Opinione mbi protesten e studenteve

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Protesta e studentëve, Berisha-Kryemadhi përshëndesin të rinjtë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, përshëndet protestën e studentëve, të cilët kërkojnë uljen e tarifave.

“Bravo! Ju meritoni të jetoni të lumtur në Shqipëri. Politika duhet të mësojë prej jush. Respekt dhe mirënjohje”, shkruan Kryemadhi.

Ajo ka publikuar një video me pamje direkte nga protesta, në shenjë mbështetje ndaj tyre.

Edhe ish-kryeministri Berisha ka përshëndetur protestën e studentëve, ku me një mesazh iu është drejtuar gjithë qytetarëve që t’i bashkohen të rinjve.

“Arsim publik, falas kërkesa e drejtë e studentëve grevistë. Ju bëj thirrje qytetarëve të bashkohen me studentët”, – shkruan Berisha në faqen e tij në “Facebook”, teksa ka postuar video nga protesta e studentëve, e cila po vijon.
 
Ja senjalet e para... hahaha viva albania!!!
Sa vem bast qe asgje sdo mxjerrin ne drite???!!!
 
Protesta e studentëve, Topalli: Kujdestarë të kombit, japin dritë shprese

Protesta e mijëra studentëve para Ministrisë së Arsimit është përshëndetur edhe nga ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila thotë se të rinjtë me “kryengritjen” e tyre i dhanë një dritë shprese vendit të tyre.

“Ata sot po protestojnë kundra tarifave, por në thelb Protesta e tyre është kundra varfërisë se shumëfishuar, kundra pamundësisë për te jetuar një jete siç e ëndërron çdo i ri; ata sot protestojnë kundra papunësisë te prindërve te tyre, kundra pensioneve qesharake te gjyshërve te tyre; protestojnë kundra padrejtësisë, kundra brutalitetit; kundra korrupsionit qe ka kap çdo qelize te këtij shteti; ata protestojnë kundra krimit e pasigurisë; protestojnë ne fakt kundra qeverise dhe oligarkëve; kundra tradhtisë se opozitës dhe lidershipit te saj te korruptuar, si dhe kundra gjithë atyre qe pasurohen me karrigen politike qofshin ne pushtet apo opozitë”, thotë Topalli.

Sipas Topallit, studentët sot kanë protestuar kundër “një sistemi të kalbur që nuk ka asgjë të përbashkët me atë që studentët e 8 Dhjetorit kërkuan 3 dekada me parë”.

“Ata sot po i japin shprese familjeve te tyre, shtëpisë se tyre, vendit te tyre te dashur. Ata po thonë : duam te jetojmë këtu.. nuk duam te ikim si miliona shqiptare te tjerë , vëllezër e motra te tyre qe ikën nga dëshpërimi. Bravooo studentë!”, shprehet ish-deputetja e PD.

6 dhjetor 2018 gazeta-Shqip.
 
Monika dhe Topalli duhet te zhduken nga politika!

Bah....
 
Duhet ti shkojne deri ne fund, duhej ta rrezojne kete system te kalbur deri ne palce. Mjaf tek Ministria tani duhet protestuar tek kryeministria. Duhet zgjeruar kauza se viktima te sistemit jane te gjithe dhe jo vetem studentet. Eshte koha e Shqiptarit dhe e Shqiperise iku koha e shkerdhatokracise.
 
Mos i jepni ngjyrë partiake protestave të studenteve.
 
Vveton mendoj se vjen nje kohe qe protesta duhet politizuar, fundja duhet te dale edhe nje rryme e re nga studentet. Ka ardhur koha te evoluojne ne kerkesa. sic thashe me poshte ka ardh koha te rrezohet sistemi.
 
Nuk duhet të bëhet partiake, vet jeta është politikë. Por, shqiptarët mund të protestojnë duke mos përfshirë në protestë PD apo PS.
 
Nuk e kam fjalen per perfshirjen e partive qe permende por per mendimin politik qe duhet te evoluoje, sepse nqs do mbeten keshtu as kane per te shkuar me shume se tek protesta para ministries dhe bllokimi I rruges. Duhet permbysje sistemi duhet gjitheperfshirje ne proteste. Duke qene se kryeministri e mbajti arrogance deri ne fund tani ka ardh koha per evoluim te protestes ndryshe kjo proteste mbaron.
 
Kërkesa për të vazhduar me protesta në Kryeminstri, është kërkesë e forumeve të partive politike, flas për forumet rinore të PD si dhe të opozitës.
 
Cdo kerkese, ultimatume eshte politike.
Uroj ti zgjidhen , sepse ne te kundert jo vetem qe sdo fitojne asgje....por do percahen si sot.
Para kryeministrise protestonte dhe dirigjonte Jamarber Malltezi.....

Do doja fort te krijohej nje force e re....por jane kaq te rinj, dhe pa pervoja drejtuese.
Femije qe gjithcka e presin nga familja.
Kur sjane te zote te zgjedhin nje perfaqesi te tyre....cfare politike do bejne?
Nje brez me dilema e dyshime.....frike se gjithkush blehet.
Pa integritet e pavaresi mendimi.
Ja pra ky eshte brezi qe shpresojme....frike se korruptohen!!!
Askush qe merr nje pergjegjesi dhe te jete zeri perfaqesues i te gjithve, me vendosmeri e bindje.....por jo zgjedhin kaos.
Pjelle e kaosit qe vdes brenda kaosit!!!

Shprese e cuar dem...
 
Kërkesa për të vazhduar me protesta në Kryeminstri, është kërkesë e forumeve të partive politike, flas për forumet rinore të PD si dhe të opozitës.

Nuk dua te hyj ne detajet dhe makinacionet e partickave sepse ato e kane humbur besimin ne popull si e majta dhe e djathta. Idea ime eshte qe te pershkallezohet dhe politizohet qe te shporren keta politikane qe kemi dhe te dale ndonej rryme e re politike me e motivuar qe vendi te eci perpara. Nuk e beson me njeri as Edin e as Lulin... monen jo e jo? ;)
 
Deri tani drejtor mohojne se kane qellim te hedhin qeverine.
Pak me pare ne stop te klan , nje nga studentet tha - nuk duam te heqim Ramen , sepse i bie te vij Luli....

Por nuk jane gati jo....
Une kete shoh, asnjeri nuk ka frymen e nje lideri!
Te gjithe te shoferi duan
 
Nuk dua te hyj ne detajet dhe makinacionet e partickave sepse ato e kane humbur besimin ne popull si e majta dhe e djathta. Idea ime eshte qe te pershkallezohet dhe politizohet qe te shporren keta politikane qe kemi dhe te dale ndonej rryme e re politike me e motivuar qe vendi te eci perpara. Nuk e beson me njeri as Edin e as Lulin... monen jo e jo? ;)

Ne të dy e kemi të qartë, po shkuan studentet te Kryeministria, fiton PD. Po nuk shkuan, fitojnë studentet. Të gjitha matematikat tjera janë veç fjalë!
 
Shkuan nje pjese nen dirigjimin e Jamarber Malltezi......percarja filloi :(
 
Nuk ka organizim të pranuar pos atij që bën nisma "Për Universitetin". Ashtu si edhe ata thonë: Ne do të qëndrojmë! Ata do të rrëzohen!

Nëse studentet shpërndahen në çdo rrugë e kryqëzim, kuptohet që forumet rinore të partive politike do të jenë në aksion. Mirëpo, kam besimin e madh se këtë herë do fitojnë të vërtetët, jo politikanët e mjerë që përçajnë, e më pas sundojnë.
 
Ne të dy e kemi të qartë, po shkuan studentet te Kryeministria, fiton PD. Po nuk shkuan, fitojnë studentet. Të gjitha matematikat tjera janë veç fjalë!

Nuk duhet te ndahet kauza jo shkuan jo nuk shkuan, duhet pershkallezuar duhet shembur duhet organizuar ky organizim i paorganizuar deri tani. Duhet te rilinde nje fryme e re se e ka mundesine ta beje. Kjo qeveri duhet te bjere ketu jam mese i qarte ne ate qe them.
 
Po po je shumë i qartë, flet si një anëtar i PD-së. Asnjë dyshim për këtë gjë :)
 
Si te bjere kur nuk kane fryme lideri?
Apo hajde te bejme nje qeveri me femije?
Nejse...
 
Nuk ka organizim të pranuar pos atij që bën nisma "Për Universitetin". Ashtu si edhe ata thonë: Ne do të qëndrojmë! Ata do të rrëzohen!

Nëse studentet shpërndahen në çdo rrugë e kryqëzim, kuptohet që forumet rinore të partive politike do të jenë në aksion. Mirëpo, kam besimin e madh se këtë herë do fitojnë të vërtetët, jo politikanët e mjerë që përçajnë, e më pas sundojnë.

Shpresoj......ama situata dhe mes tyre nuk duket aq kompakte sa ishte ne zanafille
 
Si te bjere kur nuk kane fryme lideri?
Apo hajde te bejme nje qeveri me femije?
Nejse...

Moni ti je me mendjehapur se kaq, nuk them qeveri studentesh por qeveri me njerez qe perfaqesojne vlera. Edhe studentet e dhjetorit te pare "femije" ishin por zhduken nje sistem 45 vjecar. ;)
 
Po po je shumë i qartë, flet si një anëtar i PD-së. Asnjë dyshim për këtë gjë :)

Aha me pelqen konkluzioni yt sado qe eshte i gabuar. Aty ku jam une nuk ma ndjen as PD as PS. ;) Mgjth ec debatojme me argumenta dhe kunderargumenta mos qendro tek mbeshtetja e kaq. Ma kundeshto opinionin me argumenta dhe jam ok me ty me pas.
 
Studentet kanë 8 kërkesa, ata nuk duan të negociohet për to. Nuk duan as të ndërhyn partitë politike, as të bëhen pjesë e lojërave të tyre. Pse duhet të rrezohet qeveria kur po ndryshohet mentaliteti i të riut shqiptar? Midis rrugës-protestës si dhe kursit të gjermanishtes për të ikur larg Shqipërisë, ata kanë zgjedhur të protestojnë. Mendon se e meritojnë të shfrytëzohen? Sigurisht që jo :)
 
Moni ti je me mendjehapur se kaq, nuk them qeveri studentesh por qeveri me njerez qe perfaqesojne vlera. Edhe studentet e dhjetorit te pare "femije" ishin por zhduken nje sistem 45 vjecar. ;)

Jo studentet bene thyerjen , perfitimet i mori dikush tjeter!
Pra mbollen ne kurriz dhe frutat i gezoi Saliu....kete doje te thoje?
 
Ore pse more po tha Rama qe po edhe do zgjidhet cdo gje. E kupton se sa kohe do te riformatohet programi arsimor dhe me pas te miratohet .... e di kohe do qe te zgjidhen profesoret jo medioker e di sa kohe te ringrihen shkollat biblotekat laboratoret infrastuktura, do aq kohe sa Rama ta mblle kete qeverisje dhe te marre nje tjeter. Tani mishin po jau han deri me tani shqiptareve por do u zhduke edhe kocken. Do aq kohe sa Rama me lepirsit e tij te shfrytezojne cdo mjet presioni ndaj studenteve e prinderve te tyre per ta vdekur kete kauze.
 
Kete duhet te shmangim te gjithe bashke po te me lexoje me vemendje thashe force e re politike, jo llumi i ketyre 27 viteve.
 
Ore pse more po tha Rama qe po edhe do zgjidhet cdo gje. E kupton se sa kohe do te riformatohet programi arsimor dhe me pas te miratohet .... e di kohe do qe te zgjidhen profesoret jo medioker e di sa kohe te ringrihen shkollat biblotekat laboratoret infrastuktura, do aq kohe sa Rama ta mblle kete qeverisje dhe te marre nje tjeter. Tani mishin po jau han deri me tani shqiptareve por do u zhduke edhe kocken. Do aq kohe sa Rama me lepirsit e tij te shfrytezojne cdo mjet presioni ndaj studenteve e prinderve te tyre per ta vdekur kete kauze.

Nuk është problemi te Rama, më sa duket është problemi te sistemi apo jo? Kështu së paku në fillim mu duk se mendon. Për mua si një i ri është madhështore kur shoh studentet të protestojnë, në ftohtë dhe aq me vullnet e kupton? Kjo e ndryshon sistemin, ideja e tyre për zgjim qytetar e ndryshon sistemin. Në Shqipëritë tona, kemi nevojë të madhe për të kuptuar se nuk kemi atdhe të dytë dhe duhet këtu ku jemi, të zgjohemi çdo ditë. Unë do të doja që edhe në Kosovë të kishte organizime të tilla, do të doja të zgjohemi edhe ne. Më dhëmb kur shoh organizata studentore që janë të ndikuara nga partitë politike. E kam përcjell një kohë të gjatë nismën Për Universitetin, që nga koha kur benin peticione, kur organizonin debate në grup, kur organizonin shikimin e filmave. Ata janë shumë të mirë, mos i ndani! Së paku njëherë në jetën tuaj në Shqipërinë tuaj, jeni zgjuar.
 
tani mund te them qe jemi ne te njejten linje mendimi baske... ;)
 
Studenta ta pike sensi ... ju merret goja ne mikrofoon, te jem une i perjashtoj fare , kane zene vendet kot. loool

Per k'te punen e konvikteve, ne k'tej i kemi te rregulluar me kushte ama i paguajme vete privat , e cila qiraja eshte shume e larte per student. ( eshte gati dyfish sa paguan nje jo student per nje dhome ne privat, studenti e paguan dyfish konviktin ) Ndersa shkolla nuk lihet per nje karte studenti e te dilet ne rruge, ky eshte nje prb i brendshem i universitetit.

Ndersa ne lidhje me financat ... sa paguajne realisht studentet andej per dege ?
 
Redaktimi i fundit:
Moni ti je me mendjehapur se kaq, nuk them qeveri studentesh por qeveri me njerez qe perfaqesojne vlera. Edhe studentet e dhjetorit te pare "femije" ishin por zhduken nje sistem 45 vjecar. ;)

Perpos ironise , kap thelbin e asaj qe them e une.
Sigurisht une jam dakort per presionin qe po i behet qeverise , ate qe se ben opozita, sepse nuk e kemi nje te tille tani me
Jam dakort edhe te ngrihet e formohet nje force e re , nje levizje studentore.
Por mos harro se jetojme ne Shqiperi, ku pothuajse gjysma e atyre studenteve , jane pjese e forume partiake.
Fakti qe nuk formojne nje perfaqesi tregon edhe njehere konfliktin dhe mosbesimin qe i shoqeron brenda vetes.
Sepse ky eshte modeli qe i kemi brymosur te rinjte tane....gjithkush dhe gjithcka e ka nje vlere blerje!
Ne kete vend ka vdekur shpresa se mund te dalin apo pjellim njerez me ideale......tashme ideali eshte nje terminologji nga e shkuara.
Sot gjithkush eshte vidh cte mundesh, merr cte japin!
Sepse qe ne auditoret e shkollave te 9 -vjecare , femijet klasifikohen si me te ardhura , pa te pardhura.....
Sepse qe ne gjeneze ne femijet i edukojme , se per te arritur qellimet tona gjithkujt i vendosim nje cmim.
Prandaj mos kerko ndryshim ne nje brez qe cdo gje e presin nga prinderit ......
 
Back
Top