Origjinaliteti

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Cdo dite e me shume si ne forumin tone njashtu edhe ne forumet anekend virtulitetit mungon mendimi origjinal i anetareve dhe debatuesve. Cdo kunde, madje ne cdo faqe sheh dhe lexon mendime te krijuara nga diksuh dhe te bartura nga dikush tjeter (madje ne menyren ma cinike pa sjell limkun) dhe tipi krenohet dhe kembngule ne ate qe ka sjelle edhe pse ajo ne asnje nuance nuk eshte ojelle e mendjes se ti. Copy pastet na mbyllen mendjet sa kam filluar te dyshoj se a ka me mendime origjinale. Cfare do te thot per ju nje mendim origjinal i krijuar nga mendja juaj? Cfare paraqet per ju opinioni juaj si pjelle e mendjes suaj? A po zhduket mendimi origjinal apo mendjet tona jane aq te ceketa sa nuk jane ne gjendje te krijojne nje opinion mbi nje problem te caktuar. :ciaoo:
 
Titulli: Origjinaliteti

Teme e goditur kjo kitrra te lumte.
Mendimi origjinal i imi eshte ai qe une perdor ne postimet e mia,temat qe une hap ose jane mendime te miat ose jane lajme te marra nga gazeta Shqip edhe ne fund te cdo lajme e vendos titullin e gazetes.Po sic the ti ka shume antare qe po e mbushin forumin me tema copy paste dhe ky veprim po sjell ne nje gje.Ne humbjen e diskutimit te hapur ne forum,por cdo dite sa hap forumin do gjesh mbi 100 postime ku te shumtat jane tema copy paste,mbase e kane nga vrulli per te rimekumbur forumin ose mbase e kane se sdine cte bejne edhe shtojn postime personale.
 
Titulli: Origjinaliteti

tema nuk hap kurre .... mendimet nese mund te quhen te tilla i kom te miat .....

PD: duhet patur gjithmone nje mendje per te dhene nje mendim
 
Titulli: Origjinaliteti

Ndoshta ka dhe njerez me mendje te cekta... por me shume mendoj se njerezit jane ber pertace ose kane humbur pak a shume origjinalitetin kitrra.
Dhe mua me ka ren ne sy kjo gje por nuk i kam ven shume rendesi sepse un hyj thjesht per qef ne forum, me kuptimin e fjales qe nuk hyj te debatoj.

Kam qef te them mendimin tim ne disa tema qe me terheqin, dhe kaq :D as tema nuk hap dhe te them te drejten ka tema qe nuk i shikoj fare :D
 
Titulli: Origjinaliteti

Nuk kuptova se ku behet fjale, ne nje teme te hapur apo ne nje postim?
Gjithsesi: une per vete 98% te temave i marr nga artikuj te huaj dhe i perkthej, kuptohet se do kene ndryshime per faktin se ndryshon domethenja e shume gjerave pas perkthimit, por vendos te pakten emrin e dikujt qe thote dicka apo kush ka bere nje studim. Disa tema te historise i kam kopjuar por ka gjithmone emrin e autorit ne fund (zakonisht temat e historise i marr ne nje burim direkt nga dalin, kam lidhje e-mail me to).
Nqs behet fjale per postime dhe citime, lol kjo eshte e turpshme. Nuk kuptoj si mund ti pergjigjesh dikuj me copy.
ps. si gjithmone ti Kitrra, me tema reale. Sepse je rrealist:dong:
 
Titulli: Origjinaliteti

ska asgje te keqe. zgjeron njohurine dhe shpejtesine e informacionit. duhet me shume informacion nga bota qe na rrethon ne menyre qe te jemi me te sakte ne mendimin tone mbi realen dhe jorealen.
 
Titulli: Origjinaliteti

Ne fakt, te jesh origjinal ne ate qe thua, nuk do te thote se ke thene te verteten, por gjithashtu nuk do te thote dhe se ke thene dhe dicka jo te vertete.

Te jesh origjinal, eshte shume e veshtire, sepse do te thote te njohesh mire veten si duhet, dhe me pas te tjeret.

Por un kam pare njerez qe ishin shume origjinal ne te folur e menduar, dhe pse thonin brockulla.

Pershendetje!
 
Titulli: Origjinaliteti

temat e mia i shpik truri im kur i fus ca birra :) se esell nuk hap tema
 
Titulli: Origjinaliteti

Cdo dite e me shume si ne forumin tone njashtu edhe ne forumet anekend virtulitetit mungon mendimi origjinal i anetareve dhe debatuesve. Cdo kunde, madje ne cdo faqe sheh dhe lexon mendime te krijuara nga diksuh dhe te bartura nga dikush tjeter (madje ne menyren ma cinike pa sjell limkun) dhe tipi krenohet dhe kembngule ne ate qe ka sjelle edhe pse ajo ne asnje nuance nuk eshte ojelle e mendjes se ti. Copy pastet na mbyllen mendjet sa kam filluar te dyshoj se a ka me mendime origjinale. Cfare do te thot per ju nje mendim origjinal i krijuar nga mendja juaj? Cfare paraqet per ju opinioni juaj si pjelle e mendjes suaj? A po zhduket mendimi origjinal apo mendjet tona jane aq te ceketa sa nuk jane ne gjendje te krijojne nje opinion mbi nje problem te caktuar. :ciaoo:

Ah more Kitrra cfare teme ke hapur!

Ne rradhe te pare dua te them qe nuk jam kundra Copy Paste nese behet fjale per hapje temash, pasi keto te fundit, duhet te kene karakter informues!
Jam kundra copy paste-it kur behet fjale per postime, pra ne momentin qe duhet te japesh nje mendim personal, ne momentin qe duhet te shprehesh dijen tende!
Nuk jemi te thirrur ketu per te bere rolin e profetit, as te dijetarit dhe as te intelektualit!
Personalisht, shkruaj ne forum per te kaluar kohen dhe mundesisht t'ju jap dicka me shume atyre qe lexojne!
Objektivi im eshte te jem sa me e vertete ne postime, pra te jap nje kendveshtrim sa me te plote, sa me te detajuar, sa me te lehte per tu kuptuar dhe sa me te analizuar.
Ne forum ve re, qe jepen shpesh mendime te njeanshme (me te drejte): debati qendron ne shprehjen e javes tjeter!
Une, nuk postoj per te treguar mendimin tim, une postoj per te dhene nje mundesi ndryshe, nje kendveshtrim ndryshe..Ndaj dhe per kete, shpesh njerezit me gjykojne jo ne linje me vehten: sidomos tek temat e libidos kur njehere behem MARIA VIRGJERESHA dhe me pas kthehem ne LADY GODIVA!
Qendrimi im ndaj forumit, ndryshon shpesh, ndaj dhe nuk marr me kurre si personale postimet qe me behen (sidomos nga NOSTRA qe e ka gojen shpate!) sepse personi qe eshte jashte, nuk ka fare te bej me personin qe eshte ne forum!
Shpesh jap pergjigje "thumbuese" ose mundohem te hap tema "grricese", ne te vertete, te me vesh perball me nje njeri qe me shan si ne forum,e vetmja gje qe arrij te bej ne jeten reale eshte: E LE TE FLASE ME VETEN DHE PREKEM!
Shpesh mundohem te coj mesazhe me fjalet e mia, shpesh kritika, ndonjehere edhe pse nuk dua, e leshoj veten fare ne mendime e mendime qe s'i interesojne askujt!
Qellimi im eshte ai i analizes se sakte te nje problemi, jo i analizes me perfekte!
Nuk me pelqejne postimet me kendveshtrim negativ ndaj nje ceshtjeje pozitive. Nuk me pelqejne postimet e personave qe jane jashte fakteve dhe medoemos duan te kene te drejte edhe pse 30 veta i thone qe e ka gabim!
Nuk me pelqen kokefortesia e pabazuar! Ashtu si nuk me pelqejne antikonformistet moraliste!
 
Titulli: Origjinaliteti

Cdo dite e me shume si ne forumin tone njashtu edhe ne forumet anekend virtulitetit mungon mendimi origjinal i anetareve dhe debatuesve. Cdo kunde, madje ne cdo faqe sheh dhe lexon mendime te krijuara nga diksuh dhe te bartura nga dikush tjeter (madje ne menyren ma cinike pa sjell limkun) dhe tipi krenohet dhe kembngule ne ate qe ka sjelle edhe pse ajo ne asnje nuance nuk eshte ojelle e mendjes se ti. Copy pastet na mbyllen mendjet sa kam filluar te dyshoj se a ka me mendime origjinale. Cfare do te thot per ju nje mendim origjinal i krijuar nga mendja juaj? Cfare paraqet per ju opinioni juaj si pjelle e mendjes suaj? A po zhduket mendimi origjinal apo mendjet tona jane aq te ceketa sa nuk jane ne gjendje te krijojne nje opinion mbi nje problem te caktuar. :ciaoo:

Shume e drejte kitrra.
Por origjinaliteti ne nje forum shpesh here ka veshtersi te shprehet...Ne jemi origjinal ne te qenit dhe ne mendimet te cilat shprehen (shkruhen) me pak imponim i cili vjen ne perputhje me te perbashktat dhe te kundertat qe kane 2 mendime apo me shume.
Une sado te jem origjinale, sado te dua ta them shqeto apo troc ate qe dua te them, permbahem dhe origjinaliteti humbet sepse padashje arsyeja del mbi pasionin ne nje shoqeri virtuale.
Por ne ate qe them eshte ajo e verteta qe une mendoj edhe pse me me shume konformizem dhe me pak origjinalitet spontan. :D
 
Titulli: Origjinaliteti

100% jame Origjinale ne postime
vetem se ne fjalor jo se po i ndryshoj disa fjal qe i foli live per shkak se ketu po duhet me ju pershtat antareve qe jane nga Shqiperia :D
 
Titulli: Origjinaliteti

Kitrra si gjithnje nuk zhgenjen ne temat qe hap ( e fatmiresisht nuk je i vetem)

Personalisht nuk jam e prekur nga sindroma e dukjes.C'eshte kjo sindroma do thoni ju.Eshte ajo deshira e madhe per tu dukur i veçante,perfekt etj etj ne nje faqe interneti.
Une jap mendimin tim personal qe here pelqehet e here jo,ama eshte i imi e mua me pelqen...Te kerkosh origjinalitet ne FV apo ne faqe te tjera,eshte sikur te kerkosh....S'po me vjen nje krahasim tani.
Sdq mua perveçse te me vij keq per ata qe nuk kane nje mendim tyrin,nuk mbajne nje qendrim ne jete,nuk kam ç'mendoj tjeter.
S'po e zgjas shume,sdq Viola ka shkruar ato qe pak a shume do kisha shkruar dhe une.
 
Biankushe moj bjankushe:)

Me fal qe te citoj, por me beri pershtypje nje fjale e jotja: SINDROMA E DUKJES :)

Eshte e vertete kjo qe thua!:)
Ka shume anetare qe kane mbi 5000 postime dhe une nuk i kam lexuar kurre, ashtu sic ka dhe anetare me 100 postime dhe ja kam lexuar te gjitha! Sapo shoh emrin, shkoj e lexoj!:)

Ka dhe nga ata qe si forme DUKJEJE vene ne praktike shperhapjen e gjere te reputacjoneve ose postimet sui generis (te llojit te tyre, ma lejo kete shprehje latine) qe sigurisht i vene ne dukje dhe fatkeqesisht jo per mire!

Keta te prekurit nga sindroma e dukjes per fat te mire, me aq sa kam lexuar une kohet e fundit, jane shume pak....(ndoshta nuk jam e informuar po nejse)!

Ndonjehere mendoj: Perse duan te duken per keq?? Cili eshte qellimi i ketyre personave?
Tani normal qe askush nuk eshte perfekt, por perse valle duhet te nxjerrim ne pah pikerisht anet negative te qenies humane??
Sa me shume mundohem te analizoj psiken e ketyre prototipave, aq me shume me mbushet mendja se jane te semure!:gjujpeshk:
 
:dong::dong::lexim: skam cte shtoj me teper.
 
Titulli: Origjinaliteti

Teme aktuale kjo dhe pak anashkaluese se kujt i drejtohet realisht! :D Disa anetare ne kte forum, Gjarperesha pershembull qe me temat e saj te mara diku kushedi nga, ja ben bum fare...kjo sdo te thot se eshte e vetmja. Per mendimin tim ne nje forum pjesa me e madhe e anetarve para se te hapin goje, ose te levizin duarte, shkojn informohen edhe diku tjeter, kjo esht e bukura ose e keqeja e internetin.

Jo per gje, por me ka rastisur te bisedoj dikur me dike qe ne forum te shqyente per dije, dhe ne nje dialog reale, kur nuk kishte google me vete nuk dinte as 5 fakte nga me banalet. Pra, secili nga ju te dashur anetare e perdore pak google, wikipedia, a faqe te tjera te ktij tipi per tu informuar me mire para se te shprehet, edhe me kte nuk dua te them qe beni gabim, perkundrazi, beni shume mire sepse i formoni vetes dije. Perse them dicka te tille, sepse truri i njeriut eshte i formuar ne mnyre te tille qe nuk arrin te mbaj nje sasi teper te larte informazionesh dhe ti zgjedhi e perdori ato kur i duhen, disa here ka nevoj per nje shtytje, kjo per faktin se eshte qenie me racionalitet te limituar. Normalisht ky fenomen prek vec disa, ata qe duan te japin nje opinion "te sakte", te formuluar mire, me permbajtje te gjere, qofte kjo per "tu dukur" a per te konfirmuar ate ide per veten e vete qe anetaret e tjere te forumit kan krijuar per ate (kjo ndodh zakonisht), apo sjellin argomente bindese, me mundesit e veta apo te perforcuara nga interneti per te mbrojtur fuqishem idet e veta. Te dyja kto raste skan asgje te keqe, prap formim dijeje me teper eshte.

Pastaj origjinaliteti eshte fenomen teper relative per tu interpretuar. Origjinal mund te jet nje perkthim artikulli nese eshte interesante, origjinale mund te jet nje batut, ashtu sic origjinale dikujt tjeter mund ti duken perralla pa lidhje faktuale por te thena me fjale "te medha".
 
Titulli: Origjinaliteti

Cdo dite e me shume si ne forumin tone njashtu edhe ne forumet anekend virtulitetit mungon mendimi origjinal i anetareve dhe debatuesve. Cdo kunde, madje ne cdo faqe sheh dhe lexon mendime te krijuara nga diksuh dhe te bartura nga dikush tjeter (madje ne menyren ma cinike pa sjell limkun) dhe tipi krenohet dhe kembngule ne ate qe ka sjelle edhe pse ajo ne asnje nuance nuk eshte ojelle e mendjes se ti. Copy pastet na mbyllen mendjet sa kam filluar te dyshoj se a ka me mendime origjinale. Cfare do te thot per ju nje mendim origjinal i krijuar nga mendja juaj? Cfare paraqet per ju opinioni juaj si pjelle e mendjes suaj? A po zhduket mendimi origjinal apo mendjet tona jane aq te ceketa sa nuk jane ne gjendje te krijojne nje opinion mbi nje problem te caktuar. :ciaoo:

Urime per temen Kitrra. Per vete perdor mendimet e mia origjinale per cdo teme. Mendimi origjinal ne rralle te pare tregon se si arsyeton personi dhe bagazhin qe ai ka. Nese perdoret mendimi i tjetrit nuk ka vlere sepse sado qe te mundohemi ta fshehim ne shkrim dallohet qe eshte i kopjuar. Nje opinion i imi si pjelle e mendjes sime per mua paraqet personin tim nepermjet te shkruarit. Jam dakord qe mendimi origjinal sa vjen dhe pakesohet ndoshta kjo per faktin se mund te jete frika e kritikave nga tjetri (ne disa raste).E mira eshte te perdoret mendimi origjinal sido qofte ai.
 
Titulli: Origjinaliteti

mendimi origjinal sa vjen dhe pakesohet ndoshta kjo per faktin se mund te jete frika e kritikave nga tjetri (ne disa raste).E mira eshte te perdoret mendimi origjinal sido qofte ai.

Une mendoj qe mendimi origjinal, domethene, ai qe vjen si pjelle e mendjes tende, po kufizohet jo shume nga frika e kritikes nga te tjeret se sa nga mungesa e informacjoneve dhe nga DEMBELIZMI!

Kam vene re ne rinine e sotme, qe nuk e vret mendjen per asgje! Jane aq te stresuar te rinjte e sotem saqe jane te detyruar te perdorin indiferencen ndaj vuajtjes psiqike qe i ka kapur!
Ne fakt ne disa raste, nuk eshte keq ti lesh menjane problemet dhe te ecesh perpara, por kur ky fenomen fillon e behet karakteristike e personit ne fjale, e ben kete te fundit te kufizuar ndaj zgjidhjes se problemeve te ndryshme!
E ben te kufizuar ndaj shprehjes se nje mendimi ndaj nje problemi, sepse truri eshte mesuar mos te vihet ne levizje!

Dembelet qe njoh une, jane te ndare ne 2 kategori:

  1. Dembele Injorante - Ketu bejne pjese personat qe pertojne te bejne cdo lloj gjeje: nuk studjojne kurre, nuk lexojne kurre (as ne google, as ne Wiki), nuk punojne, hane pine dhe rrine... Keta jane gjithashtu te quajtur PARAZITE TE SHOQERISE!
  2. Dembele Inteligjente -Ketu bejne pjese personat te cilet me hir a me pahir, jane te detyruar te vene trurin ne levizje por vetem per te kopjuar (dalim tek copy paste)! Ata mesojne shume, kane aftesite intelektuale per te qene me te mire, por pertojne!Duke pertuar te vrasin mendjen, marrin gjerat e sakta te profesoreve dhe intelektualeve (sepse dembelet inteligjente, ndryshe nga dembelet injorante, dine te zgjedhin c'eshte e mire dhe c'eshte e keqe pak a shume) dhe i vene ne praktike! Problemi qendron se mendimet e sakta te personave te ndryshem, te vene copy paste kryekeput nxjerrin ne pah nje person te dobet dhe jo inteligjent! Kjo eshte kategoria me e keqe, sepse keta njerez, jane ata te cilet vertete mund te behen koka shteti, te cilet vertete kane mundesi te analizojne sakte nje ceshtje te thene nga te tjeret..por pertojne! Dhe duke pertuar te hedhin nje mendim origjinal me vlere, fillojne dhe rrotullohen rreth e rrotull temes duke hedhur balte ne mendimet e te tjereve! Te bindur per dijen e tyre, kryenece te papare, nuk mundohen fare te kuptojne se cfare do te thote personi tjeter...Per ata, TJETRI E KA GJITHMONE GABIM nese nuk i pelqen logjikes se tyre dhe e vetmja gje qe shohin tek diskutimi eshte KUSH e ka thene, jo CFARE ka thene!
Konkluzjoni ne te dyja rastet sjell Origjinalitet Dembelizmi! Pra ne te qenit kopjace, ne te qenit injorante, ne te qenit dembele, ne te qenit inteligjente ata prape ORIGJINALE jane:)
 
Titulli: Origjinaliteti

Cdo dite e me shume si ne forumin tone njashtu edhe ne forumet anekend virtulitetit mungon mendimi origjinal i anetareve dhe debatuesve. Cdo kunde, madje ne cdo faqe sheh dhe lexon mendime te krijuara nga diksuh dhe te bartura nga dikush tjeter (madje ne menyren ma cinike pa sjell limkun) dhe tipi krenohet dhe kembngule ne ate qe ka sjelle edhe pse ajo ne asnje nuance nuk eshte ojelle e mendjes se ti. Copy pastet na mbyllen mendjet sa kam filluar te dyshoj se a ka me mendime origjinale. Cfare do te thot per ju nje mendim origjinal i krijuar nga mendja juaj? Cfare paraqet per ju opinioni juaj si pjelle e mendjes suaj? A po zhduket mendimi origjinal apo mendjet tona jane aq te ceketa sa nuk jane ne gjendje te krijojne nje opinion mbi nje problem te caktuar. :ciaoo:

Na thuaji ti njehere se cfare kupton me mendim origjinal ? Pa he njehere ?

Se me duket nuk je shume i qarte .
 
Titulli: Origjinaliteti

Na thuaji ti njehere se cfare kupton me mendim origjinal ? Pa he njehere ?
Se me duket nuk je shume i qarte .

Une edhe munde te mos jem i qarte por me debatet tona ketu edhe munde ta qartesojme.
Fillimisht dua ta qartesoj se nuk jam kunder te mesuarit ne faqe te ndryshme informative, arsimore, dhe shkencore e as ne libra e shkolla,sepse ne kete menyre edhe une kam mesuar dhe mundohem se paku te mesoj. Me origjinalitetin nenkuptoj menyra e qasjes personale te nje anetari ndaj nje problematike te caktuar. Si rezultat i formesimit te tij, si rezultat i arsimimit te tij, pervojave te tij dhe analizave nga mendja e tij krijohet nje opinion nga kendveshtrimi apo kendveshtrimet nga te cilat i eshte qasur postuesi nje problematike te caktuar. Pra shume thjesht e kam fjalen per opinionet te cilat shkruhen apo krijohen nga debatuesi ne nje menyre te veten i cili karakterizohet nga nje vecantesi.
Nuk kam menduar se mendimi origjinal eshte i sakt gjithmon por eshte qasja personale ndaj nje problematike te caktuar( si e sheh debatuesi ate tematike, si e toleron, si e pranon, si bashkjeton me te, si e rrezaton ne mesin ku jeton etj) dhe duke pasur parasysh se secili nga ne karakterizohemi si te vecant ( pra jemi te ndryshem) edhe menyra e qasjes sone eshte e ndryshme qe per mua paraqet origjinalitetin.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Origjinaliteti

Njeriu qe ne lindje kap idete e te tjereve, dhe vazhdon me ato mendime. Origjinaliteti vjen kur ai/ajo eshte kundra ose i thekson ato mendime qe i jane futur me veprimet e tij.

Origjinaliteti mendoj ka te bej me sjellen dhe se si ne i konceptojme gjerat (me mendimet tona), por kur vjen fjala per informacione (apo shembulli i temave te hapura qe solli Kitrra) keto mund te jene, dhe jane origjinale, por nuk duken te atilla pasi jane perseritur, sterdegjuar e stershikuar nga ne, dhe te tjeret.
 
Titulli: Origjinaliteti

Jo une mendoj qe origjinal eshte ai njeri qe ato qe mendon , shkruan ketu ashtu i mendon tamam. Jo se i jane imponuar nga nje shkrim apo dikush tjeter. Informacione do mbartesh , nuk do te thote se nuk je origjinal .. po per mua origjinal je nese i perdor ato ne vendin dhe momentin e duhur. Pastaj dihet mendimin tend duhet ta perpunosh pasi ke marre info lart e poshte. Duhet te dalesh me konkluzionin tend vendimtar.

Origjinal te ben tamam koncepti si i kap gjerat , jo si ti imponojne ato.
 
Titulli: Origjinaliteti

ashtu sic jemi tipa te ndryshem dhe origjinalitet eshte i ndryshem
por ne pergjithesi ne shqipet jemi fallso ne realitet jo me ne virtuale
per mendimin time eshte pak e veshtire ta kuptojme njeri-tjetrin sa origjinale eshte
 
Titulli: Origjinaliteti

Ka njerez origjinal copy-paste apo jo snake :p ?

Nuk jam kundra temave te marra nga adresa te tjera me burimin e informacionit, por te vret syte te shohesh 200 tema te reja dhe 1 apo as1 pergjigje ne to...

Ka disa raste shume te lezetshme kur postohen disa tema prej femrash te shkruara prej meshkujsh, apo kur ne fund te temes lexon jepni komentin tuaj lol

Mendoj qe kaq eshte kapaciteti prodhues i anetareve tane, s'kemi c'bejme. Ndo1 rifreksim dhe nxitje nga kitrra s'eshte asnjehere pa vend. Si thua ti xhebro psh per kuriozitetet :D
 
Titulli: Origjinaliteti

E more kitrra shoku, po me dhemb koka kur shoh postimet e reja. Dhjetra tema fetare copy-paste te forumeve islamike dhe dhjetera anetare qe propagandojne pambarimisht. Me duket tamam si invazionet turke ne Shqiperi pas renies se Skenderbeut...

Ti kerkon origjinalitet, ketu behet fjale per njerez-seri :26:
 
Titulli: Origjinaliteti

Dhe sidomos fetare sepse nga ato gjen me shumice ne Internet.Me e bukura,se jane temat me me te merzishme.Sidomos ato me numerimin e fjaleve.Obobo,te dhemb koka qe ne rjeshtin e pare.Te reshqet truri pika,pika te medha drej tokes njesoj si jarget nga goja e qenve ne vape.
 
Titulli: Origjinaliteti

Per mendimin tim nese nje njeri nuk eshte ne gjendje qe te paraqesi mendimin e tij saj, eshte kompelt fallco, e shume shpejt do te bie ne kontradite me veten e saj.
 
Titulli: Origjinaliteti

Mendimi yt eshte i gabuar, sepse un mund te te bej shume pyetje qe ti nuk mund tu pergjigjesh rrjedhshem, por kjo nuk do te thote qe nuk je vet-vetja.

Pershendetje, gjarper!
 
Titulli: Origjinaliteti

rrjedhshem???

Vetvetja???

edhe une te persh...!!
 
Titulli: Origjinaliteti

Per mendimin tim nese nje njeri nuk eshte ne gjendje qe te paraqesi mendimin e tij saj, eshte kompelt fallco, e shume shpejt do te bie ne kontradite me veten e saj.

O zhot o zhot, thote hajduti kapeni hajdutin lol

Pale, ia pershtat vetes fjaline edhe ne gjini :D

Sa here e kane bere kete qe thua ti, psh kopjon nje vajze tema pa fund dhe harron ti lexoje permbajtjen e ndersa qe ne fillim te temes ku ngre pyetjen jep edhe pergjigjen, me pas postimin e dyte e ben po vete me nje mendim komplet ndryshe.

Nuk po sjell link ketu, sepse nuk dua t'ia nderpres vetes kete spektakel :ciaoo:
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top