Kresha
A pretty face can never trick me
Më 27 Mars 2010, me rastin e shënimit të “Orës së Tokës - Earth Hour" do të zhvillohen aktivitete të ndryshme me qëllim të sensibilizimit të opinionit për rëndësinë që ka kursimi i energjisë në mbrojtjen e mjedisit.
Qëllimi i kësaj iniciative është organizimi për herë të parë në Kosovë i aktivitetit i cili fton individët, grupet e interesit, institucionet qeveritare dhe joqeveritare, bizneset etj që me datë 27 mars 2010 prej orës 20:30 – 21: 30 (për 1 orë) të fikin dritat dhe aparaturat e tepërta elektrike, duke ia dedikuar këtë Tokës, planetit tonë që po vuan nga ngrohja globale dhe ndryshimet klimatike.
Ora e Tokës është organizim i WWF (Fondi Botëror për Natyrë), organizatës më të madhe mjedisore në botë (www.earthhour.org), e që partner mbi bazë vullnetare në implementimin e këtij aktivitetit për Kosovë ka Asociacionin për Kulturë, Edukim dhe Arsim – AKEA dhe Shoqatën Ekologjike “Eko Viciana”.
Në "Orën e Tokës 2010" në Kosove janë ftuar të marrin pjese të gjithë. Aktiviteti kryesorë do të zhvillohet në Prishtinë në Sheshin “Nëna Terezë” në të cilin do të vendosen stendat ku do të nënshkruhen mbështetësit e kësaj iniciative. Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e kësaj dite do të organizohet edhe një fushatë ndërgjegjësimi ku do të shpërndahen fletëpalosje, fllajera dhe fanella.
Një pjesë e fletëpalosjeve do të shpërndahen edhe në institucionet e ndryshme publike si: ministri, shkolla, fakultete, etj ndërsa fanellat do t`u shpërndahen mbështetësve të aktivitetit me rastin e nënshkrimit të iniciativës.
Ora e Tokës ka edhe ueb faqen zyrtare në internet: http://earth-hour-kosovo.blogspot.com/ në të cilën mund të regjistrohen të gjithë mbështetësit e kësaj iniciative çoftë si individ apo organizata.
Shënimi i Orës së Tokës në Kosovë, po realizohet në saje të punës vullnetare të ambientalistëve dhe dashamirësve të mjedisit nga AKEA dhe Eko Viciana.
Edhe përkundër kërkesës që kjo ngjarje të mbështetet dhe përkrahet nga institucionet qeveritare dhe nga KEK-u, këto institucione nuk e kanë parë të rëndësishme të mbështetin këtë aktivitet. //mesazhi