Orteku, tragjedi ne Restelice

ida angel

:)
V.I.P
Arrin në 7 numri i viktimave në Restelicë!

Moti i keq ! Gjenden 2 kushërinjtë e zhdukur në malin Oplas, 45-vjeçari vdes në spital !
424250_374129409265153_141388129205950_1612312_313691222_n.jpg


Numri i të vdekurve nga orteku i borës që goditi gjatë ditës fshatin Restelicë të Dragashit, ka arritur në shtatë, ndërsa një vajzë 5-vjeçe është gjetur e gjallë dhe gjendja e saj shëndetësore është stabile, pos disa frakturave në gjymtyrë të trupit. Ende nuk dih...et për fatin e tre personave të tjerë.

Gjenden 2 kushërinjtë e zhdukur në malin Oplas, 45-vjeçari vdes në spital !

Transportohet në spital njëri nga 2 kushërinjtë që rezultonin të zhdukur prej 2 ditësh në malin Oplas, në Kukës. Banorët që arritën të gjenin 2 kushërinjtë Qarri, të strehuar në një bunker në mal, bënë të mundur transportimin me barrelë të Myrteza Qarrit drejt spitalit në Krumë. Ndërkohë 45-vjeçari Isa Qarri nuk mund të mbijetonte dhe humbi jetën menjëherë sapo mbërriti në spital. FB

51301.jpg

PRISHTINE-Amsera Reka, 5 vjeçe luan me kukulla në një dhomë të Spitalit të Prizrenit. Vetëm një natë më parë ajo u nxorr nga gërmadhat e shtëpisë së saj teksa ishte strukur në gjoksin e nënës së saj të vdekur.

Deri më tani, Amsera është e mbijetuara e vetme e Tragjedisë së Restelicës, ku nëntë persona vdiqën si pasojë e një orteku bore, derisa një 20 vjeçar dyshohet se vazhdon të jetë nën gërmadha, dhe policia ka prerë shpresat ta gjejë të gjallë.

Shaban Haxhi nga Restelica dhe imam në këtë fshat tregon për të përditshmen kosovare Express se ajo që ka ndodhur mëngjesin e së shtunës e ka tronditur. Ky banor tregon edhe nxjerrjen e vajzës së vogël, të cilën sipas tij e shpëtoi mrekullia e Zotit.

“E kam dëgjuar një të qarë nëpërmes një gypi dhe shpejt e kemi hjekë borën. Vajzën e kemi gjetë të gjallë në duar të nënës së saj”, tregon imami i emocionuar.
Tani Amsera gjendet e shtrirë në spitalin e Prizrenit dhe mjekët tregojnë se është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Sipas mjekëve kur e kanë dërguar në spital ishte vetëm pak e ftohur, por analizat treguan se ndodhet në gjendje stabël. E rrethuar nga dajat dhe të afërmit tjerë vogëlushja nuk e ka idenë se cfarë është duke ndodhur. Sipas një personi i cili prezantohet si daja i saj, Amsera deri tani nuk ka përmendur as prindërit as vëllain e saj.

“Shoqet” e vetme që atë e shoqërojnë në spital janë dhjetëra kukulla që i ka renditur në shtrat. Megjithatë mendjen e ka të kthellët. Di të tregojë për emrin dhe sa vjec është. Amserën në spital po e vizitojnë shumë njerëz që janë prekur thellë nga tragjedia.
Dje atë e vizitoi dhe një grua. Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga vizitoi në spitalin rajonal të Prizrenit, vogëlushen, të mbijetuarën e vetme të tragjedisë së shkaktuar nga moti i keq.

Fisi Reka jetonin afër njëri tjetrit. Por nuk janë më. Nëntë pjesëtarë të familjes Reka vdiqën brenda dite. Ata i zuri brenda shtëpive një ortek i borës i ardhur nga Bjeshkët sipër shtëpive.

Sot vijojnë kërkimet për 20 vjecarin Resmin Reka. Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës punuan gjatë gjithë të dielës, por nuk mund ta gjenin trupin e tij.
Dy shtëpi të vëllezërve Fehim dhe Rexhep Reka u rrafshuan nga orteku. Atyre tashmë mezi u duken themelet.
Por, mes gjithë kësaj tragjedie, gëzimi u lexua në fytyrat e ushtarëve të FSK. Ata arritën të nxjerrin të gjallë vajzën 5 vjece. Amsera është vajza e Avdullah 30vjec dhe Garka 29 vjec Rekës, të cilët kanë vdekur. Bashkë me ta ka humbur jetën edhe Amari djali i tyre 2 vjec.
Përvec këtyre në këtë tragjedi kanë vdekur Fehim, 57 vjec Zekia 54 vjec, Rexhep 58 vjec, Fatima 58 vjec, Seldin 17 vjec dhe Resmina, 20 vjec binjake me djalin që supozohet se gjendet nën rrënoja.

Përvec shtëpive të vëllezërve Reka kanë pësuar edhe gati njëzet shtëpi që gjenden në lagjen me të skajshme të fshatit, mirëpo në to nuk banonte askush.

Banorët e Restelicës janë të tmerruar nga ajo që kanë parë të shtunën në mëngjes. Përveç dhimbjes që kanë për fqinjët e tyre ata me të gjitha forcat kanë ndihmuar forcat e FSK-së, policisë dhe KFOR-it që të nxjerrin nga rrënojat nën ortek trupat e të vdekurve.

Kërkimet në fshat të dielën kanë përfunduar në orën 16 pasdite për të vazhduar sot në kërkim të trupit të djaloshit. Ekspertë të KFOR-it austriak u kanë sugjeruar që të ndalojnë kërkimet për shkak se ekziston rreziku nga shembja e ndonjë orteku tjetër për shkak të motit të keq.

Në këtë operacion janë të angazhuar qindra pjesëtarë të FSK-së, Policisë, KFOR-it dhe shumë banorë të fshatrave të Dragashit.

(d.b/BalkanWeb)
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Orteku, tragjedi ne Restelice

ngushellimet e mia te sincerta familjeve... Ju dhasht Zoti Forc e kivet.
 
Pe: Orteku, tragjedi ne Restelice

Ngushllime..:(..
O zote ky dimer sivjet thone qe i ngjan shume 85,..nje nder dimerat me eger.
I shalla zbutet koha,,
 
Titulli: Orteku, tragjedi ne Restelice

Ngushullime!
Cpo ben kjo debora sivjet, ne cdo vend qe ka rene ne sasi, ka bere viktima. :(

[h=1]Në Restelicë të Dragashit, Shtatë të vdekur nga orteku i borës[/h]
Sipas informatave më të reja nga terreni, në Restelicë njoftohet për shtatë persona të vdekur dhe një fëmijë i shpëtuar. Salim Jenuzi, kryetar i Komunës së Dragashit deklaroi se të gjitha viktimat janë të familjes Reka.
Më herët ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin personin e parë me shenja jete nga dy shtëpitë e mbuluara prej ortekut të borës.
Deputeti Hamza Balje ka konfirmuar nxjerrjen e një fëmije nga njëra shtëpi në Restelicë dhe ka shtuar se ekipet e FSK-së po punojnë vazhdimisht në përpjekje për të nxjerrë edhe të mbijetuarit e tjerë të tragjedisë.
* * * * * *
Policia e Kosovës konfirmoi edhe viktimën e tretë nga orteku që ka goditur disa shtëpi në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit.
Informacionet më të fundit nga komuna e Dragashit bëjnë me dije se ekipet që po ballafaqohen për t’i shpëtuar të mbuluarit nga bora në Restelicë, kanë nxjerrë dy persona pa shenja jete, ndërkohë që po punohet për t’i shpëtuar familjarët e tjerë që gjenden nën ortekun e borës. Shefi i policisë së Dragashit, Gëzim Zogaj, e ka konfirmuar për radion lokale ngjarjen tragjike në Restelicë, duke dhënë edhe bilancin e aksionit për shpëtim, deri në këtë orë. “Bëhet fjalë për ngërthimin e dy shtëpive të banuara nga një ortek i madh bore, ndërkohë që shtëpitë tjera, në të cilat nuk kishte banorë, nuk paraqesin urgjencë për intervenim. Deri më tani, janë nxjerrë dy kufoma, një mashkull dhe një femër, ndërkohë që dyshohet se brenda këtyre shtëpive ndodhen gjithsejtë 11 persona”, tha Zogaj.
* * * * *


Një person është nxjerrë nga shtëpia e tij, të cilën e kishte mbuluar një ortek i borës. Mjekët po luftojnë për ta shpëtuar nga vdekja, ndërkohë që janë edhe dy familje të tjera në Restelicë, të cilat presin shpëtimin, pasi shtëpitë e tyre janë mbuluar krejtësisht nga bora. Helikopterët e KFOR-it ndodhen në Restelicë për intervenim në këtë gjendje emergjente, ndërkohë që automjetet për pastrimin e borës po bëjnë ç’është e mundur që ta pastrojnë rrugën që lidh këtë fshat me Dragashin. Informacionet nga terreni bëjnë me dije se nga rrëshqitja e një orteku të borës, është ngulfatur familja Reka, me 11 anëtarë, në mesin e të cilëve ndodhen edhe tre fëmijë.


Reshjet e pandërprera të borës që kanë përfshirë vendin tonë, më së shumti e kanë goditur trevën e Gorës së Dragashit, ndërkohë që qarkullimi i automjeteve, edhe në rrugët rajonale, zhvillohet me mjaftë vështirësi. Në fshatin më të madh të kësaj treve dhe komunës së Dragashit, Restelicë, ortekët e borës kanë mbuluar pesë shtëpi banimi, në të cilat ndodhen edhe familjarët dhe se ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me fatin e tyre, përkundër angazhimit të të gjitha strukturave relevante për t’i shpëtuar. Dyshohet se brenda këtyre shtëpive mund të ketë edhe viktima, por ende mbetët për tu shpresuar, sepse aksioni po vazhdon për shpëtimin e tyre. “Banorët e fshatit tonë janë vetorganizuar, por qasja tek këto shtëpi është mjaftë e vështirë, për shkak të konfigurimit të terrenit, në të cilin bora ka arritur trashësinë disa metra”, bën të ditur Shaban Haxhiu, nënkryetar i këshillit të fshatit Restelicë. Aksionin për shpëtimin e këtyre familjeve po e rëndon edhe rruga e pakalueshme nga Dragashi deri në këtë fshat. Pjesa më e madhe e komunës së Dragashit është izoluar dhe nuk ka as energji elektrike dhe as sinjal të telefonisë mobile. Përfaqësuesit e qeverisë lokale kanë njoftuar qeverinë qendrore dhe ushtarët turq të KFOR-it, të cilët janë të stacionuar në Dragash, që të intervenojnë me helikopterët e tyre për shpëtimin e këtyre familjeve të mbuluar nga ortekët e borës.
Ditë më parë, një erë e fuqishme kishte lënë pa kulm mbi kokë një familje nga fshati Zlipotok, por që familjarët nuk kanë pësuar gjë, për faktin se nuk kishin ndodhur në shtëpi, në ditën e kësaj furtune./botasot
 
Titulli: Orteku, tragjedi ne Restelice

Nje regjistrim nga orteku i bores Restelice:

[TABLE="class: ts"]
[TR]
[TD="colspan: 2"][h=3]Orteku ne Restelice - YouTube[/h][/TD]
[/TR]
[/TABLE]
 
Re: Orteku, tragjedi ne Restelice

sa keq ,,,sidomos ne Shqiperi ky dimer i gjeti krejt te papergatitur...##Ne fakt e gjith Europa po e vuan ket dimer.....
 
Pe: Re: Orteku, tragjedi ne Restelice

sa keq ,,,sidomos ne Shqiperi ky dimer i gjeti krejt te papergatitur...##Ne fakt e gjith Europa po e vuan ket dimer.....

Shqipria ka vite qe e gjen e keqja pa pregatitur.. pse valle per shkodren qe permbytet vit per vit dhe qe eshte e paralajmeruar a pregatit gje qeveria jone thua?!


Zoti Jua lehtesofte te ftohtin te gjitheve ktyre vendeve....
 
Pe: Orteku, tragjedi ne Restelice

Booo sa gjynahh ngushellime
 
Titulli: Orteku, tragjedi ne Restelice

Mesa lexova te top channel kishte akoma gjalle njerez qe ishin te izoluar e uroj shume qe ata te dalin te gjalle...

Bora eshte e bukur shume,..per ata qe kane kushte per ta perballu ;
 
Titulli: Orteku, tragjedi ne Restelice

Bora eshte e bukur shume,..per ata qe kane kushte per ta perballu ;

Ne kete fshat nuk behet fjale per kushte perballimi. E njohe si fshat dhe perveq se eshte nder fshatrat me te medhenje ne Kosove njekohesisht edhe eshte nder fshatrat me te pasur ne aspektin ekonomik. Problemi qendron ne ate se gjendet ne lartesi te madhe mbidetare, prane bjeshkeve te rrepira dhe kete tragjedi ketu e ka shkaktuar rreshqitja e bores se madhe nga bjeshka qe gjendet rreze fshatit.

Uroje qe te kete pasoja sa me te vogla dhe te nxjerren nga bora edhe njerezit tjere te ngujuar.
 
Titulli: Orteku, tragjedi ne Restelice

Mesa lexova te top channel kishte akoma gjalle njerez qe ishin te izoluar e uroj shume qe ata te dalin te gjalle...

Bora eshte e bukur shume,..per ata qe kane kushte per ta perballu ;

Bora eshte e bukur shume ,te qetsohet shpirti kur shikon nje bardhesi totale .Por realisht verteton te kunderten ,dhe Migjeni e ka thene shume bukur ne veprat e tij .....debora ,bukuri qe vret !
 
Titulli: Orteku, tragjedi ne Restelice

Vetëm 1 vogëlushe i ka shpëtuar tragjedisë së rëndë të fshatit Restelicë të Dragashit. Klan Kosova ka sjellur pamjet e triumfit të FSK-së teksa e kaën gjetur të gjallë vajzën e vogël të familjes Reka.

[video=youtube;-kBvc2melW8]http://www.youtube.com/watch?v=-kBvc2melW8[/video]
 
Pe: Titulli: Orteku, tragjedi ne Restelice

Bora eshte e bukur shume ,te qetsohet shpirti kur shikon nje bardhesi totale .Por realisht verteton te kunderten ,dhe Migjeni e ka thene shume bukur ne veprat e tij .....debora ,bukuri qe vret !

tamam, bora eshte e bukur ne fillim kur bie dhe mbulon vendin me bardhesi, por kur vashdon te bjeri me dite,,..ateher behet me verte problematike...
 
Titulli: Orteku, tragjedi ne Restelice

Lajmi i fundit: Numri i viktimave nga orteku i bores ne Restelice te Dragashit arrijti ne 10 (vetem nje femije 5 vj. i ka shpetuartragjedise)
 
Pe: Orteku, tragjedi ne Restelice

Gjynah,vertet natyra ndonjehere tregohet e pameshirshme...
 
Orteku, tragjedi ne Restelice

Mendoj se me gjithe dhembshurine e rastit, artikulli e ka vendin tek tema e hapur enkas per ceshtjen tragjike ne fjale.
 
Titulli: Orteku, tragjedi ne Restelice

2 lajme qe ndegjova sot lidhur me kete rast me bene pershtypje:

1.Presidenti serb Boris Tadiq i ka ofruar ndihme Amseres se vogel nje llok burse/ndihme ne te holla deri ne moshen madhore te saj.

2. Meqe kta kishin nenshtetesi maqedone shume familje nga ketej ishin ofruar per ta birsuar mes tyre dhe nje familje gorane.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top