Operacionet plastike

Kosovari

Koha
OPERACIONET PLASTIKE
SHKRUAN: ALAUDIN ABAZI


Koha në të cilën jetojmë na bënë që të përballemi me një dinamikë të risive që bartin me vete numër të madh të ndryshimeve në mënyrën e jetesës. Shumë zbulime për të cilat njerëzit i konsideronin si të pamundura, para se të zbuloheshin, sot janë përditshmëri për secilin. Dinamika e ndryshimeve vërehet në të gjitha fushat; shkenca bashkëkohore zhvillohet dhe hapëron me hapa gjigante. Andaj, edhe dilemat para nesh janë të shumtë, tejet serioze, precize që kanë nevojë për qasje të matur dhe të përgjegjshme nga lëmia e Jurispodencës Islame (fikhu).

Ndërhyrjet kirurgjikale që njihen me termin “Operacione plastike” apo “Kirurgji plastike” është një fushë e mjekësisë që sot është duke arritur një zhvillim të paparashikueshëm. Prandaj në këtë temë do të mundohemi t`i përcjellim disa njohuri të përgjithshme rreth kësaj fushe dhe qëndrimin që duhet ta mbaj myslimani në lidhje me aplikimin e tyre në rast nevoje apo edhe gjatë jetës së përditshme.

اfarë nënkuptojmë me operacione plastike

Me operacione plastike nënkuptojmë ndërhyrjet kirurgjike me të cilat bëhet rregullimi i defekteve të lëkurës dhe pjesëve të trupit, apo të funksioneve të tyre, qofshin të meta prezente që në lindje ose të shkaktuara më vonë në rrethana të ndryshme. Realizimi i operacioneve plastike mund të jetë edhe për qëllime estetike. Me fjalë tjera mund të kanë synim edhe zbukurimin e pjesëve të caktuara të trupit. Dega kozmetike e operacioneve plastike është e lidhur me zbukurimin e organeve të trupit e cila kryesisht bëhet në sipërfaqen e lëkurës, ose në dukjen e ndonjë organi të trupit. Shembuj të këtyre ndërhyrjeve janë edhe operacionet në lëkurën e fytyrës, rregullimet e hundës (rinoplastikë), ndërhyrjet kirurgjikale në vesh (otoplastikë), largimi i rrudhave nga pjesa e syve (blefaroplastikë), ndërhyrjet në goks (mastoplastikë), etj.

Ndarja e operacioneve plastike

Nga ajo që u përmend më lartë mund të themi se kemi lloje të shumta të ndërhyrjeve kirurgjike por në formë të përgjithësuar ato klasifikohen në dy kategori:

1. Operacionet plastike të domosdoshme ose të nevojshme.

2. Operacione plastike zbukuruese


1. Operacionet plastike të domosdoshme

Janë ato ndërhyrje që kanë për qëllim largimin e të metave qofshin ato të meta, defekte, dëmtime apo deformime trupore. Ndërhyrja kirurgjike në këto raste mund të jetë e domosdoshme për shkak të shëndetit të pacientit, me fjalë tjera kërkohet nga mjeku të kryej operacionin për shkak të shërimit të pacientit. Mirëpo në disa raste tjera, ndërhyrja mund të mos jetë e domosdoshme por në këto raste operimi bëhet për të mënjanuar ato dëmtime të cilat nuk cenojnë shëndetin e pacientit edhe nëse lihen ashtu.

a) Të metat apo dëmtimet të cilat shërohen me operacione plastike të domosdoshme janë dy lloje:

Lloji i parë: Deformimet ose defektet që janë shkaktuar jo nga rrethanat e jashtme por të metat me të cilat lind njeriu dhe ato të meta që shkaktohen për shkak të sëmundjeve të ndryshme me të cilat goditet njeriu gjatë jetës. Me fjalë tjera kjo ndërhyrje mund të bëhet për dy raste:

- Të metat me të cilat lind njeriu, si p.sh: Lindja me gishtërinj të ngjitur ose me nga gjashtë gishtërinj në duar dhe këmbë, lindja me nofull të lartë të çarë, etj.

- Të metat që shkaktohen nga sëmundjet dhe infeksionet e ndryshme me të cilat goditet njeriu, si p.sh: Tumoret e ndryshme që shkaktojnë rënien e mishit nga pjesët e trupit, defektet që i shkakton sëmundja e tuberkulozes dhe lebrës (sëmundje e rëndë ngjitëse, që shfaqet në lëkurë me puçrra e me leskra dhe që dalëngadalë e kalb mishin dhe bënë që të bjerë) dhe infeksionet e ndryshme.

Lloji i dytë: Të metat që janë fituar aksidentalisht nga rrethanat e jashtme gjatë ndeshjeve, zjarreve apo rasteve tjera. Si p.sh.

- Deformimet që shkaktohen në fytyrë nga ndeshjet në komunikacion.

- Djegia e lëkurës që shkaktohet nga zjarri,

- Gjymtimet që shkaktohen nga aksidentet e ndryshme dhe bëhet e nevojshme ndërhyrja plastike, etj.

b) Dispozita sheriatike rreth operacioneve plastike të domosdoshme

Gjatë rasteve kur të metat dhe deformimet janë prezente, pa marrë parasysh a janë të shkaktuar nga rrethanat e brendshme apo të jashtme, atëherë ndërhyrja kirurgjike është e lejuar.

Arsyeja se pse në këto raste lejohet ndërhyrja kirurgjike është se nga ndarja e mësipërm kuptuam se bëhet fjalë për të meta dhe deformime të cilat nuk janë normale dhe evitimi i këtyre të metave nënkupton edhe shërimin e pacientit.

Këto të meta janë të dëmshme për personin, qoftë konkretisht qoftë edhe shpirtërisht, prandaj lejimi i kirurgjisë plastike për këta persona është i lejuar, madje në shumë raste është edhe i domosdoshëm, nëse ka të bëjë me rrezikimin e shëndetit, sikurse rastet e djegies, etj.

Një sehabi që quhet Usame bin Sherik tregon se me një rast disa njerëz e pyetën Muhamedin (salallahu alejhi ve selem): “O, i Dërguar i Allahut, a të shërohemi kur të sëmuremi? Ai u përgjigj: “Po, robër të Allahut, kërkoni shërim.” Gjithashtu tha: “Allahu nuk ka dërguar asnjë sëmundje e të mos ketë shërim për të.” (Shënon Tirmidhiu dhe thotë se hadithi është hasen shih).

Ebu Davudi në sunenin e tij tregon se njëri nga sehabët gjatë një beteje e humbi hunden dhe Muhamedi (sallahu alejhi ve selem) i`a lejoi ta zëvendësoj me hundë të arit.

Ky hadith është argument i qartë në lejimin e operacioneve plastike në rastet e pësimit të aksidenteve të ndryshme.

2. Operacione plastike zbukuruese

Janë ato ndërhyrje kirurgjike me të cilat zbukurojmë dukjen e pjesëve të caktuara të trupit. Pra këto operacione nuk kanë për qëllim mënjanimin e ndonjë të mete apo defekti në trup por janë me qëllim të përmirësimit të dukjes, shtimit të bukurisë, estetikës dhe perfeksionit të trupit.

a) Llojet e Operacioneve plastike zbukuruese

Edhe operacionet plastike zbukuruese janë dy lloje:

Lloji i parë: Ndërhyrjet në ndryshimin e formës së pjesëve të caktuara të trupit në të gjitha moshat, si:

- Zbukurimi i hundës duke e zvogëluar apo ndryshuar formën.

- Zbukurimi i nofullës së poshtme duke e zvogëluar ashtin apo zmadhuar me vënien e mjekrës artificiale.

- Zbukurimi i gjoksit te femrat qoftë me ndryshimin e formës së tyre duke vënë në brendësi silikon, ose me rritjen e tyre me disa lloje të injeksioneve.

- Zbukurimi i veshëve duke i kthyer ato mbrapa nëse janë të daltë.

- Zbukurimi i barkut duke tërhequr lëkurën dhe duke mënjanuar një pjesë të saj, etj

Lloji i dytë: Ndërhyrjet te personat më të moshuar me qëllim të largimit të shenjave të plakjes si:

- Mënjanimi i rrudhave në fytyrë duke bërë tërheqjen e lëkurës.

- Ngritja e vetullave, pasi që ato gjatë viteve bien poshtë.

- Zbukurimi i pjesës së prapme të trupit duke mënjanuar dhjamin.

- Zbukurimi i duarve duke bërë tërheqjen e rrudhave që janë prezent te të moshuarit, etj.

b) Reziqet gjatë kryerjes së këtyre operacioneve

Para se të sqarojmë qëndrimin e Islamit rreth këtyre llojeve të operacioneve është e nevojshme të bëjmë disa sqarime të rëndësishme që na jap të kuptojmë më mirë dispozitën sheriatike përkatëse për këto praktika mjaft të përhapura.

Përdorimi i kirurgjisë plastike në zbukurimin e pamjes së organeve të ndryshme të trupit është bërë një fenomen mjaft i përhapur te njerëzit, madje te shumë është bërë edhe mani. ثshtë i rrallë rasti të dëgjojmë për ndonjë artist e këngëtar të njohur e që nuk i është nënshtruar operacionit plastik për të zbukuruar ndonjë pjesë të trupit. Vetëm në vitin 2004 janë bërë 11.9 milionë operacionet kozmetike në Shtëtet e Bashkuara të Amerikës.

Obsesioni për një trup më perfekt shumë njerëz i detyron që t`i nënshtrohen rreziqeve të cilat mund të përfundojnë edhe me vdekje.

Edhe pse në revistat shkencore nuk publikojnë shumë studime rreth kundërindikacioneve dhe rreziqeve gjatë operacioneve plastike kozmetike, le të marrim si shembull ndërhyrjen në "liposuction" (ndërhyrja plastike në pjesën e prapme të njeriut). Si kanë llogaritur hulumtuesit e një universiteti amerikan në lidhje me operacionet plastike, thuhet se në 5 mijë ndërhyrje të praktikuara në "liposuction" nga kirurgë plastikë të specializuar, ka një rast vdekjeje. Nëse ky fakt është i vërtetë, në Spanjë vetëm në vitin 2003 janë bërë 60 mijë ndërhyrje "liposuction", çka do të thotë që çdo muaj kemi një rast vdekjeje vetëm për ndërhyrjen e "liposuction".

Dështimi dhe përsëritja e këtyre operacioneve është shumë e shpeshtë. “Revista Britanike e Operacionit Plastik” (British Journal of Plactic Surgery), në vitin 1995 vinte në dukje se 37,6% e femrave të operuara një herë në mastoplastikë (kirurgjia e gjirit) duhej të operoheshin sërish. Kjo është kështu për shkak se indet në kontakt me protezat reagojnë duke formuar një kapsulë indesh fibroze, që me kalimin e kohës tkurren duke deformuar gjoksin, i cili bëhet asimetrik, pra një femër ka gjinj të përmasave të ndryshme. Këto raste u përkasin operacioneve të dështuara.

Në një shtet të Evropës Perëndimore, mesatarisht gjatë një viti kryhen operacione gjiri gjatë të cilave vendosen 25 mijë proteza për të mbushur gjoksin. Sipas një kirurgu, në 50 operacione të bëra, 38 janë persona të operuar më parë (keq) nga kirurgë të tjetër.

Kirurgjia plastike nuk të lejon të kryesh ndërhyrje nën moshën 18 vjeç. Kjo vjen për faktin se defektet e korrigjuara mund të përsëriten, pasi kockat deri në këtë moshë kanë predispozitën më të madhe për t’u rritur. Sipas doktorit, ka shumë raste kur adoleshentët kanë probleme të dallueshme të hundës, por nuk mund të kryejmë kurrsesi ndërhyrje. ثshtë shumë e rëndësishme që kockat të rriten në mënyrë normale.

Duke i pasur parasysh rreziqet e mundshme dhe kundërindikacionet që mund të shkaktohen, ekspertët e kësaj fushe u sugjerojnë atyre që kanë vendosur pa nevojë që para se t`i nënshtrohen briskut të kirurgut të kontaktojnë me shoqatën e kirurgëve për operacionet plastike (pothuajse në çdo vend të zhvilluar gjendet një e tillë). Nga këshillat e vlefshme që vjen vetë nga këta mjekë është: "Kirurgjia plastike mund t‘ju bëjë të ndiheni bukur për pak kohë, por mos rrezikoni jetën tuaj për një aventurë të momentit".

c) Dispozita sheriatike rreth operacioneve plastike zbukuruese

Allahu i Lartësuar e krijoi njeriu në formën më të përsosur, në Kuran thuhet: “All-llahu është Ai që ua bëri tokën vendbanim e qiellin kulm, dhe ju formësoi, e formën tuaj e bëri më të mirë dhe ju pajisi me të mira. Ky është All-llahu, Zoti juaj, i lartë, pra është All-llahu, Zot i botëve!” (Gafir, 64)

Zbukurimi dhe dukja e mirë në Islam, konsiderohet nga gjërat e lejuara dhe të preferuara. Për këtë kemi argumente të shumta; ndër to urdhri i Allahut të Lartësuar që të dukemi mirë gjatë shkuarjes në xhami, thënia e Muhamedit salallahu alejhi ve selem: “Vërtet Allahu është i bukur dhe e do të bukurën”, pastaj përdorimi i parfumit dhe erërave të mira, etj.

Mirëpo çdo gjë ka kufirin e vetë dhe sikurse që në esencë është e lejuar të ushqehemi, pastaj ndalohemi që të ushqehemi me gjëra të dëmshme për organizmin tonë (si mishi i derrit dhe alkooli), ashtu kemi edhe kufij me mënyrën dhe gjërat të cilat lejohet të zbukurohemi.

Ndërhyrjet kirurgjike për të perfeksionuar dukjen e pjesëve të trupit nuk janë të domosdoshme e as të nevojshme, por qëllimi është ndryshimi i dukjes që e ka krijuar Allahu i Lartësuar, duke lozur kot sipas pasioneve dhe epsheve të njerëzve. Me këto operacione rrezikohet jeta dhe shëndeti i individëve të shëndoshë, meshkuj, femra dhe tani gjithnjë e më shpesh edhe të mitur. Për këtë ky veprim është i ndaluar.

Kurse argumentet që ndalojnë aplikimin e kirurgjisë plastike zbukuruese janë:

Argumenti i parë:

Allahu i Lartësuar tregon se si shejtani do të tentoj t`i devijoj njerëzit me mënyra të shumta, ndër to: “... do ti urdhëroj dhe ata do të ndryshojnë (shëmtojnë) krijesat e All-llahut. E kush bën mik djallin, e jo All-llahun, ai ka dështuar sheshazi.” (Nisa, 119)

Nga ky ajet kuptojmë se nga gjërat me të cilat shejtani do t`i nxit njerëzit të mëkatojnë dhe ta pasojnë atë është ndryshimi i pamjes së krijesave të Allahut. Kirurgjia plastike bënë pjesë në veprime me të cilat bëhet ndryshimi i pamjes së njerëzve.

-Ndërhyrja në raste të mënjanimit të të metave dhe defekteve a konsiderohet ndryshim i krijaturës së Allahut?

Ndërhyrjet kirurgjike, si mënjanimi i gishtit të gjashtë nga duart dhe këmbët apo për shkak të mënjanimit të të metave dhe defekteve të ndryshme në trup, nuk konsiderohet ndryshim i krijaturës së Allahut, pasi që kjo e metë në trup është e dëmshme sikurse sëmundja dhe ndërhyrja bëhet për të mënjanuar këtë defekt, e në qoftë me këtë rast ndodh zbukurimi dhe përmirësimi i dukjes, atëherë kjo nuk është esenciale. Njashtu edhe shërimi i lëkurës se djegur nëse bëhet me operacion plastik dhe me këtë largohen shenjat e dëmtimeve ose bëhet dukja e mirë dhe zbukurohet atëherë ky zbukurim është i lejuar. Imam Neveviu thotë: “Për sa i përket thënies së Muhamedit (salallahu alejhi ve selem): “...ato që zbukurojnë dhëmbët që t`u duken më të bukur...” është për qëllim ato që e bëjnë këtë me qëllim të zbukurimit. Nga kjo kuptojmë se e ndaluar është që kjo të bëhet me qëllim të zbukurimit, kurse nëse rregullimi (i dhëmbëve) është i nevojshëm për shkak të defektit në dhëmbë apo diç e ngjashme atëherë kjo është e lejuar".

Argumenti i dytë:

Buhariu dhe Muslimi shënojnë një hadith në të cilin Abdullah Ibën Mesudi thotë: “E kam dëgjuar të Dërguarin (salallahu alejhi ve selem) duke e mallkuar atë që bënë tatuazh, heqësen e qimeve dhe ato që zbukurojnë dhëmbët që t`u duken më të bukur dhe ndryshojnë pamjen e krijesave të Allahut”.

Në hadith është bashkuar në mes të dukjes së bukur dhe ndryshimit të pamjes dhe këto dy gjëra janë evidente gjatë kirurgjisë plastike për zbukurim.

Argumenti i tretë:

Në shumicën e rasteve këto ndërhyrje përmbajnë mashtrim dhe tradhti, sikurse rikthimi i dukjes së re te të moshuarat. Mashtrimi dhe gënjeshtra është e ndaluar në Islam dhe kjo mund të përdoret në raste të martesave që të mashtrohet partneri me dukjen e saj, duke fshehur moshën e saktë.

Argumenti i katërt:

Gjatë kryerjes së operacionit njeriu i nënshtrohet disa ndalesave dhe haramave si: përzierja me burra, respektivisht me gra të huaja, humbja e vetëdijes me anestezion, pasi që anestezioni është i lejuar vetëm kur kjo është e nevojshme dhe në këtë rast ndërhyrja është e panevojshme, prandaj shkelja e këtyre ndalesave me qëllim të pasioneve dhe epsheve të njeriut është e ndaluar.

Argumenti i pestë: Kryerja e këtyre operimeve mund të shkaktojnë rreziqe të ndryshme përmasa e të cilave mund të shkaktojnë edhe vdekje. Më lartë pamë rreziqet e mundshme të cilave i`u nënshtrohet njeriu pa nevojë gjatë kirurgjisë plastike për zbukurim.

Rezyme e temës

Pasi që në këtë temë janë bërë trajtime dhe sqarimeve rreth disa problematikave, për të qenë më e kapshme për lexuesin, në këtë përfundim do të sjellim thelbin dhe substancën e çështjeve duke përmendur dispozitën përkatëse në lidhje me të:

Operacionet plastike klasifikohen në dy kategori:

1. Operacione plastike me qëllim të mënjanimit të metave me të cilat ka lindur njeriu apo dëmtimeve të cilat janë shkaktuar nga aksidentet dhe sëmundjet gjatë jetës.

Ky lloj është i lejuar dhe në të nuk ka asnjë pengesë. Argument për këtë kemi rastin kur Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) i lejoi një sahabi që e kishte humbur hundën në luftë ta zëvendësojë atë nga ari. (Transmeton: Ebu Davudi, Nesaiu, Ahmedi, Tirmidhiu)

2. Operacion plastik me qëllim të shtimit të zbukurimit dhe estetikës, pra nuk është për të mënjanuar të metat, por për të shtuar bukurinë edhe më shumë. Si ndërhyrja me operacion në fytyrë me qëllim të zbukurimit, bërja operacion e gjoksit për ta shtuar estetiken e tyre, ndryshimin e ngjyrës së trupit, etj.

Ky lloj është i ndaluar, pasi Profeti (Bekimi dhe paqja qofshin mbi të!) i ka mallkuar ato që i shkulin vetullat, vendosin në flokë të tyre flokë artificial (si paruke) dhe ato që bëjnë në trupin e tyre tatuazhe (tatu). (Transmeton Muslimi)

Ky lloj i zbukurimit është luks dhe në të nuk ka mënjanim të të metës, prandaj edhe është e ndaluar. Allahu e di më së miri.

Referencat:

1. “Ahkamul Xhiraheti Tibije”, dr. Muhamed Muhtar Shinkiti.

2. “اështje Juridike Bashkëkohore Islame”, Universiteti “El-Az`har”.

3. “Ed-devabit esh-Sherije lil Amelijat et- Texhmilije”, dr.Hani Abdullah Xhebër.

4. “Ed-devabit esh-Sherije li Amelijat Tahsin el Kavam” dr. Abdulaziz Fevzan.

5. “Xhirahat et- Texhmil”, Fajize Turabije
 
Titulli: Operacionet plastike

E kam lexuar dhe un kete artikull tek Wikipedia e erret.. :)
 
Titulli: Operacionet plastike


Shum shkrim i bukur...

I lumt Autorit...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top