Opozita premton se ne marshin e 28 nentorit do mblidhen 200 mij njerze

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
(E plotësuar) - Me ironi e ka nisur fjalimin e tij para militantëve të partive opozitare në Pallatin e Rinisë, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Albin a je këtu. Ndoshta Albini është po nuk po e shohim, e Donika është në pushim pak”, ka thënë Haradinaj.

“Jemi bashkuar për këtë që po ndodh dhe e dini pse jemi këtu. Kemi një mision të vështirë, në vendin që është nisë të jetë i pavarur. Para luftëa deshën të na e marrin autonominë dhe kemi filluar rezistencën. Edhe pasluftës deshën të na japin më pak se pavarësi, por ne kemi qëndruar stoikë dhe tash e kemi Republikën e pavarur me Ahtisaarin në mes”, ka thënë Haradinaj.



Haradinaj ka thënë se “ndërkombëtarët na ofruan që Serbinë ta fusim brenda”

“Unë kam qenë ndër ata që u kanë thënë JO, në Kosovë nuk duhet të jenë dy zot shtëpie. Vetëm ne. Tash i kemi dy Kosova, atë të 17 shkurtit dhe atë të Zajdenicës”, ka thënë Haradinaj.

Sipas kreut të AAK-së, Mustafa e Thaçi nuk janë të pavetëdijshëm.
“Por ne jemi në detyrë t'i ndalim dy Kosova, që ata dy po i krijojnë, duke përdorur edhe policinë, AKI-në, gjyqësorin e administratën kundër opozitës”, ka thënë ai.







Marshi i opozitës i cili do të mbahet me 28 nëntor për të kundërshtuar marrëveshjet e Asociacionit të Komunave Serbe dhe atë të demarkacionit me Malin e Zi, do të jetë paqësor dhe më një numër të madh të qytetarëve.

Ky është paralajmërimi që kanë bërë sot përfaqësuesit e partive opozitare në takimin që po mbahet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Jakup Krasniqi nga NISMA për Kosovën, gjatë fjalimit të tij në këtë takim, ka thënë se opozita në këtë datë historike do të bëjë marshim paqësor.

Krasniqi gjatë fjalimit të tij ka përmendur edhe peticionin e nënshkruar nga 200.000 qytetarë, që sipas tij, ka treguar se banorët e Kosovës nuk janë të kënaqur me Qeverinë.

“Peticionin i opozitës ka treguar se qytetarët nuk janë të kënaqur me Qeverinë. Ne, më 28 nëntor do të bëjmë një marshim paqësor dhe do të tregojmë se marrëveshjet e arritura me Serbinë nuk duhet të kalojën”, ka thënë ai.

Kurse deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se në marshin paqësor do të mblidhen mbi 200.000 njerëz.

Limaj: Pozita po krijon territor të Serbisë brenda Kosovës



Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj, gjatë fjalimit të tij drejtuar kolegëve nga opozita tha se janë bashkuar për të ndalur të keqen që po i kanoset vendit.

“Ne jemi bashkuar sepse ka nevojë për një bashkim të fuqishëm, jo vetëm të opozitës port ë gjithë qytetarëve, dhe bashkimi ynë nuk është kundër askujt përpos kundër atyre që po e shkatërrojnë vendin tonë”, tha Limaj.

Më tej ai ka bërë ftesë për zgjerim të zërit opozitarë dhe rritjen e fuqisë në mbrojtje të Kosovës.
“Po ju them se Kosova nuk ka konflikt të brendshëm, qytetarët kanë vetëm një konflikt dhe ai është se pozita me dy marrëveshjet që ka bërë po duan të krijojnë territorin e Serbisë në vendin tonë”, tha lideri i NISMA-s, duke shtuar se këto marrëveshje nuk do të kalojnë.

“Nuk ka asnjë mjet propagandues që e ndal opozitën e bashkuar drejt realizimit të objektivave të saj. Ne nuk jemi bashkuar për një opsion politik, por na ka bashkuar tema për Kosovën, prandaj kjo opozitë e bashkuar çdo ditë do të zgjerohet edhe më shumë”, ka thأ «në Limaj.

Në fund të fjalës së tij, ai u ka bërë thirrje të pranishmëve që të përcjellin mesazhin anët e kënd tek qytetarët e Kosovës, pa dallim të bindjes së tyre partiake, që të gjithë të bashkohen me 28 nëntor në një manifestim paqësorë për të kundërshtuar dy marrëveshjet që po e shkatërrojnë vendin, tha kreu u NISMA-s, Fatmir Limaj.



Lekaj: Më 28 nëntor të vishemi kuq e zi dhe t’i tregojmë argumetet tona

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, në takimin e strukturave të subjekteve opozitare që po mbahet në Pallatin e Rinisë, ka thënë se qytetarët më 28 nëntor duhet të vishen kuq e zi për t’ia bërë të ditur pozitës që opozita ka argumente.

“Me 28 nëntor të vishemi kuq e zi dhe t’i tregojmë pozitës që ne kemi argumente, që e kemi qytetarin prapa neshë për t'i kundërshtuar ata”, ka thënë Lekaj.

Opozita e bashkuar për datën 28 nëntor ka paralajmëruar një marsh paqësor në kundërshtim të dy marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi.

Visar Ymeri iu drejtohet shokëve të opozitës



Në tubimin e organizuar sot nga partitë opozitare në Pallatin e Rinisë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, i është drejtuar të pranishmëve duke thënë se nëse e kundërshton Serbinë dhe Zajednicën, duhet të përgatitesh për burgjet politike të Isa Mustafës
“Të kundërshtosh Serbinë dhe Zajednicën në Kosovë, duhet të përgatitesh për burgjet politike të Mustafës”, ka thënë ai.

Në Pallatin e Rinisë shihet një numër i madh i aktivistëve, por dy nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk janë parë në sallë. Bëhet fjalë për Albin Kurtin dhe Albulena Haxhiun.

Afër vendit ku po mbahet ky takim po qëndrojnë një numër i madh i pjesëtarëve të Njësisë Speciale. Ata tani më kanë hyrë në stadiumin e Prishtinës, jo larg vendit ku po mbahet tubimi.



Konjufca: Isa Mustafa do të fundoset bashkë me Zajednicën



Takimi i strukturave të subjekteve politike opozitare, ka filluar me fjalimin e Glauk Konjufcës, i cili ka thënë se opozita do t’i ndal këto dy marrëveshje sepse po marrin vullnet nga populli.

“Nëse Isa Mustafa mendon që ai do të qëndroj në pushtet vetëm duke krijuar Zajednicën, që tani le ta din se do të fundoset bashkë me të”, ka thënë ai.



Kurti dhe Haxhiu s’marrin pjesë në takimin e subjekteve opozitare

Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe deputetja e këtij subjekti Albulena Haxhiu nuk do të marrin pjesë në takimin e strukturave të subjekteve politike opozitare, që pritet të fillojë së shpejti. Kurse, afër vendit ku po mbahet ky takim po qëndrojnë një numër i madh i pjesëtarëve të Njësisë Speciale.

Përveç një numëri të madh të aktivistëve që janë në strukturat e subjekteve opozitare, në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë, tanimë ka ardhur edhe deputeti Glauk Konjufca dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Mos pjesëmarrjen e Kurtit dhe Haxhiut e kanë konfirmuar përfaqësues të Vetëvendosjes.

Pjesëtarët e Njësisë Speciale për momentin kanë hyrë brenda sallës së stadjonit, jo larg nga salla e kuqe.

Njësia Speciale në Pallatin e Rinisë, opozita së shpejti fillon takimin

Dhjetëra pjesëtar të Njësisë Speciale ia kanë mësyrë Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ku së shpejti pritet të mbahet takim i strukturave të subjekteve politike opozitare.

Takimi i subjekteve opozitare pritet të fillojë në Sallën e Kuqe, kurse, Njësia Speciale për momentin kanë hyrë brenda sallës sw studionit, ku po konsultohen mes vete.




Opozita mblidhet sot

Tri partitë opozitare do tëmblidhen sot në Prishtinë. Takimi mbahet në mesditë në Sallën e Kuqe në Prishtinë.

Opozita vazhdon të qëndrojë e palëkundur në kërkesat e tyre, derisa kanë paralajmëruar manifestim më 28 Nëntor.
largea_haradinaj-kurti1448114874.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top