pasha caktoi si përfaqsues të Mirditës pranë tij, Gjokë Dedë Lleshin, i cili ishte munduar dhe më parë të drejtonte Mirditën si sundimtar turk, por populli i Mirditës nuk e njohu Gjokën si përfaqsues të tij pranë Guvernatorit të Shkodrës. Në këto rrethana autoritetet turke të Shkodrës, nxitën pakënaqësitë që egzistonin prej kohësh midis oroshasve e djemve të Lleshit të Zi, që përfunduan me vrasjen e të tre djemve të këtij të fundit, dhe tre oroshasve, në fillim të qershorit të vitit 1836, ditën e Shllezhdrit, tek Kisha e Oroshit. Ngatërresat vëllavrasëse, të nxitura nga turqit, dhanë rrjedhojat e para, por këto sa kishin filluar.

Kthimi nga internimi i Lleshit të Zi në verën e vitit 1837, shënoi rritjen e gjakderdhjeve vëllavrasëse. Lleshi i Zi i pezmatuar për vrasjen e të tre djemve të tij nga oroshasit, megjithë ndërhyrjen e klerit dhe të qeveritarëve osmanë për pafajsinë e Nikollës në këto vrasje, vrau Nikollën në tryezë të bukës. Nga kjo vrasje Lleshi i Zi nuk fitoi e nuk gëzoi asgjë përveç urrejtjes, jo vetëm të orashasve por të tërë Mirditës, urrejtje që përfundoi në vrasjen e tij disa javë më vone, nga një luras i nxitur nga e ëma e Nikoll Prengë Lleshit.

Pas vrasjes së Nikollës dhe të Lleshit të Zi, sundimin në derën e Gjonmarkëve e mori Gjokë Doda, të cilin nuk e njohu kush për të parë. Përpjekjet e tij për të mobilizuar mirditasit kundër kryengritjes së Tafil Buzit në Shqipërine e Jugut dështuan plotësisht. Autoritetet turke të Shkodrës u munduan të mobilizonin, me porosi të Stambollit, forcat e parregullta të Mirditës, për t’i hedhur përkrah ushtrive të tyre kundër kryengritjes së Shkodrës, të udhëhequr nga Dasho Shkreli e Hamza Kazazi në vitin 1835, por kjo shkaktoi kryengritjen e vetë Mirditës në maj të atij viti. Kryengritësit e Mirditës shkatërruan të gjitha urat e Drinit dhe zunë rrugën Shkodër - Prizren. Në kuvendin mbarëkrahinor që organizuan në qershor të atij viti në Shpal, mirditasit vendosën: “Të vriteshin megjithë familje e t’u digjeshin plang e shtëpi cilitdo që do të guxonte t’u jepte bukë e ushqim ushtrive të rregullta të Sulltanit ose do të ndihmonin në shtypjen e kryengritjes”.

Fitorja e kryengritjes së Dasho Shkrelit e vitit 1835 vuri në lëvizje edhe krahinat e tjera shqiptare. Lëvizjen e filluan bejlerët e Prizrenit, Pejës, e Prishtinës në shtator të vitit 1839. Për shuarjen e kësaj lëvizjeje, Serasqeri i Rumelisë, përveç përgatitjeve që bëri në manastir, thirri në ndihmë dhe Bibë Dodën, që zuri vendin e Gjokë Dodës, i cili vdiq në vitin 1837, me mirditasit për të ndëshkuar me zjarr e hekur banorët e Prizrenit. Bibë Doda, për të plotësuar detyrimet që kishte ndaj sulltanit e për të fituar që në fillim konsideratën e qeverisë turke, u përpoq me krenë e bajraktarë të mobilizonte mirditasit për në frontin ku i thirrte kryezoti, por nuk ia arriti dot. Porta e Lartë edhe me reformat e reja, Tanzimatin, që vuri në veprim sulltan Abdyl Mexhiti më 3 nëntor 1839 nuk i cënoi venomet tradicionale të Mirditës dhe të malësive të tjera, veçanërisht në etapën e parë të zbatimit të tyre.

Përkundrazi, ajo, për t’i patur krah këto malësi, për potencialin ushtarak të të cilave kishte shumë nevojë, u afroi krerëve e bajraktarëve të Mirditës tituj e grada dhe u lidhi shpërblime të përvitshme, që t’i perdorte këta, me forcat e parregullta të tyre kundër krahinave të tjera që kundërshtonin reformat. Për të evituar pjesmarrjen e mirditasve në lëvizjet popullore të Kosovës, qeveria e Stambollit, duke mos patur besim në autoritetin e Bibë Dodës, në fillim të vitit 1844 lëshoi një urdhër, sipas të cilit, ndaloheshin mirditasit të kalonin nëpër krahinat e tjera fqinje, pa qenë tëpaisur me një leje kalimi.

2. Në luftë kundër armiqve të Turqisë

Në vitin 1849 Stambolli i dha titullin Pashë Bibë Dodës dhe rinjohu privilegjet e Mirditës, me kusht që Pasha të merrte pjesë në luftë me një ushtri prej 10000 vetësh. Kjo e largoi Bibë Dodën nga bshkëpunimi me Serbinë. Nga ana tjetër Sulltani urdhëroi pezullimin e zbatimit me force të reformave në krahinat e panënshtruara të Shqipërisë veriore dhe fali krerët e lëvizjes shqiptare, të cilët i kishte burgosur apo internuar gjatë operacionit të viteve 1843-1847. Në këtë mënyrë Porta e Lartë krijoi një bazë mbështetjeje në Shqipëri e cila iu bë krah në luftën kundër Malit të Zi më 1852 dhe Rusisë 1854. Princi Danilo i Malit të Zi, në vitin 1852 bëri disa ndryshime në formën e qeverisjeses së shtetit të tij. Kjo cënoi interesat e Turqisë, e cila mobilizoi në luftë kundër këtij vendi ushtri të mëdha nga Stambolli, nën komandën e Omer Pashës si dhe mjaft shqiptar nga veriu e jugu.

Në frontin turko-malazez shkuan 2000 mirditas me Bibë Dodën në krye, dhe shumë shqiptarë nga jugu me Gjolekën e krerë të tjerë të lëvizjes së 1847. Mali i Zi megjithëse i rrethuar nga të gjitha anët, u shtrëngua në qëndresë dhe bëri kërdinë në ushtrinë turke. Omer Pasha dhe shtabi i atyre ushtrive qe duke u asgjësuar sikur të mos vihej në veprim zgjuarsia dhe trimëria e reparteve të Mirditës. Ata u morën krahët malazezëve dhe zunë pozicione kyçe prej të cilave mbrojtën shpinën e ushtrive turke në tërheqje. Në këto luftime ranë mbi 80 mirditas dhe mjaft të tjerë nga malësi e Shkodrës dhe jugu me gjithë Gjolekën. Pa marrë akoma veten nga disfata që pësoi në Mal të Zi Turqia e pa veten përballë Rusëve, ne korrik të vitit 1853, të cilët filluan luftën dhe korrën disa fitore në frontin e Danubit dhe në det. Në këtë situatë Porta e Lartë lëshoi thirrjen për të mbrojtur “fenë islame”, po kësaj thirrjeje iu përgjigjën pak njerëz të asaj feje. Në Shqipëri thirrja e Sulltanit u përkrah vetëm nga Bibë Doda, tek i cili sa vinte e piqej dëshira për t’i ngjitur shkallët e hierarkisë së kohës. Për të plotësuar kërkesën e Stambollit, Bibë Doda mobilizoi 10000 mirditas. Në fillim të vitit 1854 taborret e Mirditës mbërritën në brigjet e Danubit.

Ato u rreshtuan me forcat e Omer Pashës që drejtonte luftimet në atë front. Pashai turk urdhëroi Bibë Dodën t’i kalonte mirditasit m’atë anë të Danubit. Rusët që ishin më të organizuar e më të armatosur mësynë me ushtri të mëdha. Omer Pasha duke parë mësymjen e hovshme të rusëve, ndaloi kalimin e ushtrive turke duke i lënë të vetëm mirditasit. Ata duke e parë veten të humbur përballë tërë asaj ushtrie nga njëra anë e Danubit ujëplot nga ana tjetër, pa ndihmën e ushtrive turke, shkrinë një nga cilësitë e larta që zotëronin e trashëgonin, zgjuarsinë dhe trimërinë. Fillimisht u shtrënguan në qëndresë, pastaj si me një komandë u shtrinë në mënyrë të paregullt me pushkë pranë. Rusët duke i konsideruar të vrarë, mësynë furishëm përpara. Pasi kaloi e tërë ushtria ruse drejt Danubit për t’u hedhur m’atë anë të tij kundër Omer Pashës e ushtrive të tij, mirditasit u ngritën, dolën nga pyjet e ranishtet si të mbinin nga toka me një kushtrim të njëzëshëm, u lëshuan në shpinë të rusëve, të cilët të hutuar nga kjo e papritur e të sulmuar nga ushtritë e Omer Pashës të cilat kaluan me të shpejtë Danubin u shpartalluan plotësisht.


Beteja e Danubit si më e përgjakshmja dhe më fatalja për ushtritë ruse, fitorja e bujshme e ushtrive turke, e rriti famën e mirditasve si trima e të zgjuar dhe i siguroi Bibë Dodës grada, dekorata e dhurata prej sulltanit dhe Napoleonit të III që luftonte përkrah Turqisë. Sulltan Abdyl Mexhiti me dekretin nr. 124 i dha Bibë Dodës gradën “Gjeneral Brigade” dhe një dekoratë të lartë perandorake. Kurse Napoleoni i III i dhuroi atij “shpatën e argjendë” në shenjë miqësie dhe premtoi ta merrte në mbrojtje Mirditën në arenën ndërkombëtare të atij shekulli. Gradat dhe dhuratat që mori Kapidani nuk e shuan zemërimin e Mirditasve, të cilët megjithëse i dhanë fitoren Turqisë, jo vetëm nuk fituan asgjë por e quanin veten të humbur nga pabesia e Omer Pashës dhe e Bibë Dodës. Pas betejës së Danubit, ata nuk pranuan të luftonin më për Turqinë. Përpjekjet e gjeneralit Bibë Doda, pasi u kthye nga pritjet e bujshme që i bëri sulltani në Stamboll, për t’i nisur mirditasit në frontin e Krimesë, ku ushtritë turke ishin bllokuar keqas nga ato ruse, nuk dhanë asnjë rezultat. Mirditasit u nisën për në Mirditë. Në këto rrethana Bibë Doda u detyrua të largohej nga fronti i luftës në verën e vitit 1856.
 
Titulli: Pak histori per MIRDITEN....

Formimi i Lidhjes së Mirditës
Në fillimin e historisë së tij emri Mirdita e mbante një fshat e një bashkësi e vogël prej disa fshatrash. Vendi ku u krijua ky emërvend ishte i ngushtë, me toka bujqësore të pakëta dhe në pamundësi për zgjerimin e tyre. Zonat përreth, kodrinore e malore si dhe vetë fshati ishin të pabanuara ose pak të banuara. Rrethanat historike të krijuara pas vdekjes së Gjergj Kastriotit u ndjenë me tërë peshën e tyre dhe në malet tona. Turqit nuk lanë formë e mjet pa përdorur që të realizonin kërkesat e tyre nënshtruese, kryengritjet e banorëve të maleve tona u shuan me zjarr e hekur nga pushtuesit gjakatar. Në lëvizjet anti osmane të fundshekullit 15 dhe ato të shek 16 bashkësia fshatare e Mirditës, tash mjaft e zgjeruar, korri suksese e bëri emër. Ajo sa herë u ngritën zonat fqinje i mbështeti me lëvizjet e saj kundër pushtuesit duke i dhënë forcë shtytëse lëvizjeve popullore, kjo i miqësoi banorët e krahinave përqark saj me njëri tjetrin dhe vetë banorët e Mirditës. Lidhja midis fshatrave të ndryshme të kësaj treve, në ato rrethana kur kërkohej nënshtrimi ndaj pushtuesve të huaj, qe domosdoshmëri për vetë egzistencën e këtyre popujllsive, gjë që çoi në kuvendin e burrave të këtyre territoreve, krenë e vegjëli dhe në formimin e “Lidhjes së Mirditës” në vitin 1570. Aty e mbrapa, kryengritjet e banorëve të maleve tona ,qenë më të organizuara e dolën gjithnjë fituese. “Lidhjen e Mirditës” u detyruan ta marrin në konsideratë si miqtë ashtu dhe armiqtë. Vonë në shek. 18 kur pushtuesit osmanë depërtuan edhe në zonat malore me sistemin e bajrakëve, në arealin e Mirditës u krijuan tre bajrakë: i Spaçit, i Oroshit, i Kushnenit që njihen dhe si bajrakët e fisit a të vëllazërisë. Përqark kësaj krahine tre bajrakëshe u krijuan dhe 9 bajrakët të tjerë , ai i Fandit dhe i Dibrrit që hynë më shpejt në lidhje duke formuar kështu Mirditën 5 bajrakshe. Këta jo vetëm pranuan emrin Mirditë por sajuan edhe flamurin e krahinës, një dorë me pesë gishta të hapur, qëndisur me ngjyrë të kuqe në një beze të bardhë, prapa së cilës disku i diellit shpërndan rreze drite, ç’ka do të shprehte një bashkim luftarak të përbërë nga pesë njësi territoriale. Më vonë nga mesi i shek 19 në këtë bashkim u lidhën edhe tre bajrakët e Ohrit ose të Kthellës dhe katër bajrakët e “Malësisë së Lezhës” apo të Zhupës dhe krahina që mbante emrin Mirditë përfshinte territoret e 12 bajrakëve. Për zgjerimin në kaq territore dhe në tërë këta popuj të emrit Mirditë ndikuan dhe dy faktorë të tjerë. Së pari, shtrirja e influencës së Abacisë së Oroshit mbi këto popullsi krejt katolike, veçanërisht nga vitet 40 të shekullit 19 e mbrapa. Së dyti, shtrirja e influencës së derës së Gjonmarkëve, gjithashtu pas viteve 40 të atij shekulli, kur turqit u dhanë pinjojve të asaj dere tituj e grada të larta. Kështu u krijua uniteti krahinor gjeo-politik i Mirditës, me zë të madh në histori, i cili erdhi deri në ditët tona si një bashkim kompakt. Ky unitet zëvendësoi atë të Dukagjinëve që u shpërbë në fillim të shekullit 17.

Mirdita në periudhën e kuvendeve mbarëshqiptare

Nevoja e një lufte mbarëshqiptare për shporrjen e turqve otomanë nga tokat tona nxirrte në plan të parë dhe bashkimin e shqiptarëve për të bashkërenduar përpjekjet në tentativën për realizimin e qëllimit final. Krerët shqiptarë organizuan një kuvend të madh më 7 qershor 1594 në Ndërfandë në të cilin morën pjesë kujdestarët e përgjithshëm të Shqipërisë së Epërme dhe të asaj të poshtme. Në kuvendin e Ndërfandës u hartua projekti i çlirimit të cilin ia drejtuan Papës dhe mbretit të Spanjës përmes delegacionit të përbërë nga Mark e Gjon Gjini vëllezër e krerë të Mirditës, Tomë Plezha nga fshatrat e Malësisë së Lezhës, kalorës në Venedik dhe Nikoll Mekaishit, ipeshkëv i Shqipërisë së Mesme. Në korrik të atij viti, Tomë Plezha u nis për në Venedik me projektin e Ndërfandës, për t’ia dorëzuar përfaqsuesit të Papës, fshehur venedikasve të cilët e shihnin me sy të keq lëvizjen e shqiptarëve, veçanërisht lidhjen e tyre me princërit Europianë. Në shtator të atij viti u nisën për në Romë edhe Mark e Gjon Gjini të shoqëruar nga Nikoll Mekaishi. Mark Gjini nguli këmbë në kërkesat e tij dhe nëpërmjet letrës që i dorëzoi Papës në fillim të vitit 1596, kërkonte armë, e ndihma të tjera veçanërisht lejen e tij që në luftë kundër turqve të merrnin pjesë edhe priftërinjtë e fretrit e atyre anëve pa ra në faj, pasi siç thonte ai “…pjesmarrja papërjashtim në luftë, është siguria për fitoren e plotë mbi turqit”. Por këmbëngulja e Mark Gjinit për të siguruar përkrahje e ndihma nga Papa dhe Princërit katolikë të Europës për zbatimin e projektit të Ndërfandës, ra në vesh të shurdhër.
Në vitet 1601-1602 u mbajt një tjetër Kuvend i madh pranë manastirit të Shën Aleksandrit në Dukagjin. Në këtë kuvend morën pjesë 2656 delegatë nga të gjitha krahinat shqiptare. Kronisti L. Ugolini përmend në kronikat e tij datën e saktë, 15 shkurt 1601, numërin e pjesmarrësve dhe krahinat që përfaqsohen në këtë kuvend. Kronisti L. Ugolini nuk e përmend Mirditën si pjesmarrëse pasi delegatët e saj u grupuan si përfaqsues të një uniteti të gjerë siç ishte ai i Dukagjinit. Turqit të informuar për planet dhe përpjekjet e shqiptarëve për t’u ngritur në luftë për çlirim, mobilizuan ushtri të mëdha dhe i hodhën kundër unitetit të Dukagjinit, në fakt kundër lidhjes së Mirditës, Pukës e Zadrimës të cilat për hir të traditës vazhdonin të quheshin Dukagjin. Ekspeditat osmane, të kombinuara nga Prizreni dhe Shkodra i mbytën me gjak malësitë tona në vitet 1609-1610. Fshatra të tërë në dy anët e rrugës Shkodër-Prizren u rrënuan deri në themele, banorët e të cilave ishin tërhequr në zona më të thella malore. U prish kështu në fakt uniteti i Dukagjinëve që kishte nisur që në mesin e shekullit 16 e, që pas kryengritjeve të viteve 60-70 të atij shekulli nuk egzistonte më.
Nga malet tona ku ishte strehuar që më 1595, Nikoll Mekaishi i shkruan kardinalit të Romës: “Këtu në Shqipëri çdo vit bëhen inkursione të turqve kundër dukagjinasve, ashtu dhe të dukagjinasve kundër turqve, katër sangjakbejlerë grumbulluan një ushtri prej 15000 vetsh, kalorës e këmbësorë dhe i lëshuan mbi këto male ku bënë plaçkitje, djegie, dhe morën shumë robër”. Reaksioni turk i atyre viteve çoi në organizimin e një kryengritjeje të fuqishme të të parëve tanë, të cilët sulmuan ushtritë turke në Dibër, zunë gjithë flamujt e asaj ushtrie e cila la shumë të vrarë e të plagosur në fushën e betejës dhe mjaft plaçkë në duart e kryengritësve. Një pjesë e ushtrisë turke që kishte hyrë në Mat, e informuar për disfatën e pësuar në Dibër, u tërhoq pa hyrë në luftë. Nga malësitë tona ku kishin rrokur armët i madh e i vogël, burrat e mbledhur në Kashnjet lëshuan edhe një thirrje të re, për princërit e Europës, me të cilën kërkonin përveç armëve edhe “ 12 mijë ushtarë të armatosur me pushkë të gjata” për të zaptuar kështjellat e për të shporrur që andej hordhitë e mëdha turke. Këtë radhë, krerët e maleve dërguan për në Venedik Nikoll Bardhin e Zadrimës, por republika e Shën Markut porositi atë dhe delegacionin që kryesonte “Të rrinë në qetësi e në paqe se nuk ishte koha e përshtatshme”. Kështu edhe njëherë, si gjithnjë Venediku i la në fatin e tyre. Megjithë masat që ndërmorën qeveritarët lokalë të sangjaqeve Shkodër, Dukagjin, Ohër për nxjerrjen e taksave, Mirdita nuk i lejoi taksidarët turq të hynin në krahinën e tyre.

Njohja e imuniteteve

Në vitet 1681-82 shtetet europiane si Austria, Polonia dhe Venediku krijuan aleancën anti osmane. Në këtë situatë Turqia u bëri thirrje malësive të Shqipërisë Veriore të marrin pjesë në këtë luftë përkrah saj. Thirrja e sulltanit i vuri në lëvizje krerët e “Lidhjes së Mirditës”. Ata të mbledhur në kuvendin e Shënpalit në shkurt të vitit 1683, pasi nuk gjetën mbështetje tek princët e Europës së Krishterë e as nga Papa, për të organizuar luftën për çlirim, në kushtet e rrethimit, pa ndihmën e askujt, vendosën të lidheshin konvencionalisht me Turqinë. Në atë kuvend u vendos: “Ti shkonin në ndihmë Sulltanit me armët dhe rrobat e tyre me kusht që ata, turqit, të mos i cënonin në venome, besim e armë, të mos i shtrëngonin me pague taksa e me dhanë nizamë”. Mbi këto kushte të konfirmuara nga sulltani, mjaft mirditas u rreshtuan përkrah ushtrive turke në frontin Austro-Turk. Megjithatë mirditasit edhe për një shekull pas marrëveshjes së vitit 1684, nuk iu përgjigjën thirrjeve të sulltanëve të Turqisë për të marrë pjesë në luftrat që organizuan ata brenda Ballkanit apo jashtë tij.
 
Titulli: Pak histori per MIRDITEN....

kjo qe vura siper me ka terhequr shume...
 
Titulli: Pak histori per MIRDITEN....

KANث THثNث PثR MIRDITثN


"Mirdita është një "botë" aq e çuditshme në Europë sa që meriton të studiohet me kujdes. ثshtë krejt indipendente dhe e ka mbrojtur këtë mëvehtësi shekuj me radhë. Po të më dëgjohej fjala, me gëzim do të flisja mirë për këta bij të shqipes…"

Artur MUR



"Unë kam studiuar albanologji, kam lexuar dhe kam dëgjuar shumë për Mirditën si një krahinë kompakte dhe e veçantë, dhe se shqiptarët e kanë pasur atë qendër të qëndresës popullore shqiptare. Në albanologji Mirdita njihet si një nga qendrat kryesore të kulturës shqiptare…"



Tobias SVENNINGSEN



"Mirditorët janë të krishterë katolikë, burra besnikë e trima…"



Sami FRASHثRI



"Mirditorët nuk pranuan ta njohin sulltanin si të parë edhe mbasi ra Shkodra, ndaj dhe sot është si një shtet i vogël më vete nën trashëgimtarët e princit…tek ata, ndërgjegja e origjinës së përbashkët përbën parimin bazë të rrethanave shoqërore, ata janë fise të vërteta…"

HAHN



“Mirdita është krahina më e madhe e më e lirë shqiptare e që asnjëherë nuk i ka pague taksa administartës osmane…”



Ami BUE

"ثshtë mirë të vizitosh trevat indipendente të Mirditës në fortifikatat e tyre malore, ku këmba e osmanëve kurrë nuk ka mundur të shkelë. Aty vërejmë institucionet që egzistonin që nga koha e Skënderbeut e që janë të ngjashme me ato që gjendeshin në Skotlandën e kohës së mesme, atje mund ta njohim më mire shqiptarin e vërtetë…"



SPENSER

"Mirditorët janë njerëz të vendosur dhe të vlershëm sa ç'mund të ketë bota si dhe janë shumë të stërvitur…"



Pjetër BUDI



"Mirditorët janë të zgjuar, e rrëmbejnë fjalën menjëherë, kanë një fytyrë të qeshur ndonëse rrojnë një jetë të mjerë. Mirditori i pëlqen shakatë, është i shpejtë në llaf, s'ka fjalë shumë, është i nxitueshëm, ka tolerancë, ndrron shpejt pas çarkut, është fetar, dhe luftëtar i mirë…"



Stavri FRASHثRI

"Nuk gjejshe miq ma të mirë se mirditorët nga zemra, nga fjala , nga besa e thjeshtësia e jetës, të urtë e mjaft të matun.."



ZEF SIMONI



“Paqja e fjala në Mirditë nuk blihen me para…”



SHTAJNMETZ



"Mirditorët zotërojnë një zgjuarsi të madhe gati-gati të pashpjegueshme në kushtet në të cilat jetojnë…"



Franz NOPاA



"Mirdita me të vërtetë ka qenë trimëreshë e dheut, i Arbërisë fis i kryekreut."



Risto SILIاI



"Në këngët shqiptare kur vajtohet një betejë e humbur, heronjtë e rënë, për dështimin e pësuar ia vënë fajin mungesës së mirditorëve në radhët e tyre"



DEGRAND



“Mirditorët janë trima të patrembur, të pamëshirshëm, të kënaqur me pak, mikpritës.. kryelartë, me vetbesim dhe liridashës; të lidhur pas truallit të vet, pas familjes sepse vetëm atje gjejnë mbrojtje.”



IPENI



"Mikpritja në Mirditë ka ngelur si një ndër traditat dalluese të popullit. Këtë e gjeta ngado. Miku respektohet. Ai ishte i shenjtë, sido që të jetë ekonomia e shtëpisë ai nderohet. Kur largohet miku nga shtëpia ai përcillej dhe mbahej përgjegjësi për cdo rrezik që mund t'i ndodhte. Në qoftë se binte viktimë e ndonje rreziku ai pritej në besë dhe fyerja ishte tepër e rëndë…"



DEGRAND



"Në kushte normale mirditasit mund të qytetëroheshin lehtë duke qenë nga natyra njerëz me karakter bindës, me talent të spikatur e doke të bukura…Ata janë mbajtur nga të gjithë shqiptarët si më të vlefshmit në luftë, si më inteligjentët e më të zotët për të qenë të qytetëruar, por mbi të gjitha si katolikë të vërtetë e mbrojtës të fesë së tyre duke qëndruar të pathyeshëm në besimin katolik përkundër përpjekjeve bizantine, sllave apo otomane…"



Prend DOاI



"Vajet e Mirditës janë në za. Mirditorja qan thekshëm…që të ban me kujtue disi poetët e motshëm: elegjinat e Tibulit e ma mirë të grekërve të vjetër."



Visaret e kombit



"Mirditasit përherë kanë qëndruar në liri pa iu nënshtruar zotnimit të turqve me të cilët kanë qenë në luftë të vazhdueshme."



Marin BICI



"Mirdita është një vend malor e i ashpër por shumë e “shëndetshme” me njerëz të fortë, me paraqitje të mirë e nga më të zotët, me doke dhe virtyte nga më të mirat që mund të gjenden në këto anë, të shquar shumë…"

DUODA



" Kam qenë famullitar në Ungrej me 15 katunde. Mirdita ishte krahina më heroike katolike…mirditasit janë njerëzit më fetarë e kombëtarë që kam njohur…"



Simon JUBANI



"Një ndër ma të mëdhajat qendra katolike t'malevet ka kenë dhe asht populli i Mirditës, prandaj cka ka prue ky popull për gjuhë, zakone, fise e gojëdhana gjendet thjesht kombëtare e përkon me t'vjetrat shqiptare, e kështu në ç'do pikpamje asht ma e besueshme…"



Nikoll KIMZA



"Mirdita përbën një minierë të artë të vlerave kulturore e gjuhësore…Mirdita ka luajtur rol qëndror në fushat e kulturës që kur ishte pjesë qëndrore e shtetit të parë të Arbërit, asohere ajo ndërtonte kisha që ishin qendra kulture, Gazullorët e shek. XV njerëz të politikës e shkencës-njëri astronom në Raguzë- ishin mirditas…Prend Doçi ndër intelektualët më në zë të kohës hartoi alfabetin tonë, edhe fjalori i shqipes është vepër e Kolecit, një tjetër mirditasi me vlerë por vlerat e Mirditës e të bijve të saj duhen zbuluar ende dhe ende



Dhimitër SHUTERIQI



"Mirdita përfaqson në hartën kulturore të Shqipërisë një areal karakteristik me një pasuri të madhe traditash arkeologjike, etnografike, gjuhësore, folklorike e kulturore, shpirti konservativ i mirditasve ka bërë të ruhen në shekuj traditat, gjuha, doket pra vlerat e një qytetërimi të lashtë që vjen deri më sot…Mirdita- vendi i katedraleve dhe i një rrjeti të gjerë institucionesh, ku shqipja u mësua të paktën nga shek. 17 është në të vërtetë një burim i pashtershëm vlerash kulturore…"



Jorgo BULO



" Mirdita- në këtë suazë të pambyllur por përherë të hapur gjallon universaliteti i saj…ajo është një njësi gjeografike krejt e vecante.Populli i Mirditës është esencialisht popull shqiptar. Kjo gjë është e pamohueshme dhe njëkohësisht është e mrekullueshme…"



Moikom ZEQO



“Mirditasit janë njerëz të pavarur, krenarë, të ndershëm e trima dhe në vecanti shumë mikpritës…”



Peter BLOMEYER



"Mirdita ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. Mirdita ishte krahina më e madhe, e bashkuar e malësisë së Shqipërisë Veriore, Mirdita kishte dhe një udhëheqje fetare më vete, ajo ishte një “manastir” i pamposhtur, kushdo që merret me historinë e Shqipërisë nuk mund t'ia dilte më anë pa u marrë me Mirditën…"

Peter BARTL

Për Prend Doçin



"Prend Doçi është një nga personalitetet më të spikatura e më të shquara shqiptare."



Jeronim De RADA



"Prend Doçi fliste me një mençuri të rrallë, ndoshta ishte ndër më largpamësit nacionalist shqiptar…"



Edit DURHAM



"Prend Doçi është një nga apostujt më me vlerë të fesë së shqiptarizmës."



Milto GURRA



"Me vdekjen e Doçit, Shqipëria humbi të vetmin burrë shteti të vetin" A. KRAL
 
Titulli: Pak histori per MIRDITEN....

ja pra,jo vetem pak veta e vleresojne mirditen x ate qe eshte dhe ishte


p.s: te :kiss shume ylli..
 
Titulli: Pak histori per MIRDITEN....

1190-1216: Deshmohet Shteti i Arbërit, pjesë e rëndësishme e tij ishte dhe Mirdita. Në Ndërfanë është zbuluar Stema e shtetit të Arbërit dhe një mbishkrim i rëndësishëm në arkitraun e kishës.

1281: Gjin Tanushi mori titullin ”DUKث” (titull i lartë perëndimor). Titulli ”Dukë” dhe emri Gjin krijuan mbiemrin e njërës ndër familjet dhe principatat më të përmendura të asaj kohe: Dukagjinët, të cilët ishin zotër dhe të Mirditës.

1313- 1336: Një tjetër familje e madhe feudale vendase, ajo e Blinishtëve, sundon midis lumenjve Fanë e Gjadër, pjesë kjo që përfshin brezin kodrinor të Mirditës.
1416-1417: Shfaqet për herë të parë emri Mirditë në Kadastrën Venedikase të Shkodrës. Në katundin Manzabardh të Nënshkodrës banonin në 1416-1417, Gjon e Pjetër Mirdita. Ata nuk ishin vendas, por të ardhur nga viset midis lumenjve Fanë e Mat.

1570: Në këtë vit përmendet ”Lidhja e madhe e Mirditës”. Për t’i bërë ballë pushtuesit turk u krijua një unitet midis maleve të ndryshme Mirditë, Pukë, Lumë etj. Kjo Lidhje ekzistoi për shumë kohë.

1595: Kuvendi i Ndërfanës: I filloi punimet me 7 qershor 1595 në Manastirin e Shën Mërisë së Ndërfanës. Këtu u projektua kryengritja e madhe e përgjithshme kundër turqve.

1602: Kuvendi i Dukagjinit: U mbajt me 15 shkurt 1602 pranë Manastirit të Shën Llezhdrit të Dukagjinit, në Malin e Shenjtit në Orosh. Morën pjesë 2656 delegatë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë. Qëllimi ishte ”ne duam të jemi të lirë… si sot ashtu edhe ma vonë”.

1806: Lindi Pjetër Zarishi në Blinisht të Zadrimës. Për 15 vjet qe Abat i Mirditës. Shkroi poezi dhe qe ndër nismëtarët e letërsisë së Rilindjes Kombëtare. Vdiq në vitin 1866. .

1846: Lindi Prend Doçi në Bulgër, Paraspor të Rubikut, me 2 shkurt të vitit 1846. Qe figurë e shquar e Rilindjes, për 29 vjet Abati i Mirditës. Vdiq në vitin 1917, me 21 shkurt.

1849: Bibë Dodë Pasha. Në këtë vit për meritë të tij dhe të mirditasve në luftimet e ndryshme iu dha titulli ”Pashë”, i pari i tillë i krishterë.

1855: Lindi Kolë Toma i Velës. Njëri ndër udhëheqësit më të dëgjuar të Mirditës në luftën kundër Turqisë. Vdiq në vitin 1923.

1855: Bibë Doda shpallet Princ. Papa e dekoroi Bibë Dodën me Urdhërin e Shën Gregorit duke i dhënë titullin ”Princeps Mirditarum”.

1858: Lindi Preng Mark Prenga. Drejtuesi më në zë i bajrakut të Oroshit. Një ndër drejtuesit e kryengritjeve që çuan në shpalljen e Pavarësisë dhe plak i mençur i Kanunit. Vdiq në vitin 1955.

1860: Lindi Prengë Bibë Doda: Qe njëri ndër udhëheqësit më të njohur shqiptar në fillim të shekullit të 20. Zëvëndës kryeministër dhe ministër në qeveritë e para të shtetit shqiptar. Vdiq i vrarë në befasi me 22 mars të vitit 1919.

1862: Kuvendi i Shpalit: I organizuar nga Abati Gaspër Krasniqi, i cili udhëhoqi disa kryengritje kundër pushtuesit turk. Ky kuvend çoi në kryengritjen e po atij viti.
20 mars 1873. Lindi Dom Prend Suli. Prift dijetar, etnolog, dhe folklorist i njohur, autor i shumë shkrimeve në rtevistat kulturore fetare të kohës. Vdiq në vitin 1943.

1876: Kryengritja kundër turqve. Me 27 dhjetor 1876 në kuvendin e krerëve të 12 bajrakëve u vendos fillimi i kryengritjes së përgjithshme kundra Turqisë. Kjo kryengritje pati në krye Abatin e Mirditës Prend Doçi dhe Princin Preng Bibë Doda. Ishte një ndër kryengritjet që tronditi themelet e perandorisë osmane.
20 gusht 1878: Lindi Nikoll Kimza, prift dhe historian i njohur i Mirditës në gjysmën e parë të shekullit XX. Vdiq në emigracion politik.

1882: Lindi Nikollë Kaçorri. Sekretar i Argjipeshkvisë së Durrësit. Figurë kryesore në lëvizjen kombëtare për pavarësi. Nënkryetar i qeverisë së Vlorës. Vdiq në vitin 1917.
1884. Lindi Ambroz Marlaskaj. U lind në Kuzhnen të Mirditës. Prift dhe dijetar françeskan. Ka qenë deputet i Mirditës në Kuvendin Shqiptar në vitet 1923-1924. Ka qenë rektor i Universitetit Antonian në Romë. Vdiq në 17 qershor 1939.

1888: Abacia e Oroshit. Me 25.10.1888 Papa Leoni i XIII nxjerr dekretin për rimëkëmbjen e Abacisë së Oroshit dhe emërimin Abat të Prend Doçit. Që nga kjo ditë fillon një histori e re për këtë abaci.

1896: Albanologu i njohur Gustav Majer mbledh të parën këngë të Eposit të Kreshnikëve në Mirditë, që ishte dhe e para këngë e këtij cikli e mbledhur në Shqipëri.

1899: Shkolla shqipe e Oroshit. Për herë të parë në Mirditë prej Abat Prend Doçit, hapet shkolla shqipe.

1899: Shoqëria ”Bashkimi”. Në janar të këtij viti Prend Doçi i ndihmuar nga Gjergj Fishta, Dodë Koleci, etj. themeloi shoqërinë gjuhësore letrare kombëtare ”Bashkimi”.
6 prill 1911: Në Kalivare mblidhet Kuvendi i 12 bajrakëve të Mirditës ku morën pjesë rreth 600 burra, dhe nga Malsia e Madhe dhe Luma. Në këtë kuvend u zgjodh Komiteti i Kryengritësve kundër turqve, me kryetar Bajraktarin e Oroshit, Preng Marka Prenga.

27 prill 1911: Preng Marka Prenga, me mbështetjen dhe kërkesën e Imzot Prend Doçit, ngriti flamurin e kryengratjes në Fanë tek Kisha e Shmarkut.
26 korrik 1911: Ushtritë luftarake të Mirditës çlirojnë Lezhën dhe sëbashku me vullnetarë nga Lura, Mati, Dibra, Luma, marrshojnë drejt Durrësit.
1912: Në memorandumet drejtuar kancelarive perendimore nënshkruajnë: Preng Marka Prenga, Zef Ndoci, Ndue Përdeda, Frrok Dedë Kola, Ndrec Nikolli, Preng Tuc Doda, Preng Gegë Prendi, Kolë Toma, Dodë Bardhoku, që ishin krerë e bajraktarë.
2 dhjetor 1912: Nga patriotët e zonës së Rubikut, ngrihet flamuri i pavarësisë tek kisha e Rubikut.

25 dhjetor 1912: Patriotët e zonës së Kthellës ngrenë flamurin e shpalljes së pavarësisë në Malaj.

17 shkurt 1915: Vdes në Ndërfanë, ku shërbeu për 21 vjet, prifti dijetar, gjuhëtari Dodë Koleci, me origjinë nga Selita e Mirditës.

1915: Në Grykën e Bargjanës kryengritësit e Mirditës thyen forcat e ushtrisë serbe, duke i bërë të kalojnë nën armët e kryqëzuara (shënjë e mundjes) e mirditasve.

1918. Lindi Gjin Marka Toma në Baz të Mirditës me 2 qershor 1918. Qe gjeneral, Komandant i Brigadës së VII dhe Divizionit të VI në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Vdiq në burg në vitin 1986.

1919: Lindi Ndrec Ndue Gjoka në Bisakë të Fanit me 1919. Hapi, fill pas luftës, rreth 50 shkolla në Mirditë. ”Mësues i Popullit”. Vritet në pritë më 17 shkurt 1946 në Qafë Vorrez nga kundërshtarët e rregjimit.

1920: Lindi Bardhok Biba në Orosh të Mirditës me 28 janar 1920. Qe komisar në Luftë, organizator i Kuvendit të Blinishtit në 6 nëntor 1944. Deputet i Mirditës në Kuvendin Popullor pas luftës. Vritet në vitin 1949 në pritë nga një grupim antikomunist. Mban titullin ”Hero i Popullit”.

12 prill 1920: Lindi Preng Lëkunda, në Lëkundë të Mirditës, një ndër aktorët e njohur të filmit e teatrit shqiptar, ”Artist i Merituar”.

1922: Zef Gjinali Ipeshkëv. Me 16 janar 1922, Zef Gjinali shugurohet nga Papa Ipeshkëv, Abat i Mirditës (1875-1960).

1925. Hapet konvikti ”Mirdita” i Oroshit, i cili funksionoi deri në vitin 1939.
L935 (21 maj): Lindi në Orosh të Mirditës etnologu i shquar, Prof. Dr. Mark Tirta, autor i një vargu studimesh, monografish, librash kushtuar mitologjisë, migrimeve shqiptare, veshjeve etj.

1938. Nis shfrytëzimi i minierës së bakrit në Rubik. Prej këtej fillon shfrytëzimi i mineraleve në Mirditë dhe në gjithë Shqipërinë.

1938: Në Rubik u bë greva e parë e punëtorëve të Mirditës, për përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e pagës.

23 shkurt 1943: Në Gomsiqe të Mirditës u krijua formacioni i parë partizan, çeta Pukë-Mirditë.

21 gusht 1944: Ranë heroikisht në luftën Nacionalçlirimtare Heronjt e Vigut: Ndoc Mazi, Naim Gjylbegu, Ahmet Haxhia, Ndoc Deda dhe Hydajet Lezha.
1944. Me 26 tetor 1944, pas luftës së Shpalit, Mirdita çlirohet dhe kjo ditë kremtohet si dita e çlirimit të Mirditës.

1947: Për herë të parë në Mirditë hapet shkolla 7 vjeçare, në Rrëshen.

1949: Me dekret të PKP të RPSH me 11.03.1949, Rrësheni bëhet qendër administrative e rrethit të Mirditës dhe fillon ndërtimi i qytetit të ri.

1949: Në Qafën e Valmirit ekzekutohen 14 burra mirditas, pas vrasjes së deputetit të Mirditës Bardhok Biba, të akuzuar nga shteti si bashkëpunëtorë në vrasjen e tij.

1952: Hapet konvikti në Rrëshen, i cili vijon edhe sot.

1960. Hapet për herë të parë shkolla e mesme e përgjithshme në Rrëshen.

1969. Hapet shkolla e mesme industriale e Rubikut, shkollë rajonale ku mësonin nxënës kryesisht nga rrethet e Veriut.

1961. Fillon punë spitali i Rrëshenit me 2 mjek e 40 shtretër.

1970: U përurua Pallati i Kulturës Rrëshen.

1971: Përfundon elektrifikimi i plotë i Mirditës me Kaçinarin, ku kryhet një cerëmoni dhe vendoset një pllakë përkujtimore.

1972: U ndërtua kinema ”26 tetori” Rrëshen.

1974: U vu në funksion godina e re e Muzeut historik të rrethit Mirditë, krijuar në

1968.

1978: Ansambli folklorik ”Mirdita” fiton flamurin e festivalit folklorik kombëtar të Gjirokastrës.

1985: U përurua Pallati i sportit ”Ariana Arapi” me kapacitet 1000 vende.

1987: Fillon botimi i gazetës lokale ”Mirdita”. Më l997 botohet gazeta shkollore ”Mirdita Univers”, dhe nga viti 2000 gazeta e pavarur ”Mirdita” në Rrëshen.

1988. Përfundon dhe vihet në shfrytëzim Hekurudha Milot-Rrëshen, segment i asaj Milot-Klos (Burrel).

1994: Krijohet Shtëpia Botuese ”Mirdita” në Rrëshen.

1996: Krijohet Dioqeza e re e Rrëshenit me shtrirje dhe në rrethet Mat, Bulqizë e Dibër.

2001: Fillon veprimtarinë stacioni lokal Mirdita TV.

2002: Perurohet Galeria e Arteve Figurative Rrëshen.

2002 (9 nëntor): Perurohet Katedralja e Rrëshenit.




ndihem krenare x kete vend,e x te paret tane :D
 
Titulli: Pak histori per MIRDITEN....

Mirdita përfaqson në hartën kulturore të Shqipërisë një areal karakteristik me një pasuri të madhe traditash arkeologjike, etnografike, gjuhësore, folklorike e kulturore, shpirti konservativ i mirditasve ka bërë të ruhen në shekuj traditat, gjuha, doket pra vlerat e një qytetërimi të lashtë që vjen deri më sot…Mirdita- vendi i katedraleve dhe i një rrjeti të gjerë institucionesh, ku shqipja u mësua të paktën nga shek. 17 është në të vërtetë një burim i pashtershëm vlerash kulturore…”

:yahoo::yahoo::yahoo::yahoo::yahoo:
 
Titulli: Pak histori per MIRDITEN....

Shkëlqesia Juaj mund të dini se na mungojnë armët dhe municionet, bile dhe buka kështu që miku ynë i pakursyer nuk duhet të na përkrahë në botën tjetër, po në këtë botë, e veç kësaj e gjithë popullsia e Mirditës është betuar të vdesë qoftë edhe e paarmatosur e kurrë nuk do tu nënshtrohet reformave turke. (Letra e prijësve mirditorë drejtuar konsullatës Austriake)



Këto janë pohimet sintezë të qenësisë sonë kryeneçe
Një ekzistencë sakrifikuese në kufinjtë e të pabesueshmes. Përmes këtij mentaliteti jemi formuar ne mirditasit, për të mbetur të paprekur e të pacënuar në fe, zakone e tradita. Ndër shekuj varfëria, luftrat, izolimi s’e mposhtën për asnjë çast Mirditën duke e bërë atë transmetuesen dhe bartësen e vlerave dhe virtyteve më të larta shqiptare, si dhe përcaktoi Mirditën si pjesën kombformuese të pakontestueshme.
Kjo na bën të vetëdijshëm dhe krenarë të themi se ky është dheu ynë dhe kjo është historia jonë…
 
Po behen perpjekje te bashkohen ca vende te pukes me mirditen.
 
Titulli: Pak histori per MIRDITEN....

Ja dhe disa foto te kesaj krahine...
 

Attachments

  • 9032_1159173254351_1078354041_30429578_4018610_n.jpg
    9032_1159173254351_1078354041_30429578_4018610_n.jpg
    72.8 KB · Shikime: 15
  • 9032_1159173294352_1078354041_30429579_4223815_n.jpg
    9032_1159173294352_1078354041_30429579_4223815_n.jpg
    47.1 KB · Shikime: 18
  • 12460_1172086057163_1078354041_30460231_300655_n.jpg
    12460_1172086057163_1078354041_30460231_300655_n.jpg
    61.9 KB · Shikime: 14
  • 12460_1172086097164_1078354041_30460232_7127615_n.jpg
    12460_1172086097164_1078354041_30460232_7127615_n.jpg
    14.4 KB · Shikime: 14
  • 12460_1172086137165_1078354041_30460233_8046772_n.jpg
    12460_1172086137165_1078354041_30460233_8046772_n.jpg
    80.3 KB · Shikime: 31
Titulli: Pak histori per MIRDITEN....

Vazhdimi i fotove..
 

Attachments

  • 12460_1172088937235_1078354041_30460255_1247478_n.jpg
    12460_1172088937235_1078354041_30460255_1247478_n.jpg
    57.1 KB · Shikime: 18
  • 12460_1172088977236_1078354041_30460256_2628501_n.jpg
    12460_1172088977236_1078354041_30460256_2628501_n.jpg
    70.1 KB · Shikime: 13
  • 12460_1172089017237_1078354041_30460257_8338877_n.jpg
    12460_1172089017237_1078354041_30460257_8338877_n.jpg
    53.5 KB · Shikime: 15
  • 12460_1172089057238_1078354041_30460258_6584212_n.jpg
    12460_1172089057238_1078354041_30460258_6584212_n.jpg
    49.7 KB · Shikime: 15
  • 12460_1172089457248_1078354041_30460267_1501698_n.jpg
    12460_1172089457248_1078354041_30460267_1501698_n.jpg
    49.2 KB · Shikime: 14
Titulli: Pak histori per MIRDITEN....

Te tjera...
 

Attachments

  • n1078354041_30040658_4869.jpg
    n1078354041_30040658_4869.jpg
    24.6 KB · Shikime: 12
  • n1078354041_30100388_1498.jpg
    n1078354041_30100388_1498.jpg
    28.8 KB · Shikime: 14
  • n1078354041_30100390_1981.jpg
    n1078354041_30100390_1981.jpg
    28 KB · Shikime: 16
  • n1078354041_30100402_5550.jpg
    n1078354041_30100402_5550.jpg
    18.3 KB · Shikime: 15
  • n1078354041_30100417_9333.jpg
    n1078354041_30100417_9333.jpg
    32.8 KB · Shikime: 18
Titulli: Pak histori per MIRDITEN....

Duhet theksuar se dhe femrat i ka te bukura Miredita.
 
Titulli: Pak histori per MIRDITEN....

Po ti rrofsh qe e theksove...
Mos e kishe me nenkuptim mor???
 
Titulli: Pak histori per MIRDITEN....

une jam me prejarshje familjare nga ki vende
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top