Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

| Opozita: Nuk kemi atdhe rezervë, kemi vetëm Kosove

Për dallim prej herëve të tjera, takimi mobilizues i opozitës sot ka filluar me një dokumentar ku janë paraqitur premtimet elektorale të kryeministrit Isa Musafa e presidentit të zgjedhur Hashim Thaçi. Në dokumentar janë paraqitur, siç i quan opozita, dështimet e pushtetit gjatë mandateve të kaluara.

Aty janë hedhur poshtë të gjitha premtimet e tyre për 200 mijë vende pune. Po ashtu, ishte publikuar edhe fjalimi i Kadri Veselit, ku ka thënë që sigurimi nuk do të hyjë asnjëherë në Kuvend dhe fjalimin e kryeministrit Isa Mustafa, ku kishte thënë se nuk do të shkojë në Bruksel për të negociuar me Serbinë, por në dokumentar ishte paraqitur vizita e tij në Bruksel si kryeministër i vendit.
Takimi nisi me një pikë artistike të përgatitur nga aktori اun Lajqi, i cili shprehi gatishmërinë për mbrojtjen e tokës së Kosovës. Fjalimet filluan Ramadan Istrefin nga Kroi i Vitakut, i cili shprehi shqetësimet e tij për shqiptarët që janë shpërngulur nga veriu i Mitrovicës, për të vazhduar me Anita Gërdocin, studente në Universitetin e Prishtinës, e cila foli për gjendjen e të rinjve në vend. Më pas, fjalimet vazhduan krerët e partive opozitare, të cilët u bënë thirrje qytetarëve të ma rrin pjesë në protestë.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se tash e disa muaj po përballemi me njerëz që e kanë shkelur Kushtetutën, kufijtë e shtetit dhe e kanë kthyer Kosovën në zonë të pasigurt.
Ai tha se pushteti e ka shndërruar Kosovën në poligon të hajnisë dhe të krimit dhe, sipas tij, nga frika e tyre për të shpëtuar vetën, ata po e harxhojnë Kosovën.
Haradinaj: Kosovën e kanë shndërruar në poligon të hajnisë dhe të krimit
“Hashim Thaçi e Isa Mustafa e kanë bërë Kosovën poligon të hajnisë e të krimit. Por ata janë shumë dinakë, kanë arrit të mashtrojnë njerëzit e Kosovës dhe miqtë. E kanë lanë qytetarin e vendit pa vend pune, pa pagë, pa të ardhura. E kanë lanë pa pensione, pa sigurim shëndetësor e besa edhe të zhytur në borxhe e në kredi. Por, kështu nuk shkon më. Falë kundërshtimit tonë të bashkuar si opozitë me qytetarin sot themi se kush janë, çdo skaj i Kosovës e kanë marrë vesh se kush janë këta, besa edhe miqtë e kanë marrë vesh. Nuk ka kush tashmë që nuk beson se këta dy nga frika e tyre për ta shpëtuar veten, janë kah e harxhojnë Kosovën… Këta dy njerëz po duan me kthye Kosovën në marren e tyre, por Kosova nuk e duron këtë marre. Ky vend ka pasur edhe në të kaluarën situata e njerëz më të këqij se këta por ka ditë me dal në dritë”, tha Haradinaj.
Haradinaj më tej tha se Kosova është më e fortë se frika e tyre dhe se kufijtë e saj janë të paprekur.
Kryetari i NISMث – s për Kosovën, Fatmir Limaj tha se këta njerëz i kanë zhgënjyer edhe qytetarët të cilët i kanë votuar. Ai tha se të gjithë ndihen të tradhtuar nga ky regjim, prandaj duhet bashkuar pa dallime politike e partiake deri në largimin e këtij regjimi, siç e quan ai, antikushtetues.
Limaj më tej tha se opozita është e palëkundur dhe se janë më të bashkuar se kurrë më parë deri në rrëzimin e pushtetit, pasi që opozita nuk ka atdhe rezervë, por e kanë Kosovën.
Limaj: Ne nuk kemi atdhe rezervë, atdheu ynë është Kosova
“Të gjithë pa dallim bindjeve të tyre partiake e politike kemi ardhur në një zë, të gjithë janë të pakënaqur, të zhgënjyer e të tradhtuar nga ky regjim, dhe nëse edhe analizat e tregojnë një gjë të tillë, atëherë mbetet vetëm një rrugë për t’u liruar nga ky regjim antikushtetues. Të bashkohemi të gjithë pa dallime krahine, partiake e bindje politike, përderisa e shohim se Kosova është një Republikë në rrezik, të gjithë duhet bashkuar deri në largimin e këtij regjimi antikushtetues. Ne si opozitë e bashkuar as nuk jemi lëkundur as nuk do të lëkundemi, ne jemi më të bashk uar se kurrë deri në largimin e këtij regjimi antikushtetues… Ata po e testojnë vendosmërinë tonë, sa jemi të vendosur me rrugën tonë, ne u tregojmë që jemi po aq të vendosur sa kemi të drejtë në kauzën tonë, ne nuk kemi atdhe rezervë, atdheu ynë është Kosova”, tha Limaj.
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri tha se Hashim Thaçi, Isa Mustafa e Kadri Veseli janë treshe e krimit dhe korrupsionit, por sipas tij opozita nuk do të pranojë nëpërkëmbjen, ofendimin, gënjeshtrën, hajninë dhe uzurpimin e këtij regjimi.
Ymeri më tej tha se Kosova po vazhdon të rrezikohet nga “Zajednica”, nga demarkacioni, shteti policor e diktatura, që sipas tij, po rrënon demokracinë e barazinë në vend dhe nga kapja e shtetit që po e transformon republikën ne shtet huliganësh.
Ymeri: Republika duhet të jetë e lirë nga ndërhyrjet e Serbisë
“Realisht republi ka jonë është vënë në rrezik nga shumë faktorë, por praktikisht kjo Republike po rrënohet nga tre njerëz, Hashim Thaçi, Isa Mustafa e Kadri Veseli. Këta zaptues që janë vendosur në majën e diktaturës së huliganëve po e kontrollojnë aparatin shtetëror, këtë aparat që e kanë vendosur në shërbim të interesave të tyre e përmes tyre në funksion të interesave të Serbisë. Por, me rëndësi tash e shtatë muaj ne jemi në rezistencë…Do të kundërshtojmë aktivisht e intensivisht deri sa ky regjim e kjo politikë bërje të shporret njëherë e për gjithmonë nga institucionet e republikës, derisa republika e Kosovës te jetë plotësisht e pavarur e sovrane, e lirë nga ndërhyrjet e Serbisë e nga Kapja e Isës, Hashimit e Kadrisë”, tha Ymeri.
Ymeri ka përmendur edhe reagimin e Odës Ekonomike të Kosovës të cilët i janë ankuar institucioneve të BE – së për rrokullisjen e kamionëve me mallra nga Serbia. Ymeri e ka q uajtur Gërxhaliun mik të Thaçit e argat të regjimit. /KosovaPress
opozita-190316.jpg
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back