Fytyrë e re, që do t'i sjellë një jetë të re. Vetëm para pak ditësh
vuante pasojat e një fytyre të deformuar, por tashmë, ajo jo vetëm që
nuk ka defektin në mjekrën e tejzgjatur, po është bërë një vajzë shumë
simpatike.
Mjekët e shërbimit të Otorino-laringologjisë, kanë mundur të realizojnë
një ndërhyrje kirurgjikale shumë të rrallë në fytyrën e 18- vjeçares
nga Elbasani, Benedeta Varfi. Adoleshentja rrëfen emocionet e momenteve
të para pas operacionit, ku në pasqyrë ka parë një fytyrë të re, për të
cilën ndihet krenare. Ndërkohë, mjekët shpjegojnë se si e realizuan
operacionin.
Adoleshentja
Ndihem shumë mirë dhe krenare. Këto janë fjalët e para, me të cilat u
përgjigjet gazetarëve adoleshentja, e cila nuk i fsheh dot emocionet që
po i dhuron fytyra e re. "Tani do të mundem të shkoj edhe në shkollë.
Fytyra më parë më shkaktonte probleme jo vetëm me të folurin, por
ndihesha keq edhe nga pamje fizike me atë dëmtim aq të madh",- thekson
Benedeta Varfi, e cila shpjegon se është detyruar të lërë shkollën për
shkak të problemit që kishte.
Një defekt në nofull e ka munduar prej vitesh adoleshenten, duke e bërë
të vuajë deri në depresion, pasi edhe pamjet para operacionit të
ofrojnë një defekt vërtet anormal mbi fytyrën e saj. Tashmë fytyra e re
dhe simpatike e ka bërë shumë optimiste adoleshenten, pasi ajo do të
ndihet shumë mirë përkrah bashkëmoshatarëve të saj.
Madje, ajo nuk kursehet t'u përgjigjet të gjitha pyetjeve që gazetarët
i drejtojnë dhe përpiqet të jetë shumë korrekte me ato që thotë,
ndonëse e ka ende të vështirë të flasë, për shkak të aparaturës që i
është instaluar në gojë, për t'i fiksuar nofullat më mirë.
Mjekët
Mjekët e shërbimit të Otorino-laringologjisë në Qendrën Spitalore
Universitare "Nënë Tereza", theksojnë se mbi adoleshenten u realizua
një operacion shumë i vështirë dhe i rrallë. Ndërhyrja, sipas tyre,
konsiston në sharrimin e të dy nofullave, asaj të poshtme, që është e
mbizhvilluar dhe, asaj të sipërme, të cilat, më pas, me anë të
operacionit, janë ringjitur.
"Benedeta, në 18 vite të jetës së saj ka pasur probleme me ushqyerjen,
të folurin, por edhe një ndrojtje që i shkaktonte pamja e saj, e cila e
bënte të ndihej keq përkrah moshatarëve të saj.
Sot ajo ndihet tërësisht ndryshe",- pohojnë mjekët e QSUT-së.
Sipas tyre, anomalitë e zhvillimit të nofullave ndeshen në gati 10 për
qind të keqformimeve. Operacioni për drejtformimin e tyre ka afro 5
vjet që aplikohet në vendin tonë dhe mjekët kanë arritur të kryejnë me
sukses ndërhyrjet të rralla.
10 për qind e pacientëve të shtruar në shërbimin e Otorino-laringologjisë, vuajnë keqformime në mjekër
5 vjet ka që praktikohet në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", operacioni Maksilo-facile
Babai: Kam shpenzuar shumë, por jam i lumtur
Të gjitha shpenzimet sa i takon bazës materiale, prindërit Benedetës
janë detyruar që t'i nxjerrin nga xhepi, po kjo nuk e ka penguar aspak
lumturinë e tyre kur kanë parë vajzën me një fytyrë të re dhe
simpatike. "Kam shkuar në klinikat private të vendeve të rajonit dhe më
kanë kërkuar dyfishin e çmimit që kam dhënë këtu dhe nuk morën përsipër
që do të sillnin sukses sa këtu.
Jam i lumtur që vajza ime ndihet mirë dhe nuk e ka më atë defekt që i
shkaktonte vuajtje,"- pohon Shkëlqim Varfi, duke shtuar se për këtë
falënderon mjekët e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", për
ndihëm që i dhanë. Sa u takon mangësive të spitalit, ai nuk fajëson
bluzat e bardha, pasi është i ndërgjegjshëm që kjo nuk është në dorën e
tyre.
"Nuk dua të di për shpenzimet, ndonëse për xhepat tanë janë
shumë. Vajza është mirë dhe kjo është e rëndësishme",- pohon Shkëlqim
Varfi, i cili thekson se vajza e tij kishte ndërprerë shkollën
pikërisht për shkak të deformimit që kishte. Ndërkohë, edhe mjekët
pohojnë se materialet i kanë blerë vetë prindërit e adoleshentes, pasi
shteti ynë nuk i rimburson këto lloj operacionesh.SHQIP