Orari ditor i jetes Islamike

muhamed-psh

Antar Aktiv
1. Posa të ngrihesh në mëngjes, me zemër të gëzuar kujtoje Allahun, merr abdest dhe fale sabahun! Mos e lë pa e bërë këtë kurrë!

2. Kujdesu për pastërti e rregull! Në punën tënde shko i gëzuar! Me kujdes e vetëdije kryeje detyrën!

3. Kur të takohesh me të tjerët të jesh i njerëzishëm, i mirë dhe i kujdesshëm! Ruaju nga fjalët e pakëndshme
4. Kujtoje Allahun gjatë ditës, kujdesu për namaze dhe përpiqu që bile nje namaz të falësh në xhami!

5. Kurrë mos u ul në tryezë pa i larë duart! Para se të fillosh të hash, thuaje Bismil-lahin, e pas
ngrënies thuaj Elhamdulil-lah! Duart laji edhe pas buke! Ushqehu me masë dhe kënaqu me atë që e ke!

6. Mos fle pa e falur jacinë! Në shtrat lexo atë cka e di përmendsh nga Kur'ani, dhe mbështetu në
mëshirën e Allahut! Mos fle shumë gjatë!

7. Ruaju nga mëkatet dhe shmangu nga shoqëria e keqe! Mos rri pa punë dhe ndihmoju në punë familjes tënde në shtëpi dhe të afërmve!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top