Opozita nuk e pranon vendimin e Sejdiut për zgjedhjet

Erblinaa

Anëtar i ri
Opozita nuk e pranon vendimin e Sejdiut për zgjedhjet

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të padisë presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, në Gjykatën Kushtetuese që nuk është formuar ende. Ky është reagimi i parë i partisë opozitare pas vendimit të Sejdiut që të mos ketë zgjedhje parlamentare këtë vit.
Duke e konsideruar të papranueshëm vendimin e Sejdiut dhe mbështetjen e përfaqësuesit civil ndërkombëtar, Pieter Feith, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se do të ankohet për të në Grupin Drejtues Ndërkombëtar.

Haradinaj ka thënë se do të kërkojë debat në Kuvend për këtë çështje dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë edhe të bojkotimit të Kuvendit nga partia e tij.

Vendimin e sotëm të presidentit Sejdiu e kanë kritikuar edhe dy partitë më të mëdha opozitare, AKR-ja e LDD-ja, pasi thonë se është marrë pa asnjë konsultim me opozitën. /ktv/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top