-
- Anëtarësuar më
- Jul 16, 2008
-
- Mesazhe
- 15,694
-
- Reagimet e mara
- 12,029
-
- Mosha
- 39
-
- Vendndodhja
- Perball
-
- Website i juaj
- fv.al
Zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli, gjatë një konference për shtyp, informoi mbi procesin e numurimit të votave në KZAZ-të e ngritura në të gjithë vendin. Olli tha se nga të dhënat zyrtare, deri tani në shkallë vendi procesi i numërimit ka përfunduar në masën 80% - 85%, ndërsa mbeten pa u numëruar rreth 15% e QV-ve, për ta përfunduar këtë procedurë. "Shpresoj se me këto ritme që ka procesi, në rast se nuk do të ketë probleme në orët e para të pasdites, do të kemi përfundimin e tij", tha zëdhënësi i KQZ-së. Ai pohoi vonesat në disa VNV si në qarkun Dibër, Fier dhe Elbasan.
ORA NEWS
ORA NEWS