Orientoje veten

GLOOM

Catch me if you can...
lol.jpg


Nëse nuk i japim një orientim vetes, atëherë jeta na shpije kah të dojë dhe dita e sotme do të na duket e njëjtë si dje, ose edhe më keq. Kjo është në rregull, derisa nuk lejojmë të kalojë një vit i tërë pa bërë asgjë për veten tonë. Po edhe kjo është në rregull deri në momentin kur vetëdijesoheni dhe arrini të shihni me keqardhje vitet e humbura për asgjë, të kaluara kot. Në rregull edhe kjo, mirë është përderisa e kuptoni që sot as fëmijët tuaj nuk janë më me juve dhe marrin rrugët e tyre. Kjo nuk është në rregull, nëse dini vërtet ta jetoni jetën, atëherë përjetojeni çdo ditë më mirë se tjetrën.
Më poshtë po japim vetëm një listë të ideve më të qarta, jo se ju nuk keni menduar për veten tuaj më parë, por t’jua përkujtomë me qëllim që të veproni pa humbur kohë.

DASHURIA: ثshtë një ndër pjesët më të rëndësishme në jetë. Lejoje veten të biesh në dashuri, në qoftë se deri tani nuk e keni bërë këtë. Jepni sa më shumë dashuri edhe për njerëzit tuaj të dashur, jo vetëm për partnerin, sepse nuk thonë kot kur jep edhe merr, prandaj është e natyrshme që dashuria t’ju kthehet.

ARGثTOHU: Mos lejoni të mbylleni në shtëpi, dilni edhe atëherë kur bie shi, edhe kur fryn era, shijojeni natyrën, kënaquni me bukuritë e natyrës, do të jetë një përjetim i paharruar.

SHIJOJENI USHQIMIN: Hani ushqimet tuaja më të preferuara, konsumoni edhe ato ëmbëlsira, të cilat me xhelozi do t’i shikonit të tjerët se si po i shijojnë. Vërtet do të ndiheni mirë kur t’ia plotësoni dëshirën edhe vetes.

SHFRYTثZONI RASTET: Ne shpesh e jetojmë jetën tonë shumë të matur, ose shumë të shqetësuar për situatat që na rrethojnë dhe frikësohemi që gjërat që mund t’i kemi s’do t’i kemi, por rastet janë në duart tona, ne vetëm duhet t’i shfrytëzojmë, sepse nuk na vinë gjithmonë.


AVENTURA: Mundohuni të bëni gjërat që ju vinë në sprovë, bëni aventura emocionuese, sepse vetëm sot do ta gëzoni këtë moshë dhe këtë shëndet.

PASIONI: Gjejeni pasionin tuaj. Së pari mendoni se çka ju bën vërtet të lumtur, edhe pse mund të ekzistojnë shumë gjëra, zgjidheni atë që e keni më shumë për zemër dhe luftoni për ta përmbushur atë dëshirë tuajën edhe në rast se do të jetë pak më i vështirë realizimi. Ju jetoni vetëm një herë.

INTERNETI: Qëndroni sa më larg nga kompjuteri i juaj, e di që është mënyra më e lehtë dhe e përshtatshme për argëtim, por është zgjedhje e gabuar, shumë më të mira dhe më të shëndetshme janë tri orë në golf se sa tri orë në internet.

UDHTIMET: Sigurisht ju do të dëshironit të udhëtonit dhe duhet ta bëni këtë edhe atëherë kur nuk keni mundësi t’i ofroni vetes akomodim në ndonjë hotel me pesë yje. Udhëtoni të paktën në një qytet tjetër, vizitoni malet, liqenet që t’i shijoni bukuritë e natyrës. Të shijosh diçka ndryshe është shumë freskuese dhe e shëndetshme.

USHTRIMET: Si të zgjoheni nga gjumi dhe të ngriheni nga shtrati, bëhuni gati për një vrapim.

BثHUNI POZITIV: Mendoni dhe analizoni cilat janë veprimet tuaja negative dhe zëvendësoni me ato pozitive.


HAPENI ZEMRثN: Zemra juaj nuk është një pako e mbyllur, duhet ta keni një person, të cilit mund t’ia hapni zemrën dhe hapja e zemrës do t‘ju ndihmojë shumë të ndiheni mirë.

SURPRIZA: Bëni surpriza të dashurit/ës tuaj/suaj. Do të gëzoheni ju dhe do t’i gëzoni ata. ثshtë një ndjenjë e papërshkrueshme, kur e bëni dikë të ndihet mirë, ose kur dikush ju bën juve të ndiheni mirë.

PثRBALLU ME FRIKثN: اfarë ju frikëson, çfarë ju lë prapa të tjerëve. اfarëdo qoftë ajo ju duhet të përballeni me të, vetëm përballimi e mposhtë frikën.

HUMANITETI: Bëhu human. ثshtë një përjetim që ju bën të krenoheni dhe të mos e harroni asnjëherë. Ndjenja që ushqeni kur arrini t’u ndihmoni atyre që kanë nevojë për ndihmë është ndjenja më e vlefshme që ju fisnikëron dhe ju bën të ndiheni mirë.

LUAJ ME FثMIJث: Fëmijët më shumë se kushdo tjetër dinë si të jetojnë. Ata dinë të përjetojnë çdo ngjarje, çdo moment. Ata kur qajnë, qajnë me të vërtet, kur luajnë, luajnë me të vërtet. Provoni të hyni në botën e tyre dhe të bëni atë çfarë duan ata në lojë, do të keni përjetime të pashpjegueshme.

BISEDONI ME Mث Tث VJETRIT: Ata kanë një përvojë të madhe dhe mund t’ju këshillojnë lidhur me zgjidhjen e problemeve të ndryshme në jetë. Mund të përfitoni shumë nga eksperienca e tyre.

REVISTA: Lexojeni revistën që e adhuroni. Aty mund të gjeni shkrime interesante, informacione, këshillaqë do ta pasurojnë dijen tuaj.


LAJMET: Mos shikoni lajme gjatë tërë kohës, nuk ndryshon asgjë thelbësore, ato vetëm barten nga personi në person.

QESH: Qeshni sa më shumë që të mundeni. Merrni komedi për të shikuar, lexoni barcoleta, shikoni emisione argëtuese si p.sh. kamera të fshehura.

RISI: Bëni diçka të re. اdo javë bëni agjendën se çfarë do të donit të bënit, ku do të dëshironit të shkonit, me kë do të dëshironit të rrinit etj.

Burimi Revista Select
 
Pe: Orientoje veten

Ndersa une perdor busullen per tu orientuar :p :p :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top