OSBE plas “bombën” para zgjedhjeve: Qarkullojnë 2 mld euro para të pista, me to mund të blihen deputetë
Investimi i parave të kanabisit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare është një risk real për Shqipërinë. Kështu deklaroi sot në mbrëmje, në një intervistë për “Tonight Ilva Tare”, ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt. Sipas tij, “qarkullojnë më shumë se 2 miliardë euro para të pista. Pra ekziston risku se këto para mund të përdoren për të blerë deputetë”.Kjo është arsyeja thotë, Bernd Borchardt, pse OSBE pro ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, për të shmangur apo më saktë për të limituar sa më shumë blerjen e votave.
Pozitive sipas tij, është fakti se “pavarësisht për një kohë të gjatë prodhimi i kanabisit nuk ka qenë një shqetësim i madh për qeverinë e opozitën, tani është bërë shqetësim për të dyja palët”.
Protestën e opozitës e sheh legjitime por me shqetësim sheh bojkotin e Kuvendit, çka sipas tij do ngadalësojë ecurinë e reformave, kryesisht atë në drejtësi.
Ambasadori i OSBE sqaron se OSBE nuk është kundër votimit dhe numërimit elektronik, por se ka paralajmëruar mungesën e një kohë të mjaftueshme për ta futur në legjislacion.
Të pamundur për tu realizuar e sheh edhe votimin e emigrantëve për zgjedhjet e 18 qershorit, pasi nuk ka një regjistër të shqiptarëve që jetojnë jashtë.
b-thealbanian.co.uk