Pa dilema, Nigeria e ka njohur Kosovën!

Kresha

A pretty face can never trick me


Nigeria e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Këtë e ka thënë princi nigerian, Ebunola Martins, i cili është presidenti i miqve afrikanë në Kosovë. Atij nuk i kanë pëlqyer fare disa raporte në mediet lokale se Nigeria nuk e ka njohur Kosovën, prandaj ndodhet në vendit tonë për ta dëshmuar të kundërtën.

Thotë se vendosja e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Nigerisë dhe Kosovës, si dhe vendimi për të hapur një zyre tregtare në Prishtinë, është forma të cilën Qeveria nigeriane e përdori për njohjen e Kosovës. Princi Martins, në një intervistë ekskluzive për “Tribuna Shqiptare”, të cilën e sjellë “Indeksonline”, thekson se pas njohjes nga Nigeria, shumë shtete tjera afrikane do ta njohin Kosovën.

“Raportet që ne kemi parë nga gazetat dhe nga televizionet tuaja po thonë se Nigeria nuk e ka njohur Kosovën dhe kjo është tamam një goditje për popullin tonë dhe për njerëzit si ne. ثshtë një ofendim për ne dhe nuk jemi aspak të lumtur me këtë, sepse fakti që media juaj ka dhënë këto deklarata tregon se ndoshta ato nuk janë duke punuar në të mirë të vendit dhe popullit të tyre. Nigeria nuk është si SHBA-të, Nigeria nuk është si Gjermania, ne jemi shtet në vete, ne kemi mënyrën tonë të të vepruarit, ne nuk i bëjmë gjërat si të tjerët, nuk i bëjmë gjërat si Senegali”, ka theksuar Princi Martins.

“Nigeria ka një popull të madh, ne nuk jemi një shtet i vogël, ne jemi një shtet që ka potencialin më të madh ekonomik jo vetëm në Afrikë, por në tërë botën. Andaj ne nuk jemi vend i vogël nën çdo standard, dhe ashtu siç e dini edhe ju në diplomaci nuk ka ministri të jashtme që do të lëshonte një deklaratë pa lexuar çdo fjalë. اdo deklaratë që ata bëjnë, e shikojnë mirë para se të firmosin dokumentin, andaj jam i befasuar me mediet dhe shtypin në Kosovë”, ka thënë Princi Ebunola Martins. /Telegrafi/
 
Back
Top