Pajisja me letërnjoftim pa pagesë edhe gjatë dy viteve të ardhshme

Kresha

A pretty face can never trick me
اdo shtetas i Republikës së Kosovës më i vjetër se gjashtëmbëdhjetë vjeç është i detyruar të pajiset me letërnjoftim.


Ministria e Punëve të Brendshme rikonfirmon se pajisja me letërnjoftim për herën e parë do të vazhdojë edhe gjatë viteve 2009 dhe 2010, derisa secili qytetar i Republikës së Kosovës, kurdo që do të pajiset me letërnjoftim për herë të parë, do të jetë i liruar nga pagesa e kësaj tarife. Sipas nenit 4, të Ligjit për Letërnjoftimin nr. 03/L 099, çdo shtetas i Republikës së Kosovës më i vjetër se gjashtëmbëdhjetë vjeç, është i detyruar të pajiset me letërnjoftim. Sipas nenit 2 të Udhëzimit Administrativ nr. 19/2008 - MPB për procedurat e aplikimit për letërnjoftim, si dhe sipas nenit 9 paragrafi 2 të këtij Udhëzimi administrativ, ndërrimi i Letërnjoftimit të UNMIK ut në Letërnjoftim të Republikës së Kosovës bëhet pa pagesë, pra aplikimi dhe marrja e letërnjoftimit, është e detyrueshme, ndërsa bazuar në afatet ligjore të vlefshmërisë së letërnjoftimit të përcaktuar me nenin 10 të këtij Ligji ai jepet falas,pa pagesë. Ministria e Punëve të Brendshme informon të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët nuk kanë urgjenca të pajisjes me dokumente personale se gjatë periudhës prej 25 dhjetorit të vitit 2008 deri më 20 janar të vitit 2009, prioritet do t'u jipet bashkatdhetarëve tanë që të pajisen me dokumente civile për shkak të kohës së kufizuar qe ata kanë në dispozicion. /qik/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top