Operacioni, bie nga shtylla efektivi i RENEA-s

eGo0sTyle

System Engineer
foto-shtylla-300x171.jpg

UPDATE- Bie nga lartesia nje nga efektivet e RENEA-s, gjate operacionit per zbritjen poshte nga shtylla e tensionit te larte te 60-vjecarit Caush Isaraj, qe kercenoi per rreth 2 ore me vetvrasje nga maja e shtylles.
Renia e efektivit Adrian Dibra, 41 vjec ka qene e befte dhe krejt aksidentale, ne pamundesi per te vendosur te dyja kembet ne te ndarat e shtylles. Renia ka qene mbrapsh e dyshohet me koke.
Efektivi u transportua me urgjence me ambulancen qe ishte ne vendin e ngjarjes, ne ndihme te Isarajit. Efektivi sipas mjekeve, ndodhet ne gjendje te rende me demtime te shumta ne shpine dhe ne pjesen e kokes.
Kercenimi per vetevrasje
Ngjarja u zhvillua në zonën “Don Bosko” në Tiranë, ku shtetasi identifikuar si Caush Isaraj, me origjine nga Picari i Gjorokastres ka hipur në majë të një shtylle të tensionit të lartë, ndoshta në një lartësi 30 metra dhe ka qendruar qe nga ora 08.30 e mengjesit deri pas ores 10.00.
Në vend kanë mbërritur forca të shumta të policisë, zjarrefikses dhe një ambulancë. Policia ka nisur negociatat, por ende ai vazhdon të qëndrojë në majë të shtyllës.
Tre efektive te policise jane ngjitur ne shtylle dhe e kane mberthyer ate nga kembet, ne tentative per ta zbritur, por ai ka bere rezistence.
Teksa policia i bente thirrje me magafon që lart ai ka hedhur një dosje, në të cilën pretendon se ka gjithë dokumentacionin e pronave që deklaron se i janë grabitur.
CEZ ka bere nderprerjen e energjise elektrike ne kete zone, ne menyre qe te mos kete ndonje problem, nderkohe qe zoteria vazhdonte te qendroje ne shtylle.

Panorama.
 
Back
Top