Operacioni “Skuteri” sekuestron 4 motorë uji

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P





VLORث Në kuadër të operacionit të koduar “Skuteri”, policia e Vlorës ka sekuestruar dje 4 motorë uji që rezultonin pa dokumentacioni të rregullt e pa leje lundrimi në det. Ndërkohë, sipas drejtuesve të policisë, operacioni i nisur do të vazhdojë dhe ditët e ardhshme, në mënyrë që mjetet ujore që dalin në lundrim të pajisen me dokumentacionin e plotë ligjor dhe me lejen përkatëse të Kapitenerisë së Portit. “Operacioni synon që ashtu si mjetet tokësore, edhe ato ujore të jenë të evidentuara saktësisht, të jenë nën kontroll të plotë në ushtrimin e aktivitetit të tyre, në mënyrë që të sigurohet plotësisht jeta e pushuesve nga aksidentet e mundshme në det”, - pohon për “Gazeta Shqiptare”, Myzafer Elezi, shefi i Policisë Kufitare në Vlorë.
AKSIONI
Aksioni “Skuteri” mësohet se ka nisur një ditë më parë, me urdhër të titullarëve të policisë. Mësohet se në të janë angazhuar forca e mjete të njësive kufitare të Vlorës, Zvërnecit, Dhërmiut dhe Sarandës. “Operacioni është planëzuar dhe po vazhdon në dy drejtime, në atë detar dhe tokësor. Në këtë kuadër, në rrugë operative kemi siguruar informacion se shumë motorë detarë, për të shmangur bllokimin e sekuestrimin, janë fshehur nga pronarët në banesa apo vende të tjera. Ndaj, kontrolli është shtrirë në dy drejtime”, - shton Elezi. Sipas statistikave zyrtare në Kapitenerinë e Portit Detar të Vlorës, rezultojnë të regjistruar vetëm 20 motorë ujorë. Por në fakt, numri i tyre mendohet të jetë disa herë më i madh. Në ditën e parë të operacionit, konfirmohet se janë bllokuar për “mungesë dokumentacioni të plotë”, 4 motorë ujorë. Mësohet se 3 prej tyre janë bllokuar në bregdetin e Vlorës, ndërsa i katërti në Dhërmi.
SIGURIA
Operacioni për përcaktimin e saktë të mjeteve ujore (motorëve sportive) dhe për ushtrim të kontrolluar të aktivitetit të tyre, ka marrë shkas nga rreziku që ato sjellin nga lëvizja me shpejtësi mes pushuesve që lahen në det, pa respektuar distancën e domosdoshme prej 300 metrash nga bregu. Sipas drejtuesve të policisë Vlorë, operacioni kundër motorëve ujorë piratë, është një nga masat e rëndësishme që janë marrë në kuadër të sigurisë për pushuesit në sezonin veror në vazhdim. “Ndër masat e tjera janë; parandalimi i aksidenteve automobilistike, rritja e cilësisë së shërbimit policor dhe lehtësimin e procedurave të kontrollit të kufirit, sigurimi i rendit e qetësisë në plazhe, vendosja e patrullave të shërbimit 24-orësh në plazhe e miniplazhe etj”, - pohon Saimir Koçia, zëdhënës i Drejtorisë së Policisë Vlorë.
GAZETA SHQIPTARE


8238557941.jpg
 
Last edited by a moderator:
Back
Top