Pacienti pret mbi pesë në sallën e operacionit!

Ylli-1

Etnoshqiptar
Publikuar: 8:23 / 18.12.2013

pacienti-pret-mbi-pes-euml-n-euml-sall-euml-n-e-operacionit_hd.jpg



E marta ka qenë një ditë e tmerrshme për pensionistin 67 vjeç, Shefki Syla. Jo pse ai duhej t’i nënshtrohej një operacioni vaskular, pas njëmbëdhjetë vjetësh dialize. Por, mosmarrëveshjet ndërmjet kirurgëve vaskularë, kanë bërë që ish-mësimdhënësi Syla, të presë mbi pesë orë në sallën e operacionit.

Atij i ishte caktuar intervenimi, mirëpo ndonëse kirurgu vaskular Elmi Olluri ishte paraqitur në sallë bashkë me anesteziologun, ishin ndihmësit operativë ata që mungonin. Kjo ishte arsyeja që Olluri nuk kishte filluar operacionin, derisa ekipi operativ të kompletohej, shkruan “Tribuna”.

Por, moskomunikimi ndërmjet Ollurit dhe zyrtarëve tjerë të repartit, ka bërë që pacienti të presë me orë të tëra në sallë. Hyra Syla, bashkëshortja e pacientit nga Prishtina, ka treguar se pacienti është trajtuar tash e një javë në repartin e vaskulares.

“E ka pas të caktuar sot operacionin te doktor Elmi Olluri. Nuk ia kanë dhanë ekipin këta kryeshefat që janë këtu edhe ka ndejt tri orë në sallë edhe është dashtë me heq prej sallës e me e dërgu në dhomë e me i thirr Policinë, gazetarët, Ministrinë e të gjithë. Dhe tek pas kësaj është futë pacienti në sallë”, ka thënë bashkëshortja e pensionistit Syla.

Ajo ka thënë se ka një javë që janë në klinikë dhe kishte dëgjuar se për shkak të problemeve që mjekët i kishin ndërmjet vete, po e pësonin pacientët. /Tribuna/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top