eGo0sTyle
System Engineer
![familjaret-300x224.jpg familjaret-300x224.jpg](https://fv.al/data/attachments/60/60988-7a0a16546761c370491eac2921d9fd49.jpg?hash=egoWVGdhw3)
ITALI- Dy vjet dhe kater muaj burg per komandantin italian Fabrizio Laudadio dhe tre vjet e dhjete muaj burg per shqiptarin Namik Xhaferi.
Ky eshte vendimi i dhene se fundi nga Gjykata e Apelit te Leces per te akuzuarit si shkaktare te tragjedise se Otrantos ne 28 mars te vitit 1997, ne te cilen humben jeten 108 shqiptare. Vendimi eshte me i zbulur me disa muaj nga ai i dhene me pare per kapitetin e anijes “Sibila” dhe ate te anijes shqiptare “Kateri i Rrades”.
Prokurori i përgjithshëm Giuseppe Vignola kërkoi lirimin e kapitetin italian, duke e argumentuar kete kerkese me pretendimin se përplasja mes dy anijeve erdhi si pasoje e manovrave te gabuara të komandantit të anijes shqiptare, ne tentative per t’i shpetuar bllokadës detare në brigjet e Puljas.
Vendimi erdhi mengjesin e sotem, pas 14 vjet e tre muaj pritje nga ana e familjareve te viktimave, qe deri me sot mbeten te endur neper dyert e gjykatave ne kerkim te drejtesise.
Sipas mediave italiane, vendimi erdhi ndersa shume prej familjareve prisnin ne ankth prej vitesh tashme fjalen e drejtesise.
Dy te denuarit jane akuzuar nga gjykata per vrasje nga pakujdesia dhe lendime te shumta.
Panorama.