Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

“Padia e Ramës ndaj Berishës, brenda afatit”

eGo0sTyle

System Engineer
ministri-Berisha-dhe-kreu-i-PS-se-Edi-Rama-300x210.jpg

TIRANE – Mungesa e përfaqësuesit të Prokurorisë u bë sërish shkak dje për moszhvillimin e seancës gjyqësore të “përballjes” së kreut të qeverisë Sali Berisha dhe kreut të opozitës, Edi Rama, në Gjykatën e Lartë. Në këtë mënyrë, Kolegji Penal nuk mundi të nisë shqyrtimin e kërkesë-padisë së kreut të Partisë Socialiste mbi shfuqizimin e urdhrit të Prokurorisë së Përgjithshme për mosfillim procedimi penal ndaj kryeministrit Berisha për akuzat e “shpifjes” dhe “fyerjes”. Të pranishëm në sallën e gjyqit ishin vetëm avokatët mbrojtës të palëve në proces. Dje, kryesuesja e seancës sqaroi paqartësinë e lindur për Kolegjin Penal të këtij gjykimi në seancën e datës 18 prill në lidhje me depozitimit të ankimit të PS-së në Gjykatën e Lartë. Në relatimet e asaj seance nuk përputhej data e pretenduar nga avokatët për depozitimin e ankimit me datën e regjistrimit të tij në Gjykatë. “Nga verifikimet e kryera nga Gjykata e Lartë rezultonte se vendimi i Prokurorisë i është dërguar paditësit Edi Rama në selinë e PS-së në datën 22 nëntor 2010”, relatoi dje gjyqtarja Shpresa Beçaj. Po sipas verifikimeve rezultonte se ankimi i paraqitur nga Partia Socialiste në lidhje me këtë vendim të organit të akuzës ishte depozituar në Gjykatën e Lartë më 26 nëntor të vitit të kaluar. “Ankimi është paraqitur brenda afatit të përcaktuar në ligj”, u shpreh Beçaj para palëve. Seanca gjyqësore e radhës për shqyrtimin e ankimit të kryeopozitarit Edi Rama pritet të zhvillohet sot në orën 09:00.

Panorama.
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top