Operohet 2-Vjeçari, U Braktis Se Lindi Me Gojë Ujku Dhe Buzë Lepuri

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
femija-foto-censuruar-per-shkak-te-etikes1-276x300.jpg


Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” mjekët e shërbimit Makso-facail kanë kryer një ndërhyrje të rrallë tek një fëmijë i lindur me probleme në gojë (goje ujku dhe buze lepuri).

Romeo (në foton e censuruar për shkak të etikës) një djalë 2 vjeçar, nga Shkodra, që i përket komunitetit rom ishte braktisur nga nëna e tij që në momentin e lindjes për shkak të këtij defekti dhe i rritur nga gjyshja, nuk ishte paraqitur asnjëherë te mjeku për t’u vizituar apo folur mbi problemin.

Ka qenë Antonieta Pero (në foto), psikologia e një shkolle në Shkodër e cila ka parë fëmijën dhe ka kërkuar ndihëm në poliklinikat e qytetit për të kryer analizat e fëmijës.

Po ajo është paraqitur në QSUT ku ka kontaktuar me mjekët dhe Drejtorinë e Spitalit ku ka kërkuar ndihmën nëse një rast i tillë mund të trajtohej.Ndërsa ka marrë konfirmimin nga drejtori i QSUT-së, z. Saimir Ivziku dhe mjekët e shërbimit Maksofacail, (në foto), Romeo gjatë ditës së sotme ka kryer ndërhyrjen e cila ka rezultuar e suksesshme.

Drejtori i QSUT-së, Saimir Ivziku është shprehur i gatshëm për të ofruar ndihmë mjekësore për të gjithë fëmijët në nevojë. “Ne i kemi kushtuar një vëmendje maksimale këtij rasti, duke qenë sa ka pa pasur edhe shumë probleme të tjera sociale.

Ndërhyrja ka dalë më sukses ndërkohë që deklaroj se ne vazhdojmë të japin shërbimin maksimal për të gjithë pacientët si në këto raste edhe në shërbimet e tjera që ofron QSUT ” ka theksuar Saimir Ivziku, drejtor i QSUT.

Ndërkohë për shefin e shërbimit ky rast konsiderohet nga më të vështirët për vetë faktin se këto lloj operacionesh kryhen brenda 6 muajve të parë të jetës.

“Ishte një fëmijë i lindur në buzë, një fëmijë me probleme sociale, i cili u paraqit tek ne nga një psikologe e shkollës pranë banesës së tyre, e cila mori konfirmimin tonë për kryerjen e kësaj ndërhyrjeje.

Sot u krye kjo ndërhyrje e gjatë prej më shumë se katër orë, dhe rezultoi i suksesshëm. Këto janë operacione të cilat bëhen pas lindjes në moshën nga 3 deri në 6 muajsh, por ky fëmijë ka ardhur 2 vjeç për shkak të problemeve sociale që kishte” ka pohuar Shefi i Shërbimit Maksofacial, Ramazan Isufi.

Sipas tij, gjatë një viti ne trajtohen deri në 40 raste në vit, por janë raste që duhet të ndiqen deri në moshën 20 vjeçare kur ata rriten dhe marrin formën totale të gojës. r.b/e.t/noa.al
 
Pe: Operohet 2-Vjeçari, U Braktis Se Lindi Me Gojë Ujku Dhe Buzë Lepuri

Cja fusin kot edhe keta...goje ujku e buze lepuri???
cleft_palate.jpg

Per mendimin tim eshte nje lloj anomalie qe ne anglishte quhet "cleft lip & palate" (cheiloschisis & palatoschisis). Cleft lip and palate - Wikipedia, the free encyclopedia
Me operacion zakonishte rregullohet, ska arsye pse prinderit ta braktisin femijen. :(
 
Titulli: Operohet 2-Vjeçari, U Braktis Se Lindi Me Gojë Ujku Dhe Buzë Lepuri

Sa mire qe operacioni ka rezultuar i suksesshem, e degjova para disa ditesh kte lajmin ,nena e tij (rome) e kishte braktisur qe foshnje femijen, me pretekstin se nuk e shikonte dot femijen ne ate gjendje te ''shpifur'' dhe per kte u detyrua ta braktiste sa e lindi, nderkohe vjehrra e saj e kishte mar nga materniteti dhe e ka rritur aq sa eshte sot.
Bravo dhe psikologes se shkolles qe ka mar persiper nje insiative te tille.
Sado deformime te kete nje femije ,ai nuk braktiset kurre .
Cili do jete reagimi i nenes tani qe femija u sherua? Do ta kerkoj? Uroj qe mos tja kthejne ...
 
Back
Top