Operacioni nga Europol/ Përdornin ‘Dark Web’, 150 arrestime për trafik droge

Operacioni nga Europol/ Përdornin ‘Dark Web’, 150 arrestime për trafik droge​

Sipas njoftimit zyrtar, 65 persona u arrestuan në SHBA, 47 në Gjermani, 24 në Britani, 4 në Holandë, 3 në Francë, 2 në Zvicër dhe një në Bullgari.​


dffff.png




SHBA– Finalizohet operacioni “DarkHunTOR”! Europol ka “goditur” një nga kompanitë më të mëdha në Dark Web që ka sjellë prangosjen e 150 personave në disa shtete të ndryshme. Sipas njoftimit zyrtar, 65 persona u arrestuan në SHBA, 47 në Gjermani, 24 në Britani, 4 në Holandë, 3 në Francë, 2 në Zvicër dhe një në Bullgari.



Gjatë aksionit, Policia ka sekuestruar gjithashtu 26.7 milionë euro cash dhe valuta elektronike si dhe drogë, më konkretisht 25 mijë tableta ekstazi. Por janë gjetur edhe 45 armë zjarri.

Shumica e 150 të arrestuarve konsiderohen si “tregtarët” më të mëdhenj aktivë në Dark Web, e merren me shitjen e dhjetëra mijëra artikujve në “botë e errët” të internetit, si në Europë ashtu edhe në SHBA.

Ndërkohë që së fundmi në Dark Web, tashmë kanë filluar edhe shit-blerjet e vaksinave kundër koronavirusit dhe certifikatave të rreme të vaksinimit.

/Dosja.al
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top