OSBE-ODIHR: Zgjedhjet transparente, por numërimi i votave po zgjatet

WxP

Staf në FV.AL
TIRANE-OSBE-ODIHR bëri të ditur sot ne mesdite raportin paraprak për zgjedhjet vendore 2011 ku kritikoi ashpër partitë politike për shumë vonesa që i sollën procesit ndërsa përmendën dhe përmirësime të dukshme.

Vëzhduesit e huaj bënë të ditur sot në një konferencë për situatën e vëzhguar prej tyre nga nisja e fushatës, ditën e zgjedhjeve dhe procesin aktual të numërimit të votave.

Me një zë të përbashkët OSBE-ODIHR e konsideroi të qetë në përgjithësi ditën e zgjedhjeve, por nuk kurseu kritikat për procesin e numërimit të votave.
“Të kalojmë në ditën e zgjedhjeve, në kundërshtim me periudhën parazgjedhore dita e zgjedhjeve në vetvete ishte një ditë përgjithësisht e qetë, por procedurat nuk u ndoqën në disa raste. Deri më tani vëzhgimi në numërim po vijon mirë me përjashtime. Numërimi po ecën në mënyrë të ngadaltë, numërimi ka patur dhe ndërprerje në disa raste. Për këtë proces ne do nxjerrim një deklaratë përfundimtare dhe kjo do dalë pas 2 muajsh, ose 6 javësh”, u shpreh kreu i vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it Jonathan Stonestreet.

“Pjesë të rëndësishme e këtij procesi janë ende në vazhdimësi dhe përfundimet varen kryesisht nga këto aspekte të zgjedhjeve dhe do të nxirren me përafërsi 6 javë më pas”.
Sipas OSBE-ODIHR në atë deklaratë përfundimtare do të trajtohen disa cështje dhe disa rekomandime sesi do ketë përmirësime në procese zgjedhore të ardhshme.

Vëzhguesit e vlerësuan se zgjedhjet vendore më 8 Maj, 2011 ishin konkuruese dhe transparente, por u organizuan në një ambient polarizimi tejet të lartë ku OSBE-ODIHR theksuan sidomos mungësen të organizimit të partive dhe qeverisë”.

“Ashtu si në zgjedhjet e mëparshme të dyja partitë kryesore nuk i kryen detyrat e tyre të përbashkëta duke krijuar negativitet në administrim të procesit, deklarata nga të dyja patrtitë që vinin në pikëpyteje integritetin e besimit ulën besimin e qytetarit”, theksoi Stonestreet.

OSBE-ODIHR theksoi se pati përmirësime të dukshme dhe në prej tyre ka qënë puna me listat e zgjedhësve.
në raport theksohet se KQZ funksionoi mirë dhe në mënyrë transparente në anën teknike, kurse në debate theksohet në raport, polarizimi i lartë partiak solli dhe këtu debate politike dhe vendime politike që më pas u korigjuan nga Kolegji Zgjedhor.

“KQZ funksinoi në mënyrë transparente edhe pse pati ndarje të qarta politike e bëri punën e vet të përgatitjeve teknike të zgjedhjeve por ky ambient i polarizuar pati ndikim në punën e KQZ ku diskutimet ishin të një natyre politike dhe vendimet në fund u morën në pas në linja politike dhe jo në mënyrë kolegjiale dhe disa u kthyen pas nga kolegji zgjedhor”, u shpreh Stonestreet.

Më tej Stonestreet theksoi gjithashtu se u shkelën disa afate ligjore mbi emërimin e komisionerëve dhe moscaktimi i tyre nga opozita e detyroi KQZ-në që të ndërhynte.

“PD dhe PS nuk nuk i caktuan në kohë dhe komisionerët në qëndrat e votimit dhe në ato të numërimit dhe u vunë re vonesa në procedura në procesin zgjedhor”.
OSBE-ODIHR theksoi se fushata u shoqërua me retorikë të ashpër ku vezhduesit evidentuan se ka pasur raste kur punonjës të administratës u përdorën për të mbështetur partite.
“Sa i përket një zhvillimi pozitiv, abuzimi me punonjësit në administratë ishin në ulje, por pati presion mbi zyrtarët publikë për të mbështetur PD, theksoi Stonestreet.

Por, pozitive sipas OSBE-ODIHR ka qene pasqyrimi qe mediat i bene fushates zgjedhore, procesit te votimit dhe tashme atij te numerimit. Mediat e ekulibruara dhe te paanshme rriten besimin tek qytetari per procesin zgjedhor, tha Stonestreet.

Megjithate vezhguesit theksuan se nuk eshte fjala e tyre te thone nese kishte zgjedhje te lira e te ndershme. Sipas tyre, e rendesishme eshte te evidentohet problematika ne kete proces qe me pas ne procese zgjedhore te ardhme keto ngerce te mos perseriten.

(d.b/BalkanWeb)
spacer.gif
 

Attachments

  • 43062_2.jpg
    43062_2.jpg
    15.2 KB · Shikime: 26

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top