Operacionet më të suksesshme të FBI-së

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Krim i organizuar, banda mafioze, vrasës serialë me probleme të rënda psikologjike, të gjithë këto skenare kanë qenë pjesë e operacioneve më të suksesshme të organizuara nga FBI-ja dhe agjenci të tjera anti-kriminale. Rastet e përzgjedhura janë ndër çështjet më të komplikuara që kanë arritur të zgjidhen. Disa kanë zgjatur pak, të tjerë kanë zgjatur me vite me radhë. Siç është rasti i vrasësit maniak në Montana. Ky rast ka qenë një prej sfidave më të mëdha të FBI-së që ka kaluar thuajse dy dekada për të kapur ujkun e vetmuar. Njeriu që bota e njeh si Theodore Kaczynksi u bë i njohur në vitin 1978, kur bomba e tij e parë e bërë me dorë shpërtheu në një universitet në اikago.
Për 17 vite me radhë ai postonte ose dorëzonte me dorë bomba të sofistikuara, që vranë tre amerikanë dhe plagosën 24 të tjerë. Në vitin 1995 ai i dërgoi FBI-së një ese me 35 mijë fjalë, kur shpjegonte motivet e tij dhe të këqijat e shoqërisë moderne. Eseja u botua dhe vëllai i keqbërësit, David Kaczynski e identifikoi esenë si të shkruar nga Ted dhe më 3 prill të vitit 1996 në kabinën në mal u gjetën 40 mijë faqe ditari të shkruar me dorë, që përshkruanin eksperimentet e prodhimit të bombave dhe sulmet. Një rast tjetër, pararendës i sulmeve të 11 shtatorit është një sulm po në të njëjtin vend. Para 15 vitesh një bombë shpërtheu në një garazh poshtë Qendrës Botërore të Tregtisë, duke krijuar një krater.
Gjashtë njerëz vdiqën dhe shumë se njëmijë vetë u plagosën. Ndërkohë që banda e vogël e terroristëve arriti të largohej nga skena pa u vënë re, FBI-ja nisi punën për zbulimin e tyre. Hetimi masiv i kryer nga 700 agjentë të FBI-së në gjithë botën dha rezultate. Në mbeturina, hetuesit zbuluan një numër identifikimi të një automjeti. Numri i përkiste një furgoni të një qendre, ku jepeshin makina me qira, i cili ishte raportuar i vjedhur një ditë para sulmit. Automjeti ishte marrë me qira nga Mohammad Salameh dhe skuadra e FBI-së dhe SWAT e arrestuan me 4 mars.
Një e dhënë çoi në tjetrën dhe shumë shpejt, agjentët kishin arrestuar dhe tre të dyshuar të tjerë - Nidal Ayyad, Mahmoud Abouhalima dhe Ahmed Ajaj. FBI-ja, gjithashtu zbuloi apartamentin u ishte ndërtuar bomba, si dhe një konteinier që përmbante kimikate të rrezikshme. Të katër personat u dënuan me burgim të përjetshëm. Vala e sulmit vazhdoi të jehonte më tej dhe duke ndjekur lidhjet, shumë shpejt agjentët zbuluan një komplot terrorist për të sulmuar vende kryesore në Nju Jork.
Më 24 qershor 1994, agjentët e FBI-së arrestuan në një magazinë në Kuins, Nju Jork, disa anëtarë të një celule terroriste, të cilët ishin duke montuar bomba.
Rasti i Aldrich Hazen Ames
Aldrich Hazen Ames u arrestua nga FBI-ja, në Virxhinia më 24 shkurt 1994, me akuza spiunazhi. Në kohën e arrestimit të tij, ai ishte një veteran 31-vjeçar i CIA-s, i cili spiunonte për rusët që prej vitit 1985. Ames fliste rusisht dhe ishte i specializuar për shërbimet sekrete ruse, duke përfshirë këtu KGB-në dhe USSR-në. Në vitin 1989 në Uashington D.C. Ames vazhdoi t'i kalonte dokumente sekrete KGB-së, duke lënë dokumentet në vende të fshehta për agjentët e KGB-së. Në këmbim, KGB-ja linte para dhe instruksione për Ames në vende të tjera të fshehta. Në këtë kohë, CIA dhe FBI-ja mësuan zyrtarët rusë të rekrutuar prej tyre po arrestoheshin dhe ekzekutoheshin. Duke ndjekur shqyrtimin analitik dhe verifikimin e pasurisë së pashpjegueshme të Amos, FBI-ja hapi hetimin në maj të vitit 1993. Agjentët specialë të FBI-së mbikëqyrën në mënyrë intensive Amos gjatë një hetimi dhjetë mujor. Në 13 tetor 1993 agjentët vëzhguan një shenjë shkumësi që Amos kishte lënë në një kuti postare, ku u bënte të ditur agjentëve rusë se do ishte në Bogota, Kolumbi, gjë që rezultoi e vërtetë. Ai u arrestua para se të udhëtonte drejt Moskës dhe është dënuar me burgim të përjetshëm.
Terrori global në Amerikë
Para 15 vitesh një bombë shpërtheu në një garazh poshtë Qendrës Botërore të Tregtisë, duke krijuar një krater. Gjashtë njerëz vdiqën dhe shumë se njëmijë vetë u plagosën. Ndërkohë që banda e vogël e terroristëve arriti të largohej nga skena pa u vënë re, FBI-ja nisi punën për zbulimin e tyre. Hetimi masiv i kryer nga 700 agjentë të FBI-së në gjithë botën dha rezultate. Në mbeturina, hetuesit zbuluan një numër identifikimi të një automjeti. Numri i përkiste një furgoni të një qendre, ku jepeshin makina me qira, i cili ishte raportuar i vjedhur një ditë para sulmit. Automjeti ishte marrë me qira nga Mohammad Salameh dhe skuadra e FBI-së dhe SثAT e arrestuan me 4 mars. Një e dhënë çoi në tjetrën dhe shumë shpejt, agjentët kishin arrestuar dhe tre të dyshuar të tjerë - Nidal Ayyad, Mahmoud Abouhalima dhe Ahmed Ajaj. FBI-ja, gjithashtu zbuloi apartamentin u ishte ndërtuar bomba, si dhe një konteinier që përmbante kimikate të rrezikshme. Të katër personat u dënuan me burgim të përjetshëm. Vala e sulmit vazhdoi të jehonte më tej dhe duke ndjekur lidhjet, shumë shpejt agjentët zbuluan një komplot terrorist për të sulmuar vende kryesore në Nju Jork.
Al Kapone
Masakra e Shën Valentinit në vitin 1924 ishte kulmi i dhunës së epokës së gangsterëve në اikago. Masakra i atribuohet Al Kapones, edhe pse vetë ai ishte në Florida. Hetimi i FBI-së për Al Kaponen u nxit nga refuzimi i tij për t'u shfaqur para Jurisë së Madhe Federale më 12 mars 192. Më 11 mars, avokati i tij zyrtarisht kërkoi shtyrjen e paraqitjes së tij, duke paraqitur një çertifikatë mjekësore që vërtetonte që Kapone po vuante nga pneumonia në Florida dhe duhej të rrinte në krevat. Agjentët e FBI-së zbuluan se ato ditë Kapone kishte qenë në garat me kuaj në Majemi dhe se ishte shumë mirë me shëndet. Pas disa arrestimeve dhe lirimeve, më 16 qershor 1931 Al Kapone u shpall fajtor për evazion fiskal dhe u dënua me 11 vjet në burgun e Floridas, por ai u dënua pas shtatë vitesh dhe e mbylli jetën i sëmurë mendërisht dhe nga sifilizi.
Agjenti i dyfishtë i Long Ajlend
Në vitin 1942 ND-98 ishte një agjent i dyfishtë i rekrutuar nga FBI-ja. Në fillim të viteve '40 FBI-a kishte identifikuar agjentët gjermanë në Amerikë dhe përdorte identitetin e tyre pa e ditur ata. ND-98 në vitin 1942, në Long Ajlen kishte përfunduar transmetimin dhe po priste. Shumë shpejt mbërriti nj përgjigje nga nazistët. "Na trego për lëvizjen e trupave dhe për armët", thuhej në përgjigje. Nëpërmjet ND-98-ës FBI-ja dërgoi shumë informacione, të gjitha të përgatitura me kujdes për të bindur nazistët se ishin të vërteta. Herë pas here jepeshin informacione false, të cilat ngatërronin qeverinë naziste dhe ndihmonin kauzën aleate. Në situata kyçe, ND-98 transmetonte informacione për sulme në një vend të caktuar në një datë të caktuar, kur në fakt sulmi do ndodhte dikur tjetër.
Imazhe të pafajshme
Para 13 vitesh, dy agjentë specialë që po punonin për rastin e një fëmije të humbur, kur zbuluan diçka befasuese: pedofilët përdornin kompjuterat për të transmetuar imazhe eksplicite të minorenëve, në një formë primitive interneti. Agjentët mësuan shumë shpejt se të dyshuarit po përdornin buletinë elektronikë për të tërhequr minorenët. Në maj të vitit 1995 FBI-ja nisi operacionin "Iniciativa Kombëtare e Imazheve të Pafajshme", i cili kishte për qëllim të kapte ato që përpiqeshin të mashtronin fëmijët me anë të internetit. Që kur është hapur ky operacion, janë hapur më shumë se 15,500 çështje, janë akuzuar më shumë se 4700 persona dhe arrestuar më shumë se 6100 persona. Tashmë, qindra agjentë punojnë të maskuar në më shumë se 30 operacione, duke u shfaqur si minorenë, për të shtënë në kurth pedofilët.
Krimi i kravatave të bardha
Kur kompania e madhe "Enron" deklaroi falimentin në dhjetor të vitit 2001 dhe mori me vete paratë e mijërave punonjësve dhe zotëruesish aksionesh, FBI-ja caktoi dy agjentë të hetonin. Brenda disa javëve, numri i agjentëve të caktuar për t'u marrë me çështjen arriti në 45. Rasti u bë hetimi më kompleks i "kravatave të bardha" në historinë e FBI-së dhe shkaktoi një lloj hetimi kompleks që përfshinte, prokurorë, analistë, agjentë, secili i kualifikuar në një fushë të caktuar për t'u zhytur në letrat e mbushura me shifra. Puna e tyre ishte të zbulonin sesi zyrtarët e kompanisë kishin kryer një mashtrim në një shkallë aq të lartë. Hetimi pesë-vjeçar çoi në fajësimin e zyrtarëve të lartë të "Enron", të cilët u pasuruan duke mashtruar investitorët me llogari të rreme. Duke qenë një çështje e madhe, kjo u administrua nga nivelet më të larta të FBI-së.
اështja e faksit të rremë
Aparatet e fakseve në gjithë Amerikën po gumëzhinin javën para Krishtlindjeve të vitit 2004, me një sërë mesazhesh misterioze. Kushdo që e shikonte faksin vinte re diçka të çuditshme. Mesazhi i adresohej një farë "Dr. Mitchel" dhe vinte nga një planifikues financiar që quhej "Chris". Por mesazhi në vetvete ishte intrigues. Kishte lidhje me disa aksione që "Chris" i kërkonte doktorit t'i blinte menjëherë. Në faks shkruhej, "Unë kam aksione që do të trefishohen në çmim, njësoj si ato që të kam dhënë më parë. S'të arrij dot në telefon. Më telefono ose mua ose Lindës. Duhet të blejmë IFLB". Shumë njerëz u mashtruan. Menjëherë pasi faksi misterioz u përhap, 17 aksione të IFLB (Infinium Labs, një kompani lojërash e quajtur tashmë "Phantom Entertainment") filluan të rriten. Por personi që qëndronte pas kësaj, u zbulua shumë shpejt nga FBI-ja dhe më 30 tetor, Pickens u dënua me 20 vjet burgim për mashtrim.
اifti që hëngri qelq
Për tetë vite me radhë, nga viti 1997-2005, një çift në Masaçusets përdorte variantin "copa qelqi në ushqim" në një sërë restorantesh dhe dyqanesh në gjithë vendin. Në këto vite ato përfituan rreth 200 mijë dollarë nga kompanitë e sigurimeve. Pjesa më e çuditshme e kësaj historie është se në fakt ato hanin qelq nganjëherë që t'i bënin pretendimet e tyre të dukeshin sa më të vërteta. Pasi porosisnin ushqim në restorant, apo në hotel, apo dyqan, ose gruaja ose burri "zbulonin" copa e qelqit. Por, me kalimin e kohës, karriera e çiftit filloi të zbulohej, kur Byroja e Mashtrimeve të Sigurimeve në Masaçusets vuri re të njëjtën skemë "qelqi në ushqim" të përsëritur disa herë. اifti u akuzua për mashtrim dhe bashkëshorti u arrestua, ndërkohë që gruaja vazhdon të qëndrojë e fshehur.
"Zoti i luftës", Viktor Bout
Historia e Viktor Bout ka qenë burimi i frymëzimit për filmin "Zoti i luftës", ku interpreton Nicholas Cage. Viktor Bout u bë prioritet i lartë për autoritetet ndërkombëtare, kur tregtia e armëve në Afrikë u bë shumë e dukshme. Profili i tij kriminal në syrin e publikut arriti kulmin me sulmet e 11 shtatorit 2001. Bout kishte furnizuar me armë talebanët dhe kjo e vuri atë në krye të listës së prioriteteve të zyrtarëve amerikanë. Vitet e shumta të trafikut të armëve i kishin dhënë mundësinë Bout të ndërtonte një rrjet të gjerë biznesi dhe kontaktesh politike. Procesi i tregtisë së Bout ishte i kujdesshëm dhe i komplikuar, duke e bërë të vështirë për autoritetet të ndërhynin. Mandati i arrestit për të u lëshua pak para sulmeve të 11 shtatorit. Në vitin Belgjika dhe Interpoli lëshuan urdhër arresti për të. Ai u arrestua në Bangkok, më 6 mars 2008.
Vrasësi perfekt
Si mund të kapet një gjeni, i cili aspiron të bëhet vrasësi perfekt anonim, i cili ndërton bomba dhe ua jep objekteve të rastësishme, i cili lë të dhëna false për të ngatërruar autoritetet, i cili jeton i vetëm në malet e Montanës dhe nuk i tregon askujt për krimet e tij sekrete? Kjo ka qenë një prej sfidave më të mëdha të FBI-së që ka kaluar thuajse dy dekada për të kapur ujkun e vetmuar. Njeriu që bota e njeh si Theodore Kaczynksi u bë i njohur në vitin 1978, kur bomba e tij e parë e bërë me dorë shpërtheu në një universitet në اikago. Për 17 vite me radhë ai postonte ose dorëzonte me dorë bomba të sofistikuara, që vranë tre amerikanë dhe plagosën 24 të tjerë. Në vitin 1995 ai i dërgoi FBI-së një ese me 35 mijë fjalë, kur shpjegonte motivet e tij dhe të këqijat e shoqërisë moderne. Eseja u botua dhe vëllai i keqbërësit, David Kaczynski e identifikoi esenë si të shkruar nga Ted dhe më 3 prill të vitit 1996 në kabinën në mal u gjetën 40 mijë faqe ditari të shkruar me dorë, që përshkruanin eksperimentet e prodhimit të bombave dhe sulmet.TO
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top