Kresha
A pretty face can never trick me
Me ftesë të nënkryetarit të SHBA-së, kryetari i AKR-së udhëtoi në Uashington për inaugurimin e presidentit të 44-të të SHBA-ve.
Agjencia e lajmeve INA bën të ditur se kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli sot udhëtoi në Uashington me ftesë të nënpresidentit amerikan Xhozef Bajden, për të qenë i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të 44-të të SHBA-ve, Barac Obama
Siç mëson agjencia INA, kryetari i AKR-së, njëherit biznesmeni e humanisti Behgjet Pacolli, sot rreth orës 13.00 u nis për në Uashington për të marrur pjesë në inaugurimin e presidentit të 44-të të SHBA-së.
Me ftesë të nënkryetarit të SHBA-së Xhozef Bajden, kryetari i AKR-së Pacolli do të jetë i vetmi lider nga Evropa Juglindore që do të ketë vendin e sigurtë në Golden Play, që quhet vendi i artë VIP, shumë afër presidentit më të ri amerikan Barak Obama.
Siç na bëjnë të ditur burimet tona, z.Pacolli, përveç se do të jetë musafir i qeverisë së re amerikane, ai do të jetë i nderuar edhe në ballon e mbrëmjes, ku në këtë mbrëmje, numri i të ftuarëve do të jetë i limituar.Thënë shkurt, në këtë mbrëmje feste, do të jenë njerëzit më të afërt të presidentit të ri amerikan Barak Obama. Komuniteti për organizimin e ceremonisë së betimit të presidentit amerikan Obama, i kishte dërguar ftesë zyrtare z.Pacolli, që të jetë prezent në të gjitha këto mundësi, që të prezentojë në këto evenimente të paharruara dhe historike. Njëherit, z.Pacolli, që pritet që dikur nga orët e mbrëmjes të jetë në Uashington, do të pritet nga njerëz të afër të Obamës dhe sigurisht se do të ketë takim të ngushtë me presidentin e ri si dhe me nënpresidentin Bajden gjatë ditëve sa do të qëndrojë në SHBA.
Kryetari i AKR-së z.Behgjet Pacolli, do të ketë takime me shumë burra shtetesh nga e gjithë bota që do të jenë të ftuar dhe sigurisht se si gjithmonë edhe kësaj here, do të lobojë edhe për njohje të reja të Republikës së Kosovës dhe do të jetë e veçantë, sepse do të përfaqësojë edhe Kosovën dhe është lideri i vetëm i Evropës Juglindore që do ti ketë të gjitha këto mirënjohje në këto ditë të veçanta. Siç jemi të informuar, solemnitetet inauguruese vazhdonë edhe sot me koncertet e yjeve të njohura në sheshin e Linkolnit në Uashington, ndërsa të martën, rreth orës 17, bëhet inaugurimi solemn i presidentit të 44-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /ina/