Ordiner, injorant i babëzitur për famë, duhet të ishe pas hekurave

unnamed-4-905x395.jpg

Mjekja e njohur Lida Shosha e cila ka qënë në vijën e parë duke ndihmuar pacientët, tashmë së bashku me familjen janë të gjithë të infektuar me Covid.

Nëpërmjet një statusi të gjatë në ‘Facebook’ ajo bën të ditur se ndodhet me vigone në duar e me oksigjen në hundë, me sy të lodhur dhe trup të drobitur nga dhimbjet që i kanë ardhur si pasojë e Covid.

POSTIMI:

Pas nje viti ne krye te sherbimit e ndihmes mjekesore ne perballimin e urgjencave ekstreme e rasteve madhore onkologjike, nonstop, ndaj pacienteve, qe vinin nga kater anet e vendit, normal do infektoheshim.

Po e shkruaj kete status me shpirt neper dhembe, ku une dhe gjithe familja ime po perballemi keqazi me Covid 19, me terapi intensive, uroj dhe shpresoj qe do ta kalojme.

Vigonet neper duar e oksigjeni ne hunde, syte e lodhur, e trupi i drobitur nga dhimbjet e tmershme, s’mundet kursesi te me mposhtin.

Ky mesazh eshte #Oshetime. Mos lejoni tju vrasin, tju marin jeten, njerez ordinere si Ermal Mamaqi, qe sot duhet te ishe pas hekurave te burgut per kete akt kriminal qe ka bere, e te tjere si ky.

Ky eshte #Krim,#Vrasje,#Makabritet Me jeten e shqiptareve te pafajshem, te lene ne meshire te nje vaksine qe s’dihet kur do vije.

#Ju pushtetare e qeveritare, qe me dore te celikte, duhet te ndeshkoni gjithe keta maskarenjte injorante, te babezitur per fame, që shkelin ekstremisht rregullat e grumbullimeve te paligjshme bash ne drite te diellit, qe po injorojnë njerezit qe po vdesin perdite, që po luftojnë me shpirt nder dhembe per mbijetese, e pakëz shpresë ne fund te një tuneli ku s’duket një drite.

#Ju, #Ju, qe lejoni keta kriminele, psikopate , do jepni llogari nje dite, ne mos para ligjit, ju kemi lene Zotin.

Flm miqve e kolegeve te vyer per gjithe ndihmen dhe suportin.

Ndjese, pacienteve te mi, per pamundesine e ndihmes dhe sherbimit qe mund tju nevojitej ne keto momente.

Do e kalojme dhe ketë flame. Atje jashte, shume gjera te bukura na presin nga kjo #Jete.

Zoti ju bekofte


Dita
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top