Orat

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Po hap një temë që do i dedikohet vetëm orave,prodhuesëve të tyre ,dhe llojeve të ndryshme.Nuk e di nëse tema është në vendin e duhur por nëse duhet zhvendosur mund ta bëni .

Po e nis me atë që cilësohet si ora më e shtrenjtë deri më sot,Chopard.Kjo orë është prodhuar me, 201 karat gurrë të çmuar dhe në përbërje të saj ka,3 diamantë të mëdhenj.Një diamant rozë prej 15-të karatësh,një të bardhë prej 11-të karatësh dhe një blu prej 12-të karat.Ka shtesë një numër prej 163 karatësh përbërë me diamatë të bardhë dhe të verdhë duke e çuar shumën e diamantëve në 201 karat.Diçka të ngjashme ka prodhuar edhe Hublot disa vjet më parë por që vlera e Chopard është shumë më e madhe .
20-carat-Chopard.jpg
Kjo orë kushton 25-së milon dollarë dhe është ora më e shtrenjtë sot për sot.
Kompania Chopard është themeluar në vitin 1860 nga Louis-Ulysse Chopard prej të cilit ka marë edhe emrin .Ndodhet në Gjenevë të Zvicrës dhe është një ndër kompanitë më të mira në botë për prodhimin e orave.Hapja e kompanisë me prodhimin e orave aksesor për gratë ka nisur në vitin 1974 vetëm pasi nipi i themeluesit të kompanisë j'a shiti këtë të fundit Karl Scheufele III në vitin 1963.
 
Titulli: Orat

Ajo që cilësohet si ora më e shtrenjtë e shitur në një ankand është e prodhuar në vitin 1933 nga Patek Philippe për bankierin Henry Graves Jr.U deshën 5-vjet për ta kompletuar dhe është një orë komplekse me 24 funksione mekanike mbas orës, e prodhuar në flori 18-të karat.Ora është prodhuar si një bast i bankierit e një mikut e tij për të pasur orën më të komplikur të prodhuar ndonjëherë.Kjo orë përbëhet nga në shumë se 900 pjesë të ndryshme të vendosura në një kasë prej 36 mm.Për më shumë se një dekadë blerësi i kësaj ore në ankand ishte anonim,së fundmi është mësuar se blerësi i saj ishte Sheik Saud Bin Mohammed Bin Ali Al-Thani i cili pas problemeve ekonomike duket se do e nxjerrë përsëri në ankand këtë orë unike.Ajo u ble në ankand në dhjetor të vitit 1999 për një shumë prej 11-milion dollarësh.

Patek-Henry-Graves-Supercomplication.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top