Pa këtë vitaminë nuk ka nerva të shëndoshë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Shiko fotografinë 1424554

Mungesa e vitaminës B6 shkakton lodhje, nervozë, ndjeshmëri, depresion, pagjumësi dhe nuk mund të ecni. Pos kësaj, me mungesën e kësaj vitamine ndërlidhen edhe marramendjet, neuritisi, si dhe sindroma e kyçeve të dorës.

Përdorimi i tepërt i ilaçeve, të cilat përmbajnë fenitoinë apo sucinimide, mund ta zvogëlojnë sasinë e vitaminave B6 në gjak.

Edhe antidepresivët, disa ilaçe që përdoren kundër kancerit, apo disa ilaçe kundër tuberkulozit, mund ta zvogëlojnë sasinë e vitaminës B6. Njerëzit shpeshherë e teprojnë me marrjen e tyre, si në tableta, po ashtu edhe nëpërmjet ushqimit, por kujdes, sepse doza e tepërt mund të shkaktojë humbjen e kujtesës.

Ushqimi i pasur me vitaminën B6

Mishi, peshku, patatet, bananet dhe bishtajoret (fasulja, bizelja dhe soja). Mbani mend që në fakt të gjitha vitaminat e kompleksit B (tiamina, riboflavina, niacina, piridoksina, vitamina B12, acidi folik dhe biotina) janë mjaft të rëndësishme për shëndetin e trurit dhe të sistemit nervor.

B;kshilla
 
Titulli: Pa këtë vitaminë nuk ka nerva të shëndoshë

Nuk kemi te tilla probleme pasi mish grosh e bishtaja hajm gati perdite .
 
Pe: Pa këtë vitaminë nuk ka nerva të shëndoshë

Shumicen e atyre ushqimeve si konsumoj,madje ai qe keshillohet me shume si peshku,se ha fare,as me sy se shoh as eren smund tja nuhas...
 
Titulli: Pa këtë vitaminë nuk ka nerva të shëndoshë

Shqiptaret qenkan plote me vitaminen B6 ...fasule cdo jave :P
 
Back
Top