Pacolli lobon për njohjen në Konferencën e Ligës Arabe

Kresha

A pretty face can never trick me
Kryetari i AKR-ës merr pjesë në cilësinë e vëzhguesit në Konferencën e Ligës Arabe që fillon sot në Katar.


Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, merr pjesë, në cilësinë e vëzhguesit, në Konferencën e Ligës Arabe që fillon sot në Katar. Ai është takuar me sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Amër Musa, u njoftua në një konferencë për media të AKR-së.

Zëdhënësi i kësaj partie, Arbër Geci, bëri të ditur se Pacolli në konferencën e Ligës Arabe është takuar edhe me përfaqësues të Sirisë, Egjiptit, Libisë, Bahreinit dhe Sudanit dhe shtoi se ai e ka njoftuar Sekretarin e përgjithshëm të Ligës Arabe, Amër Musa për rëndësinë e që kanë njohjet e reja për Kosovën.

"Gjatë këtij takimi Pacolli ka marrë garanci nga sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Amar Musa se ai do të bisedojë, një nga një, me të gjitha vendet e Ligës Arabe për t'iu dhënë atyre informacionet e nevojshme, argumentet e nevojshme që Kosova të njihet sa më shpejt nga vendet e Ligës Arabe dhe nevojën që e ka shteti i Kosovës të njihet nga këto vende", ka thënë Geci.

Pacolli po ashtu, sipas zëdhënësit të AKR-së, ka kërkuar nga Amër Musa që të vlerësojë faktet dhe t'i shmanget ndikimit të propagandës serbe.

Ndryshe, në këtë takim me gazetarë është bërë e ditur se me 13 dhe 14 prill Pacolli do të organizojë dhe financojë në Uashington konferencën "Kompletimi i misionit amerikan në Ballkan", në të cilën do të marrin pjesë zyrtarë të qeverisë amerikane dhe të vendeve nga Ballkani Perëndimor.

Nga Kosova është ftuar të marrë pjesë zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi. /rtk/
 
Titulli: Pacolli lobon për njohjen në Konferencën e Ligës Arabe

po de po qeveria po flen e Pacolli po lobon .bile dikush po kryen pune.
 
Titulli: Pacolli lobon për njohjen në Konferencën e Ligës Arabe

na qau Koken ky zogu i kurves
Qeash me thon se shteti i Serbis e pranoj kosoven ky tipi del thote kam lobu per kete njohje...


Doja ta pyes kete bir Rrugaçe qa u bo me kazakistanin e vendet tjera...
 
Titulli: Pacolli lobon për njohjen në Konferencën e Ligës Arabe

na qau Koken ky zogu i kurves
Qeash me thon se shteti i Serbis e pranoj kosoven ky tipi del thote kam lobu per kete njohje...


Doja ta pyes kete bir Rrugaçe qa u bo me kazakistanin e vendet tjera...

Perparsi kane Arabet
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top