Titulli: OKI rezolutë për Kosovën; Meta: Shtim njohjesh
Suplementi "Qosheja e Baba Likes"
Written by Gazeta SOT
E Diele, 06 Qershor 2010 00:00
Baba Likja merr në provim të vetët për kombëtaren serbe të futbollit
Nga Sandër Y. KOVAاI
Kur shefi i kabinetit të Baba Likes, Dervishi Sokol, dëgjoi nga ky urdhrin që të mblidhte “Teqen”, u habit shumë se me këtë fjalë Baba Likja quan mbledhjen e jashtëzakonshme,
të zgjeruar të klanit të vet, me njerëz që punojnë ose jo në administratë. Kur Baba Likja thotë të mblidhet “Teqja”, duhet të niset edhe ambasadori Qazim nga Kroacia dhe të vijë në Tiranë, si atëherë kur i bënin tranazh në shkollën ushtarake.
-ا’ ka bërë vaki shef?- Pyeti Dervishi Sokol.
-Të djeg ndonjë gjë ty?- i tha Baba Likja.
-Jo shef, kot pyeta.
-Ashtu kot i bën të gjitha ti,- i tha Baba Likja,- e pastaj e mbush thesin me para. Por do të merremi edhe me ty se më je bërë më keq se Prifti Dritan. Mirë ai se ka gjysmë truri, po ti?
-Edhe këtë ma the shef?- Tha Dervishi Sokol.
-Zbato urdhrin tani.
“Teqja” u mblodh në zyrën e Baba Likes ku ai i priste i veshur me uniformën e kombëtares serbe të futbollit.
-Siç e dini,- tha Baba Likja,- i kam thënë ministrit të jashtëm serb, mikut tim Jeremiç, se unë dhe partia ime do të jemi tifozë të Serbisë në kampionatin botëror të futbollit. Herën e fundit, ju lashë detyrë që të mësonit përmendësh emrat e futbollistëve të kombëtares serbe, datëlindjet dhe skuadrat ku luajnë. Tani është koha për veprim. Sot kemi provim. Pres nga ju që të tregoni vlerat tuaja intelektuale, se për të tillë u kam zgjedhur.
-Sa të shkon shef,- i tha drejtori flokëxhel i medias Sahat Haber,- do të vdisnin vajzat e Beogradit për ty.
-Faleminderit, ama të bukura janë ngjyrat e flamurit serb, ë thoni sit ë doni. Tani vazhdojmë me pyetjet.
-Cili është portieri i tretë i kombëtares serbe në ekipin e grumbulluar për këtë kampionat?- E pyeti Baba Likja drejtorin flokëxhel.
-Këtë e quan pyetje të vështirë t’ i shef për mua? Ti e di sa respekt që kam për ty, por ndihem i fyer në inteligjencën time. Ti më pyet për datëlindjen e vendin ku ka lindur.
-Mirë,- tha Baba Likja,- pra kur dhe ku ka lindur portieri i tretë serb, Andelko Buriçiç.
-21 tetor 1980 në Pançevo,- u përgjigj me krenari drejtori flokëxhel.
Baba Likja u hodhi një sy letrave që kishte para, dhe tha:
-Bravo, merrni shembull ju të tjerët, këtij i thonë zbatim urdhri, kësaj i thonë njohuri e thellë prej analisti për marrëdhëniet me Serbinë.
-A shef, këtu prapë më ofendon,- tha drejtori flokëxhel,- ti e di se unë jam i çmendur pas kombëtares serbe të futbollit. Me urdhër u mësoj numrin e këmbës dhe gjatësinë, të tjerat i mësoj për kënaqësinë time.
-Mirë, mirë,- tha Baba Likja,- të lumtë, tani vazhdojmë me ju të tjerët.
Por drejtori flokëxhel nuk e la të vazhdonte.
-Pa pyete pak gruan time shef,- tha duke drejtuar dorën nga sekretarja e Baba Likes, e cila po paloste uniformat sportive serbe, të ngjashme me atë që kishte veshur Baba Likja.
-E mo mirë, se nuk është fjala për femrat këtu, mjafton t’ i mësojmë ne meshkujt.
-Jo, pyete, pyete pak.- insistonte drejtori flokëxhel.
-Epo mirë, ja po e pyes për Nemanja Vidiç.
-Kush është ky ai simpatiku,- tha sekretarja, gruaja e drejtorit flokëxhel.
-Sa herë të kam thënë e dashur, mos i shiko me këtë sy, por mëso të dhënat e tyre që të jap unë, - u nxeh drejtori flokëxhel.
-E mor dhe ti mos u nxeh, -tha Baba Likja,- nuk tha ndonjë gjë të keqe. Serbët janë simpatikë, tha. Mos u bëj xheloz, kjo është e vërtetë. Ama të bukur janë serbët ë, përveçse trima. Unë po të isha femër, me një serb do të martohesha.
-Ilir mos fol si Erion Veliaj,- i tha Monika.
-Edhe ti tani,- tha Baba Likja, dhe shtoi duke u kthyer nga ambasadori Shaban: Mirë, na fol ti për këtë Nemanja Vidiçin.
-Nemanja Vidiç ka lindur në Dragoljub të Serbisë, pranë minierës së bakrit Zora, në 21 tetor 1981. Ai mban si emër mbiemrin e dinastisë së famshme të shtetit mesjetar serb, asaj Nemanja,- tha ambasadori Shaban, i cili donte të bënte diferencë me njohuritë e tij, President i Akademisë Diplomatike dhe specialist i Ballkanit që e mban veten, duke qenë se shkruan me pseudonim në gazetën e Bollinos.
-Të lumtë, ja kjo është përgjigje shembullore,- tha Baba Likja,- ama histori kanë serbët ë, thoni si të doni.
-Atë se kush është përgjigje shembullore do ta shohim shef, -tha ish-ministri Luan,-se unë kam fituar konkurse televizive me kohë.
-Edhe këtë do ta shohim, se sa për atë konkursin që nuk të del nga mendja, e dimë se e ke fituar me kutitë e mishit të magazinave të ushtrisë që u dha babai atyre të televizionit. Në atë kohë kur nuk kishte mish ato qenë valutë.
-Shpifin ata që më kanë inat shef,- kërceu ish-ministri Luan,- i thotë Gjinushi këto.
-اfarë shpifin, atyre që kanë qenë në jurinë e konkursit që fitove ti, nuk u janë mbaruar ende kutitë e mishit në shtëpi, por nejse. Edhe mos rri shumë kazinove se do të përfundosh ndonjë ditë në Fiks fare dhe pastaj të çoj për lesh. Si ore kërkon të fitosh para në kazino ti kur nuk mban hajmalinë e Baba Reshatit, si ne të tjerët? Apo e quan veten të emancipuar ti, ne jemi të prapambetur.
-Ke të drejtë shef, më fal shef- tha ish-ministri Luan.
-Të shohim, tani na fol për Bojan Isailoviç.
-Blo…
-Jo Blo…, por Bo,- e korrigjoi Baba Likja,- fol me atë kokën lart, jo me atë tjetrën, unë të pyes për futbollistët serbë dhe ti ma ke mendjen te… lere më mirë se ka dhe femra këtu.
-Më bëj një pyetje tjetër shef,- tha ish-ministri Luan.
-Jo more,- tha Baba Likja,- jo po mos duhet të ta kisha thënë pyetjen para se të vinim këtu, të ta kisha çuar me sms! Edhe ti të fitoje, siç je mësuar! Pse ku jemi këtu në kazino, që merr një fish tjetër? اfarë u bënë futbollistët e nderuar serbë, letra bixhozi, që të kërkosh edhe një tjetër, si në poker? Nuk je në rregull po të them. Thirri mendjes, do të na prishësh marrëdhëniet e shkëlqyera që kam krijuar me Beogradin dhe pastaj e di ti… ia marr unë hakun Babaramos.
-Më fal shef.- tha ish-ministri Luan.
-Edhe mbaj hajmalinë e Baba Reshatit, se na je bërë si delja e zezë.
-Si urdhëron shef.
-Vazhdojmë,- tha Baba Likja, duke iu drejtuar Priftit Dritan: Na fol për Dejan Stankoviç.
-Epo kësaj i thonë të mbash me hatër shef,- tha ish-ministri Luan,- këtë e dija dhe unë.
-Epo Prifti Dritan gjysmë truri ka, nuk është si ju, ka rrethana lehtësuese për të.- Tha Baba Likja.
-Dejan Stankoviçi shef ka lindur në shtator, në Beograd.
-Të lumtë, po data dhe viti i lindjes.
-Data dhe viti, për nder shef nuk po më kujtohet.
-Mirë, duket se të paskan hequr atë gjysmën e trurit ku mbahen shifrat, e unë të mbaj ministër. Po si duket kur shifrat janë para, të funksionon edhe ajo gjysma tjetër, siç e tregojnë ato aferat në Bulqizë.
-Mos beso shpifjet shef, ti më njeh.- Tha Prifti Dritan.
-Ore që unë të njoh, të njoh, por je ti ai që nuk më ke njohur mirë. Por do të flasim më vonë. Tani përpiqu mos e kujton datën e lindjes së Stankoviçi, së paku, do t’ i bëhet qejfi ministrit serb të Ekonomisë kur të mësojë se edhe me gjysmë truri i ke mësuar futbollistët serbë.
-Si në për tym më vjen ndërmend se data ka lidhje me diçka të madhe…- U përgjigj Prifti Dritan.
-Aty afër je, - i tha Baba Likja.- Ishin dy gjëra të mëdha që u shkatërruan si dy gjysmat e trurit tënd.
-Kullat binjake shef,- kërceu Prifti Dritan,- datëlindja e Stankoviç është 11 shtator.
Baba Likja u përlot dhe tha:
-Hajde këtu, hajde këtu o evlat, siç thotë Baba Reshati kur i shkoj unë, hajde këtu të të puthë Baba Likja në ballë, se ti ma ha zemrën me të mirë mua. Hallall t’ i kesh ato që ke vjedhur të dy herët që të kam bërë ministër, se ti je provë e gjallë e dashurisë së partisë sonë për Serbinë. Edhe pse je invalid mendor i shkallës së lartë, për Serbinë truri të punon. Ule kokën këtu të ta fërkojë pak Baba me hajmalinë e Baba Reshatit. Merrni shembull ju të tjerët, merrni shembull. Edhe dëgjo, kam një porosi, kur të ketë ndeshje Serbia në kampionat, të jeni në gatishmëri nr. 1, mos ketë asnjë ndërprerje rryme elektrike, mobilizo KESH-in, OSSH, c’ të duash. Për të tjerat nuk më bëhet vonë.
-Po ti ç’ ke që zgërdhihesh,- iu drejtua Baba Likja Ylli Dylgjerit,- pa të shikojmë një herë sa di ti.
-Urdhëro e pyet shef.
-Na fol për Gojko Kaçar.
-Ku e gjete këtë për mua shef.
-Epo shefi mendoi se, si guhak që je do ta njihje Gojkon, se guhaku e njeh guhakun.- tha drejtori flokëxhel i medias Sahat Haber.
-Si guxon ti të fyesh futbollistët e nderuar serbë?- U xhindos Baba Likja,- Kaq herë të kam thënë se do ta bëj kokën me allçi, në vend të xhelit, por këtë herë do ta bëj vërtet.
-Më fal shef, desha të bëj shaka me Yllin.
-Vazhdojmë, - tha Baba Likja,- kush do të flasë.
-Ia hodhe mirë,- i tha اim Peka Ylli Dylgjerit,- me atë “guhak” u harrua pyetja.
-Po të jem unë guhak ti je cjap Hasi, siç thonë në Lumë,- tha Ylli.
-Kush flet atje,- tha Baba Likja,- ngrihu pak ti اim, se ti ke mangësi, ti i urren serbët, se je ushqyer me rrëfimet e luftrave për ta.
-Ato luftra janë bërë në Lumë shef, - tha اim Peka, -unë jam nga Hasi. ثshtë si Gramshi me Skraparin.
-Mirë, të shohin se ç’ erudion intelektual ke, meqenëse tani na u bërë dhe drejtor i një televizioni universitar. Na fol për Milan Jovanoviç.
-Ka lindur në اaçak, në 18 prill 1981,- tha اim Peka,- është 1 metër e 83 cm i gjatë.
Baba Likja u përlot përsëri dhe hapi krahët:
-Hajde këtu të puthë Baba Likja në ballë o evlat, hajde këtu se ti je provë e gjalle se unë pas serbëve, veriorët dua më shumë, le të thonë ç’ të duan gojët e këqija. Ja këtij i them unë intelektual në media. Vetëm një gjë kam, ia ke prishur qejfin Baba Likes me një gjë.
-Përse e ke fjalën shef?
-Mbaj hajmali, mos shko në xhami, se feja jonë është e vërtetë. Do të çojë Baba Likja në Qerbela që ta kuptosh mirë. E shikoni ju të tjerët, edhe gjatësinë e Jovanoviçit dinte, kjo është përgjigje. Ama të gjatë janë serbët ë, i kam zili.
-A këtu nuk jam dakord shef, ta kundërshtoj mendimin me forcë. Napoleoni ishte më i shkurtër se ty, e megjithatë ishte Napoleon.-Tha Haxhiu Nasto.
-Ke të drejtë, - tha Baba Likja, - ta pranoj kundërshtimin dhe shtoi: E thonë Pëllumb Xhufi dhe Sabit Brokaj se nuk lejohet mendimi i kundërt në partinë tonë. Ja shembulli.
-Madje ti shef ngjan me Napoleonin edhe se të dy erdhët në pushtet, në të njëtën moshë, ai u bë konsull i parë 29 vjeç, kur u bëre edhe ti kryeministër.- Tha këshilltari flokëgjatë i ardhur nga “shtëpia me gjethe”.
-Ha, ha, ha,- tha Baba Likja,- si përsëritet historia ë, çudi!
-Madje kur e kishe atë balluken në ballë shef, ngjaje komplet si ç’ është Napoleoni në ato tablotë.-tha Erisa.
-Avash ti vajze me ato balluket e shefit,- tha Monika,- shiko më mirë balluket e futbollistëve serbë, se për ata jemi mbledhur.
-Ama Monika, thuaj si të duash, edhe fare gabim nuk e ka vajza,- tha Baba Likja.
-Ja dhe ky, dje na doli Richard Burton, sot na u bë Napoleon, ku do të fluturosh kështu- Tha Monika.
-Të marrim një tablo të Napoleonit këtu në zyrë shef, -tha Haxhiu Nasto.
-Mirë, të shohim, porositeni një herë, se mund ta ve në shtëpi, mbi kokën e krevatit.
-Po Abaz Aliun ku do ta çosh,- tha Monika.
-E mirë se e ve në dhomën e ngrënies.
-Aty kemi Baba Reshatin.
-Epo do t’ ja gjejmë një vend Monika, se në dhomën e punës nuk e ve dot, se atje kam Boris Tadiçin. Mirë vazhdojmë:
-E ke radhën ti, - i tha Baba Likja Dervishit Sokol, - na fol për Aleksandër Kolarov.
-Si urdhëron shef, ka lindur në 10 nëntor 1985, në fshatin Vojka, në Srem, është 1 metër e 87 cm i gjatë. E ka filluar karrierën si futbollist, në klubin اukariçi Stankom, sot luan tek Lacio.
Baba Likes filluan t’ i rrjedhin lotët. Ai hoqi bluzën e kombëtares serbe që kishte veshur dhe tha:
-Hajde këtu o evlat, hajde këtu, se ti e meriton këtë bluzë më shumë se unë. Hajde këtu të të puthë Baba Likja në ballë e m’ i bëj hallall ato që të kam thënë, se ti paske qenë flori Beogradi. Ah sa do të doja që të ishte këtu miku im ministri i jashtëm serb e të shikonte. Edhe fshatin i dije. Ama fshatra të bukura ka Serbia ë, thoni si të doni!
-Ilir mos e trego veten fshatar, -tha Monika,- fol për qytetet e Serbisë.
-Edhe qytetet të bukura i ka,- tha Baba Likja, dhe shtoi duke u kthyer nga Dervishi Sokol: Po si i ke mësuar kaq mire?
-Shef unë në të gjitha anët e shtëpisë kam ngjitur skeda me të dhënat e lojtarëve serbë. Edhe në WC kur ulem kam përballë skedat me ta.
-Ja kësaj i thonë të punosh seriozisht për të përmirësuar marrëdhëniet me Serbinë,- tha Baba Likja,- nuk ta harroj këtë të sotmen o evlat, e po vazhdoi Tit Vasili ta bëjë lesh ministrinë, do të çoj në vend të tij.
-Shef ti më pyet një herë edhe mua, -tha Petrit Vasili duke u çuar.
-Ja ku po të pyes, por për çfarë të të pyes më parë unë ty, që të pyettë policia kriminale në mes të natës, me ato që po bën. Na fol për Vladimir Stojkoviçin.
-Ky Stojkoviçi sikur nuk luan më shef, - tha Tit Vasili.
-Ai që nuk luan më është Dragan Stojkoviçi- tha ambasadori Shaban.
-Mjerë unë kë mbaj ministër,- përplasi dorën në ballë Baba Likja,- ti nuk je ministër, ti je minë me sahat në marrëdhëniet shqiptaro-serbe. Ja mendo sikur të jesh në takim me ministrin serb të Shëndetësisë, e të bjerë fjala për këto gjëra. Miqtë serbë do të mendojnë se unë i kam gënjyer.
-Më fal shef.
-Unë hera e fundit që të fal, se nuk të kam as karton në parlament, herën tjetër kërkoji të të falë Bamir Topi, kur të jesh në Burgun 313. Se me ato që ke bërë ti, unë nuk do të mbroj më. Le që shkon me thes në shtëpi dhe vjen me torbë në zyrën time.
-Këto i thotë Luzhiana Abazi shef, se kërkon të më zerë vendin. Ajo në vend të mësojë përmendësh kombëtaren serbe të futbollit, merret me këto punë.
-Avash ti me Luzhianën,- tha Monika,- nuk i ka hije burrit t’ ua lerë fajin femrave.
-Mirë, mirë Tit Vasili, do ta shohim, -tha Baba Likja,- po tani na çelësin e banjës së zyrës sime dhe shko atje t’ i mësosh të dhënat e kombëtares serbe. Kur të kthehem nga Sheratoni, ku kam një takim me një investitor serb, do të pyes.
-Si urdhëron shef.
-Kush e ka radhën tani shef,- pyeti Dervishi Sokol.
-Tani tha Baba Likja, radhën e kam unë, do të jap një provë të qartë se si funksionon demokracia dhe debati në partinë tonë. Më pyesni ju mua, për cilin lojtar të doni.
-Fjalë është ajo shef, ti je personalitet, për lojtarët përgjigjemi ne, ti fol për trainerin serb,- tha Haxhiu Nasto.
-Po mirë, tha Baba Likja,- unë i nënshtrohem vendimit demokratik të partisë,- traineri i kombëtares serbe është Radomir Antiç, i cili ka lindur në Zitishtë, në 22 nëntor 1948. Babai i tij e ka emrin Jovan, ndërsa nëna Milka. Kur ishte gjashtë vjeç familja e tij u vendos në qytetin Uzhice, ku më pas ai do të fillonte karrierën si futbollist, me klubin Slloboda,- tha Baba Likja.
-Shef ti je kokë e nivelit botëror,- tha اim Paki,- sikur çerekun e këtij bagazhi intelektual të shfaqje në emisionin tim, do të isha i lumtur.
-Tani për sot mjafton,- tha Baba Likja,- ju të tjerët do të pyeteni më vonë. Biseda ishte me nivel të lartë intelektual, dhe ne të gjithë, si elitë intelektuale që jemi, treguam njohuritë tona të thella intelektuale për Serbinë mike. Tani merrni uniformat dhe flamurët serbë dhe shkoni në shtëpi. اdo ndeshje të Serbisë ta shikoni të veshur me uniformën sportive serbe, dhe me flamur në dorë. Kjo është Lëvizje për Integrim, siç e kemi dhe emrin e partisë. Për ty kam një porosi të veçantë, tha duke iu drejtuar drejtorit flokëxhel të medias Sahat Haber.
-Urdhëro shef.
-Si media pranë partisë sonë, e cila përfaqëson lobin për miqësinë me Serbinë në politikën shqiptare, dua që t’ i jepni përparësi pasqyrimit të kombëtares serbe në ditët e kampionatit. Edhe në bisedat në studio, të nxirren në pah vlerat e mëdha të futbollistëve serbë, karakteri i tyre, që është shprehje e karakterit të popullit serb, qytetërimi i tyre, fisnikëria e tyre, që janë shprehje të këtyre vetive të larta të popullit serb, për të cilat e ka zili gjithë Ballkani. Do t’ i bëhet qejfi ambasadorit serb, se e di që rrogën tënde e paguaj unë.
-Si urdhëron shef.
Ilir Meta, Baba Likja, pasardhës i Baba Reshatit në postin e kryegjyshit të bektashinjve, për të fituar imunitet të përjetshëm
Nga Sandër Y. KOVAاI
Ilir Meta kishte një shqetësim të madh në ditën që hapej mbledhja e famshme e KPD të PS, ku Fatos Nano bëri spektakël me batuta në transmetim direkt televiziv. Ilir Meta thirri Kastriot Islamin dhe i tha: Shiko, le të thotë çfarë të dojë ai figura e qelbur, por po tha atë historinë e dervishit, pastaj do të them edhe unë atë që e di ai! Ilir Meta e kishte fjalën për një histori të vjetër të kohës para se të hynte ai në politikë, kur Fatos Nano e thirri në grupin themelues të FRESSH, kur e takoi një ditë në oborrin e teqes së Baba Reshatit, ku kishte shkuar për të uruar një festë fetare. Fatos Nano pa disa djem të rinj në oborr, të cilët sapo e kishin shkruar emrin për dervish, dhe për të bërë pak humor ndaloi t’ i pyeste për bindjet politike. Ndërmjet këtyre të rinjve ishte dhe Ilir Meta, i cili pasi shkoi si emigrant në Greqi dhe nuk iu mbush mendja të qëndronte, u kthye në Shqipëri, dhe si skraparli me traditë bektashiane shkoi njëherë andej nga selia e kryegjyshatës bektashiane të Baba Reshatit, se kishte dëgjuar që jepeshin bursa studimi me shumë para në vendet muslimane. Për këtë Ilir Meta e shkruajti emrin për t’ u bërë dervish dhe filluan ta quajnë Baba Likja. Si dervish, Baba Likja duhet të rriste mjekrën, dhe ai nuk kishte as dy muaj që nuk po rruhej, kur e takoi Fatos Nano në oborrin e kryegjyshatës. Fatos Nano kërkonte në FRESSH njerëz sa më të trashë, të cilët të mos përbënin rrezik për të, kështu që e ftoi dhe dervish Liken në parti, duke i premtuar benefice, siç thotë avokat Ngjela. Baba Likja, aq shumë u lumturua nga ftesa, saqë harroi të çregjistronte emrin nga regjistri i kryegjyshatës dhe sot e kësaj dite mbetet në listën e klerikëve të kryegjyshatës bektashiane. Kështu, Ilir Meta, që nga koha që filloi karrierën politike, duke u bërë deputet për herë të parë në 1992, dhe më pas kur ka marrë postet e tjera deri në kryeministër e kryetar partie etj., ka shkelur parimin kushtetues të laicizmit. Baba Likja ka qenë i vetëdijshëm për këtë gjë, se edhe kur ai ishte kryeministër, dhe sot që është zëvendëskryeministër, Baba Reshati e thërret: Baba Likja! Madje kur Baba Reshati betohet, ai të parin ka Abaz Aliun, të dytin Haxhi Bektashin, dhe të tretin ka Baba Liken. Po shtoi edhe Baba Liken në dy betimet e para, atëherë ky është betimi më i fortë. Kur Ilir Meta u bë kryeministër, Baba Reshati i dhuroi një copë të xhybes të Haxhi Bektashit, shenjtorit të bektashinjve, të cilën e ruante si sytë e ballit, që ta qepte poshtë xhaketës së kostumit se i sillte fat. Dhe Ilir Meta që atëherë ka bërë një vend të posaçëm në çdo xhaketë kostumi, ku vendos hajmalinë që i sjell fat. Madje dhe xhaketat Iliri i mban jeshile si xhybja e Baba Reshatit. Baba Reshati gjithmonë i thoshte Baba Likes së zemra ia donte që pasardhësi i tij të ishte ai. Ilir Meta e merrte këtë si shaka, por tani që po e kupton se do të dalë nga politika, ka filluar ta marrë seriozisht, se në postin e baba Reshatit siguron imunitet të përjetshëm. Ilir Meta e di shumw mirw se sa shkelje të rënda të ligjit ka bërë në të gjitha postet qeveritare që ka mbajtur, dhe ka arsye përse të frikësohet. Por ai e di se nëse prokuroria nuk ka për ta lënë të qetë ish-deputetin Ilir Meta nesër, asnjë prokuror nuk ka për ta futur në burg kryetarin e një komuniteti fetar, aq më pak Ina Rama, e cila është bektashiane nga nëna. Sa më tepër që elektorati i LSI po pëson rrjedhje serioze si besimtarët bektashianë ditën e Hashures, aq më shumë po mendon Ilir Meta për karrierën fetare. Tani Ilir Meta ka filluar të thotë në rrethin e tij të ngushtë, se bëri mirë Fan Noli që, i zhgënjyer nga politika u kthye në karrierën fetare, dhe këtë shembull duhet të ndjekin edhe liderët e sotëm të politikës. Domethënë Baba Likja na qenka Fan Noli i bektashinjve! Ilir Meta mund të quhet karikatura e Fan Nolit! LSI-ja është bërë si teqja e Baba Reshatit, ku sundon Baba Likja. Madje edhe të krishterët ortodoksë, ministra të kësaj partie, si Dritan Prifti dhe Petrit Vasili, kanë filluar të shfaqin një vokacion bektashian, dhe ndoshta për të siguruar imunitet, mund ta ndjekin Baba Liken si dervish, pas përfundimit të karrierës politike. Problem do të jetë për ndonjë metist qose, që nuk ka mjekër, por kryetari ka bërë aq para sa të mos kursehet për t’ i bërë atij një transplant qimesh në mjekër. Kjo pastaj do të quhet si mrekullia e shenjtë e Baba Likes.
(Qosheja e Baba Likes)
Baba Likja pajtohet me Priftin Dritan
Nga Sandër Y. KOVAاI
E Martë, 11 Maj 2010
Ditën e djeshme kreu i LSI, zoti Ilir Meta, si negociator i konflikteve ndërmori një tur tjetër vizitash për pajtimin e gjaqeve. Turi i kësaj radhe kishte si qëllim pajtimin e gjaqeve brenda LSI me ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti. Sipas burimeve brenda LSI, mësohet se zoti Meta ka qenë ai që ka vizituar ministrin Prifti duke i treguar këtij të fundit se është burim i tolerancës dhe i mirëkuptimit. “Unë pajtova Ramën me Berishën,- mësohet se i ka thënë Ilir Meta Dritan Priftit- dhe jo mos të pajtoj veten me ty”. Sipas burimeve të besueshme nga zëdhënësi i bindur i ministrit të Jashtëm, Ralf Gjoni, zoti Meta ka qenë i pari që ka hedhur dorashkën e mirëkuptimit, duke shuar tashmë luftën midis palëve të nisur prej 6 muajsh në gjirin lësëist. Gjithmonë sipas zotit Gjoni, ministri Prifti është ndjerë shumë i entuziazmuar nga vizita e kryetarit të tij, të cilin e ka garantuar për ndarje proporcionale të ardhurash nga puna e tij modeste në krye të Ekonomisë shqiptare. “Rri pa merak shef, unë jam njeriu yt më besnik, ça do marr unë prej punës time do marrësh dhe ti, për këtë të jesh i garantuar se do më kesh besnik me kokë dhe me të ardhura,” mësohet ti ketë thënë ministri Prifti, zotit Meta. - Unë do të punoj me devotshmëri dhe me ligjshmëri ashtu siç edhe kam mësuar në kursin trejavor të Harwardit, por aman shef se kur të bëhesh Baba Likja në vend të Baba Reshatit më thuaj dhe mua që të ndërroj fe që të kem një strehë te streha e bektashinjve- ka thënë Prifti. Ndërkohë, zoti Meta i mallëngjyer nga sjellja e shkëlqyer e ministrit të vet, i ka thënë këtij të fundit të punojë mirë në misionin e tij fisnik të grumbullimit të të ardhurave se s’ka problem për xhyben jeshile, pasi i ka ngelur edhe një copë për ta mbajtur edhe ai nën kostum. “Vëlla, të kam paragjykuar kot se ti qenke flori jo nga ata që unë tall bythën, po safi 24 karat. Gëzoje postin dhe kemi kohë edhe tre vjet për të ndërruar fenë. Pastaj, mos ki merak, unë për ty hoqa Ben Rakipin jo më këtë karafilen që e fluturoj për 24 sekonda”, i ka thënë Baba Likja ministrit të tij. “E hoqe e hoqe kryetar, po unë e di ç’hoqa! Më mirë më streho tek bektashinjtë, sesa të më ikë truri, gjersa të heqësh ti karafilen”, mësohet ti jetë përgjigjur Prifti shefit të tij. Nga ana tjetër, nuk ka munguar dhe garancia e Metës, i cili mësohet ti ketë premtuar Priftit: “Pa merak vëlla, unë jam burrë i besës, që e mbaj llafin. Kam dhënë prova, nuk të lë në baltë. Maksimumi i dënimit që mund të marrësh, do të jetë punë vullnetare për pastrimin e Lanës”. Në përfundim të takimit, mësohet se zoti Prifti e ka përcjellë Ilir Metën deri afër çadrave të grevistëve, për t’u treguar këtyre të fundit, harmoninë e madhe që ekziston në gjirin e LSI. Ndërkohë, në ikje, zoti Meta i ka shtrënguar fort dorën Dritan Priftit, duke i thënë: “Të puth fort vëlla, të kam flori”! Nga ky takim janë mallëngjyer së tepërmi ministri i Shëndetësisë, Vasili si dhe drejtori i Ora News, i cili e ka ndjekur live hap pas hapi këtë eveniment mbarëkombëtar.
(Qosheja e Baba Likes)
Shpresa më e madhe për liberalizimin e vizave, nuska e Baba Likes në Bruksel
Nga Sandër Y. KOVAاI
E Enjte, 13 Maj 2010
Baba Likja (Ilir Meta), kur shkoi herën e fundit në Bruksel mori me vete një nuskë çudibërëse të cilën ia dha Baba Reshati, dhe që Baba Likja duhet ta linte në zyrat e Komisionit të Bashkimit Europian në Bruksel. Baba Reshati kishte thënë se nuska ishte shumë e fortë, ishte bërë sipas recetës së fshehtë të nuskës që kishte bërë një dervish nga Erzurumi, kur Sulltani Sulejmani i Madhërueshëm rrethoi Vienën. More, i tha Baba Likja Haxhi Nastos, edhe Vienën e paska pushtuar sulltani turk, eh kur nuk e kam Pëllumb Xhufin këtu që ta pyes se si është kjo histori, kur e paskan pushtuar dhe kur e paskan lënë Vienën turqit.
-ا’ na duhet historia shef,- tha Haxhi Nastoja, cili e ka tmerr historinë se në Europë e pyesin pse e ka mbiemrin edhe “Haxhi” edhe “Nasto”,- rëndësi ka që nuska funksionon.
-Domethënë edhe ti beson.
-Të kam thënë shef që stërgjyshi im u shërua me një nuskë, që ia dha një dervish, dhe pas kësaj shkoi në Qerbela tek varri i Abaz Aliut dhe që atëhere mbiemrit tonë iu shtua fjala “Haxhi”,- tha Haxhi Nastoja, cili këtë gjë nuk ua thotë europianëve kur e pyesin.
- Ama ka mrekulli kjo feja jonë, thuaj si të duash,- tha Baba Likja,- shkojmë të hamë drekë tani. Haxhi Nastos iu kujtua se kishin ngrënë drekë para dy orësh, por nuk i tha gjë shefit, se fjala e Baba Likes është ligj për të, jo si për bukëshkalët, Legisin dhe Muçin.
Vetëm mos e marrin vesh këta kaurët se ç’ nuskë është kjo, mendoi Baba Likja, se po ta dinë që kam sjellë në Bruksel nuskën e bërë për pushtimin e Vienës dogja kredencialet në Bruksel për jetë. Kur Baba Likja shkoi në Bruksel, ndërsa zyrtarët europianë flisnin, ai e kishte mendjen që të gjente rastin të linte nuskën në ndonjë vend të sigurt. U çuditën zyrtarët europianë se ndërsa ata flisnin Baba Likja shikonte rreth e rrotull në dhomë, sikur të qe punonjës pastrimi. Më në fund, në një moment, Baba Likja, bëri sikur ra celulari përtokë, u përkul dhe e vuri nuskën prapa një vazoje me lule. Tani u sigurua liberalizimi vizave, mendoi Baba Likja, të më marrë të keqen Edi Rama.
Të nesërmen në mëngjes, kur Baba Likja po bëhej gati të nisej në aeroport, ra telefoni nga zyrat e Bashkimit Europian dhe thanë se e kërkonte urgjent Barrosoja.
-ا’ të jetë kjo?- pyeti Baba Likja Haxhinaston.
-Për mirë duhet të jetë shef,- tha Haxhi Nastoja,- filloi ta bëjë efektin nuska.
-Kaq shpejt?- tha Ilir Meta.
-Epo kur ka bërë punë për Vienën, mendo për liberalizimin e vizave,- tha Haxhi Nastoja.
Të ketë të drejtë ky budallai, kam parë dhe një ëndërr të mirë mbrëmë mendoi Baba Likja, por nuk i tha gjë Baba Likes, se Baba Reshati ka thënë se ëndrrat duhet t’ ja tregojë atij të parit, dhe pastaj ai flet në telefon me një dervish në Egjipt që shpjegon ëndrrat. Po ia tregoi dikujt tjetër më parë, efekti prishet. Baba Likja kishte parë në ëndërr sikur ai dhe Edi Rama po ngjiteshin Malit të Tomorrit, dhe para doli Haxhi Bektashi, i cili befas mori fytyrën e Barrosos, i zgjati dorën Ilir Metës dhe i dha një shkelm Edi Ramës, që u rrokullis nga mali.
Kur Baba Likja shkoi në zyrat e Bashkimit Europian dhe takoi Barroson, ky tregoi një objekt të cilin një nëpunës i sigurisë së ndërtesës e ekspozonte në një qese, me kujdes sikur të ishte bombë ose diamant. Baba Likja shqeu sytë. Ishte nuska që ai kishte lënë dje.
-Një gjë e çuditshme na ka ndodhur z. Meta, -tha Barroso, -kemi gjetur këtë send për të cilin ekspertët tanë të sigurisë nuk dinë të thonë çfarë është, në fillim e morën për armë bakteriologjike, pastaj për armë kimike, më tutje për mikroçip, e tani nuk e kanë idenë fare. Ju dini gjë?
-Derisa nuk është asnjëra nga këto, më miri lëreni atje ku e gjetët,- tha Baba Likja, ai që e ka vënë dikur do të vijë për ta marrë, ju do ta kapni, dhe do të sqaroheni. Me siguri do të jetë ndonjë terrorist islamik.
Sa i zgjuar që jam, mendoi Baba Likja, nuska do të rrijë atje sa të jenë liberalizuar vizat dhe pastaj le të bëjnë ç’ të duan me të.
-Zotëria shqiptar ka të drejtë, -tha oficeri i sigurisë, -ta lemë atje ku e gjetëm dhe të presim.
Oficeri i sigurisë e vuri nuskën atje ku e kishte lënë Baba Likja dhe pa nga ata.
-Epo nuk besoj të vijë kur jemi ne këtu,- tha Baba Likja.
Por pa mbaruar fjalën Baba Likja, njëri nga punonjësit shtypi një buton dhe u ndez një ekran në mur, ku u shfaq një pamje nga kamerat e sigurisë. Atje dukej Baba Likja duke vënë nuskën.
-Të dhjenë shef,- tha Haxhi Nastoja.
-Zoti Meta, -tha Barroso,- besoj se njeriu që prisnim erdhi, a do të na thoni ne përse bëhet fjalë, apo do ta shpjegoni në vend tjetër, me nga një polic në dy krahët.
Baba Likja, i zënë ngushtë tregoi historinë e nuskës, që bëri të gjithë të qeshin, dhe ta përcjellin me gjithë nuskë. Në kthim, Baba Likja ishte ulur në avion pranë një eurodeputeti austriak.
-Kur e kanë pushtuar turqit Vienën?- E pyeti baba Likja.
-Turqit e kanë rrethuar dy herë Vienën, z. Meta, por nuk arritën ta pushtojnë,- tha deputeti,-pse pyesni?
-Jo, ashtu kot, - tha Baba Likja,- desha të di deri ku kanë arritur sulmet terroriste islamike ndaj qytetërimit perëndimor, ku ne aspirojmë të integrohemi.
Kurse me vete Baba Likja mendoi: Nuk paska qenë gjë nuska. Baba Reshati është plakur shumë dhe ka harruar se turqit nuk e pushtuan Vienën, në rast se e ka ditur ndonjëherë. Nuk ka faj i shkreti, janë nuska të vështira këto që kanë të bëjnë me Europën.
Baba Likja në Taxhikistan
Nga Sandër Y. KOVAاI
E Enjte, 27 Maj 2010
Baba Likja u nis me bujë të madhe në Taxhikstan për të marrë pjesë në mbledhjen e Konferencës Islamike, me ç’ rast u shënua përfaqësimi në nivel më të lartë të Shqipërisë në këtë konferencë që nga viti 1992, derisa Baba Likja është zëvendëskryeministër. Baba Likja para se të nisej, ashtu dhe kur u kthye u shtir sikur shkoi në mbledhjen e Konferencës Islamike, për të lobuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës, nga vendet islamike. Në fakt Baba Likja shkoi në Taxhikistan se donte të merrte ndonjë financim nga vendet islamike të pasura me naftë. Baba Likja mori me vete Haxhi Naston dhe këshilltarin për kulturën, Virgjil Muçin. Gjatë rrugës Baba Likja ishte entuziast, se ai e ngatërronte Taxhikistanin me Turkmenistanin, i cili është i pasur me naftë dhe gaz.
-Sikur këta të na japin ne paratë e një ditë, që i nxjerrin nga shitja e naftës dhe gazit, bëjmë gjithë ato punë, rregullojmë partinë dhe buxhetin,- tha Baba Likja,- nuk kemi nevojë që të vrasim mendjen për eurobondet. Rregullojmë edhe këto figurat e medias që kemi këtu.
Kur avioni u ul në aeroportin e kryeqytetit të Taxhikistanit, Baba Likja, në momentin që po zbrisnin, i porositi anëtarët e delegacionit që atje ta quanin zoti Ali Mehmeti.
-Kështu u bëhet qejfi këtyre muslimanëve,- tha Baba Likja, -Do t’ u themi se emrin “Ilir” ma vunë në kohën e diktaturës ateiste dhe nuk e kam ndërruar se më prishin punë europianët, e kuptojnë vetë ata. Ty Edmond, këtu do të quajmë “Emrullah”, tha Baba Likja, ty Virgjil do të quajmë Veli, ose po deshe, meqë shkurt të thonë Xhili, po të quajmë Xhemal.
-Vetëm mos e marrë vesh Maks Veloja, se kush e dëgjon,- tha drejtori flokëxhel i një mediaje. Po unë si do ta kem emrin shef?
-Ty Fred do të quajmë Ferid, - i tha shefi.- Hajde mos u mërzit,- i tha Xhilit, -se e ndjej që do të derdhen paratë lumë. Kur isha kryeministër dhe shkuam në Emiratet e Bashkuara e kisha Artën ministre të Punëve të Jashtme, i thashë të vinte shami në kokë, dhe t’ ia puthte dorën emirit e t’ ia vinte në ballë. Ai nxori e i dha 20 mijë dollarë në vend. Tani është koha për veprim.
-اfarë të bëjmë shef?- pyeti Haxhi Nastoja.
-Si çfarë të bëjmë, a nuk e shikon se kemi arritur në orën e lutjes dhe të gjithë po shkojnë të falen. Do t’ u kërkojmë një vend që të falemi. Kështu do të shkojë fjala lart dhe do t’ u bëhet shumë qejfi. E di unë këtë, e kam provuar në Emiratet e Bashkuara.
Në aeroport i priti sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ekkmeledin Ihsanogu.
-E di që jeni lodhur nga rruga, por ju lutem, më prisni pak sa të falem, z. Zëvendëskryeministër, -tha ai,
-Pse të presim, a nuk do të falemi dhe ne, shkojmë falemi bashkë dhe ikim bashkë si vëllezër muslimanë që jemi.
-Aferim,- tha taxhiku.
-Tani do të mbushet sahani, -i tha Baba Likja Haxhi Nastos, -edhe emrin ashtu e kishte ky miku, Sahanoglu.
-Ihsanoglu,- i tha Haxhi Nastoja.
-ا’ bëri Ihsan, ç’ bëri sahan, aty-aty janë, rëndësi ka që do ta hapin thesin, mos m’ u bëj dhe ti si Prifti Dritan.
Shkuan në një sallë të aeroportit ku Ihsanoglu filloi të falet i pari. Xhili mbeti në gjunjë i hutuar, por Baba Likja në një moment i dha një goditje prapa qafës dhe ai ra përmbys.
-Hajde kaur se atë që nuk ta bëri sulltani, ta bëj unë, - i tha Baba Likja.
Rrugës gazetari flokëxhel tha:
-Nuk më duket vend i pasur shef. اfarë i bëjnë paratë e naftës e gazit.
-Tani i investojnë në Dubai dhe në Perëndim,- tha Baba Likja, - ka dhe korrupsion shumë, por ç’ na duhet, ne, të marrim që na duhet e të kthehemi me thesin plot, se kemi halle.
Baba Liken e priti Presidenti Emomali Rahmon. Baba Likja e niste fjalën tek Kosova, thoshte dy fjalë për të dhe e çonte bisedën tek paratë, duke kërkuar ndihmë për Shqipërinë e varfër që ishte motër myslimane e vëllait të madh Taxhikistan, që e kishte bekuar Allahu me pasuri.
Presidenti shqyente sytë, se Taxhikistani është vendi më i varfër i Azisë Qendrore dhe një nga vendet më të varfër në botë. Kështu që dolën duarbosh për të dyja se Taxhikistani nuk e ka njohur as pavarësinë e Kosovës. Si të mos mjaftonte kjo, Xhili, i cili ishte stërvitur në zbulim, që kur kishte bërë ushtrinë në Zall-Herr, në kursin e zbulimit, i tha shefit me zë të ulët, se gazetari flokëxhel kishte filmuar me celular faljen e tyre në aeroport.
-Oh, shkërdhata, do ta thyej në mes,- tha Baba Likja,- e di unë do t’ ia japë Edi Ramës ai.
-Prit shef, mos bëjmë ndonjë skandal,- tha Haxhi Nastoja.-Ta marrim me qetësi.- Unë them që t’ i vjedhim celularin.
-Ide e shkëlqyer, -tha Baba Likja...
(Qosheja e Baba Likes)
Baba Likja shkon në Finlandë për të parë Festivalin Europian
Nga Sandër Y. KOVAاI
E Marte, 1 Qershor 2010
Baba Likja udhëtoi me qejf të madh në Finlandë. Dijenitë e tij në gjeografi nuk janë përmirësuar shumë që nga viti 1993, kur si nënkryetar i PS, shkaktoi të qeshura në një mbledhje socialistësh europianë kur tha se federata skandinave duhet të kishte qenë shembull për federatën jugosllave. Atëherë Baba Likja e dinte Skandinavinë një shtet federal, përderisa kishte dëgjuar shumë të thuhej se Jugosllavia nuk ishte si Skandinavia. Baba Likja nuk kishte kohë të shikonte hartën, se leximi prej tij i figurave, përveç revistave pornografike, kufizohej në hajmalitë e Baba Reshatit.
Baba Likja e dinte se Finlanda ishte bashkë me Norvegjinë, ku mbahej edhe festivali evropian, kështu që mori edhe Monikën me vete, e cila donte të shikonte festivalin evropian. Monika është në fillim të një karriere si këngëtare, e inkurajuar nga prezantimi i saj në Tv Klan, ku Aleksandër Frangaj dhe Ardit Gjebrea e bindën se suksesi i saj ishte i garantuar dhe se ajo duhej që të bënte sa më shpejt albumin e saj, si Karla Bruni.
-Këtë vit dua të fitoj festivalin në Radio-Televizion,- tha Monika,- nuk ka fjalë. Kështu do të shkoj në Festivalin Europian.
-Kjo është punë e mbaruar,- tha Frangaj, i cili e shoqëronte Baba Liken në delegacion,- i themi Tit Becit i cili e rregullon të marrësh sa pikë do ti.
-Domethënë, aq sa e meriton,- tha Haxhi Nastoja, i cili gjatë gjithë rrugës me avion dëgjonte në kufje këngën e Monikës.
-Unë e ndjej që po shkoi shefja vitin tjetër në Gjermani, do ta fitojë Festivalin Europian, - tha gruaja e drejtorit flokëxhel të medias, të cilën Baba Likja e ka bërë drejtoreshë të shtypit, në vend të një zyrtari të aftë, të cilin e internoi në një rang diplomatik të dorës së tretë në ambasadën tonë në Kanada.
-Edhe ju, mos shkoni kaq larg, edhe me vendin e dytë jam e kënaqur,- tha Monika.
-Shefes nuk ia kam frikën, ajo e qan këngën, vetëm duhet një tekst dhe muzikë e mirë,- tha Dervishi Sokol.
-Për tekstin është mirë t’ i themi Ismail Kadaresë,- tha këshilltari flokëgjatë i kulturës,- që të jetë i përkryer.
-Unë them që shefja të këndojë “Ca pika shiu ranë mbi qelq”,- tha Dervishi Sokol. ثshtë romantike dhe shkon mirë dhe në anglisht.
-Më mirë jo, -tha këshilltari flokëgjatë, -se gazetat do të fillojnë të komentojnë vargjet e tjera, domethënë se përse gruaja e zëvendëskryeministrit këndon:
“Jetojmë të dy në një qytet,
E shihemi rrallë, oh sa rrallë”.
-Të lumtë Xhili, hallall posti, - i tha Baba Likja,- e dëgjoni ju të tjerët, këtij i thonë këshilltar, që të paralajmëron për rrezikun, jo si ky këtu,- shtoi duke parë me inat Dervishin Sokol.- Dhe të mbaj ty shef kabineti unë!
-Më fal shef, - tha Dervishi Sokol, dhe vuri kufjet të dëgjonte këngën e Monikës. Këshilltari flokëgjatë në krah të tij kishte marrë një pamje të lumtur si atëherë kur e falënderonte shefi tek “shtëpia me gjethe” për punë të mirë.
-Do t’ i them edhe Baba Reshatit, Monika, që të porosisë një nuskë, një hajmali speciale që ta mbash kur të dalësh në skenën e Festivalit Europian,- tha Baba Likja.
-E mor dhe ti, me këto superstiocione!- i tha Monika.
-Monika, të kam thënë, mos fol kështu për hajmalitë e Baba Reshatit, se na shkojnë punët keq, edhe kur shkova në KPD, atëherë kur isha kryeministër, ti më prishe punë, se më ngatërrove xhaketat dhe vesha atë pa hajmali. Kështu ra qeveria ime. Pastaj nuk ke gojë ti të shash hajmalitë e mia, kur mbete duke paguar fallxhoret dhe astrologet e gjysmës së Europës.
-Mos u bëj provincial tani, - i tha Monika, e cila e quante për superioritet të madh ndaj burrit që kishte jetuar tek Bregu i Lumit në Tiranë, në kohën që ai jetonte në fshat, në Skrapar.
-Po fitove festivalin, - tha Baba Likja,-na e rregullove partinë në Tiranë.
Me këto biseda arritën në kryeqytetin e Finlandës, ku Baba Likja mësoi se Festivali Europian nuk mbahej atje.
-Si ka mundësi,- tha Baba Likja, - i cili kishte në dorë një gazetë ku shkruhej: “Kryeqyteti skandinav bëhet kryeqyteti i muzikës evropiane”,- a jemi në Skandinavi këtu?
I shpjeguan se festivali mbahej në Oslo, që ishte kryeqyteti i një shteti tjetër skandinav.
-Qenka shpërbërë edhe federata skandinave,- mendoi Baba Likja.
Në mbrëmje, kur Baba Likja dhe Monika dolën nga ashensori dhe po shkonin në dhomën e tyre në hotel, para u doli Dervishi Sokol.
-Ju kërkoj edhe një herë falje shef,- tha ai,- nuk e thashë me prapamendim atë punën e këngës.
-Hajde mos u bëj merak, se unë e di që ti je budalla, e për këtë të mbaj,- i tha Baba Likja,- po mbaj hajmali se të bën mirë.
-Edhe këtë ma the shef,- i tha Dervishi Sokol,- po ti e di që unë jam familje dervishësh brez pas brezi,- dhe unë pa hajmali nuk dal nga shtëpia.
-Hajde mirë, mirë, - i tha Baba Likja, duke i rënë shpatullave, po dëgjo, do të ngarkoj një detyrë speciale, binde dhe atë Ralf Gjonin që të mbajë hajmali, se do të na sjellë ters ai, e ndjej unë.
-Shefe nuk e kisha me të keq, më beso, - i tha Dervishi Sokol edhe Monikës,- ti e di që unë të kam thënë më parë që ke talent për këngëtare.
-Mirë o burrë, por herë tjetër vraje mendjen më shumë, se ndryshe në vendin tënd vjen ai tjetri që qenka burrë me një barrë mend.
-Por ai nuk mban hajmali,- tha Dervishi Sokol.
-Hajde se do të mbajë edhe ai,- tha Baba Likja,- kur filloi të mbajë edhe Prifti Dritan, do të mbajë edhe ai.
(Qosheja e Baba Likes)
Baba Likja, pasi i shpall luftë Izraelit shkon në Sarajevë nga Sutjeska
Sandër Y. KOVAاI
E Enjte, 3 Qershor 2010
Baba Likja kishte një hall të madh kur ndodhi incidenti mes ushtrisë izraelite dhe anijeve të aktivistëve që po çonin ndihma për palestinezët e Gazës. Dervishi Sokol erdhi dhe i tha se e kërkonin në telefon nga Ministria e Punëve të Jashtme e Arabisë Saudite.
-Fol ti më mirë,- i tha Baba Likja,- me siguri që do të kërkojnë ndonjë prononcim për ngjarjen. U thuaj që unë nuk jam këtu, jam nisur në Sarajevë para kohe.
-E gjete shef,- tha Dervishi Sokol që u kthye pas pak- kërkojnë pikërisht një prononcim të tillë, madje e duan të fortë. Më thanë se e dinë që nuk je në Sarajevë, se këtë ua thanë boshnjakët, të cilët i kanë miq. Më thanë të të kujtoj edhe paratë që kaluan në llogarinë tënde kur ishe për vizitë në Taxhikistan, në mbledhjen e Konferencës Islamike. Na dha fjalën që do të jetë gjithmonë i gatshëm për të mbrojtur vëllezërit muslimanë, në situata të jashtëzakonshme, më thanë.
-More po sa shpejt që u krijua kjo situata e jashtëzakonshme,- tha Baba Likja dhe shtoi duke iu drejtuar Haxhiut Nasto: Mirë atëherë deklaratën do ta bësh ti.
-Unë shef, me Izraelin, por sikur nuk shkon, ç’ ne të ngatërrohemi me çifutët. Ata kanë influencë dhe në Amerikë. Do të na gjejë belaja.-tha Haxhiu Nasto me zë të mekur.
-Unë nuk të mbaj në punë për mend,- i ulëriu Baba Likja,- se po të jetë për mend shkoj pyes Baba Reshatin.- Do ta bësh apo të ve Ralf Gjonin në vendin tënd dhe ta bëjë ai?
-Po mirë shef, po të jetë kështu po e bëj,- tha Haxhiu Nasto dhe doli, por u kthye te dera dhe shtoi:
-Po të paktën të marr gjysmën nga ato paratë që kanë dhënë arabët në mbledhjen e konferencës Islamike, se unë do të komprometohen në këtë histori, dhe më takon.
-Shiko, shiko figura e leshit, kërkon të bëhet dhe ortak, -tha Baba Likja,- kështu ma shpërblen ti mua. Hajde ik dhe shiko, e ke me vete hajmalinë që të kam dhënë?
-E kam shef, më fal shef,- i tha Haxhiu Nasto dhe iku.
-Të lumtë,- i tha Baba Likja,- shko përgatite në zyrë tani dhe na e sill ta shohim.
-More ç’ bela që na gjeti,- tha Baba Likja kur doli Haxhiu Nasto,- ka të drejtë ky, do të na mërziten edhe izraelitët edhe amerikanët. Do të gëzohet Edi Rama, do të thotë ja ku u prish edhe me lobin çifut në Amerikë. Si të dalim nga ky hall.
-Unë kam një ide shef,- tha këshilltari flokëgjatë i ardhur nga “shtëpia me gjethe”,- pasi Haxhiu Nasto ta bëjë deklaratën në publik, ti pushoje nga puna dhe çoju fjalë izraelitëve dhe amerikanëve se e bëre këtë gjë, pasi ai e bëri deklaratën me kokën e tij.
-Ide e shkëlqyer, pa dyshim,- tha Baba Likja,- që sipas zakonit të tij për të imituar shefin, tani ka filluar të imitojë Berishën. Këshilltari flokëgjatë u lumturua si atëherë kur në kohën që ishte recepsionisti i Hotel “Tiranës”, kur u hap ai për herë të parë, dhe e përgëzonte për punën e mirë vetë Kadri Hazbiu që i binte rruga andej. Në këto fjalë hyri Haxhiu Nasto me deklaratën dhe e lexoi.
-Në të ashpër, më të ashpër,- i tha Baba Likja,- ç’ është kjo kaq e butë, të kënaqen arabët.
-Mirë shef,- tha Haxhiu Nasto, me zërin që iu bë si në të qarë dhe u ul të shkruante. Në këtë kohë hyri përsëri Dervishi Sokol.
-Lajme të këqija shef, - tha ai.
-Koka që të të pëlcasë ,- i tha Baba Likja,- sa herë të kam thënë porosinë e Baba Reshatit që kur thua këto lloj fjalësh ta kesh dorën tek hajmalia, E ti m’ i mban duart në hava si majmun.
-Më fal shef, - i tha Dervishi Sokol dhe çoi dorën tek hajmalia.
-Më shkoi dita duke falur budallenjtë,- tha Baba Likja,- le që nuk ta dinë as për nder.
-Edhe këtë ma the shef, - i tha Dervishi Sokol, - ti e di që unë do të jem me ty deri në fund, dervishi nuk e shet dervishin.
-Hajde fol tani, cili është lajmi i keq,- tha Baba Likja,- duke shtrënguar hajmalinë me dorë.
-Arabët duan që deklaratën ta bësh ti shef,- tha Dervishi Sokol, - më kanë çuar edhe një videoregjistrim me bisedën kur more paratë dhe ato që ke thënë.
-Ah zagarët, tha Baba Likja,- më ka thënë Baba Reshati, besoju vetëm shitëve, se janë si ne bektashinjtë, jo sunitëve, por ç’ të bësh, këta kanë para më shumë.
-Si do të bëjmë shef, - i tha Dervishi Sokol.
-U pa puna,- tha Baba Likja, - do ta bëj unë deklaratën.
-Ma jep këtu ti atë që ke bërë,- tha Baba Likja duke u kthyer nga Haxhiu Nasto, të cilit i erdhi në vend çehrja e fytyrës.- Hë të shkriu gjaku ty! A të kam thënë se në Sutjeskë qeni i Titos, Luksi, u vra për të mbrojtur të zotin, ndërsa ti edhe një deklaratë nuk doje të bëje.
-ا’ ke bërë more qelbësirë, - i tha Baba Likja kur e lexoi deklaratën,- kërkon që të më thonë amerikanët se jam fundamentalist islamik,- e ke bërë me qëllim që të më vijë Monika të më çojë bukë e ndërresa në Guantanamo!
-Po ti vetë më the shef që ta bëj të fortë,- i tha Haxhiu Nasto duke u zverdhur e dridhur përsëri.
-E mirë, po tani ndryshon puna se do ta lexoj unë, duhet zbutur.
-Edhe shumë nuk duhet zbutur tha ambasadori Shaban, mendimin e të cilit Baba Likja e dëgjon veçanërisht, se e ka bërë edhe President të Akademisë Diplomatike,- se arabët mund të zemërohen dhe të bëjnë ndonjë të pabërë...
-Ashtu është,- tha Baba Likja.
-Arabët kërkojnë që të thuhet se sulmi ushtarak izraelit ishte i pajustifikueshëm, se duhet bërë hetim i menjëhershëm, dhe se kjo tensionon situatën në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.
-Më duket se do të shkoj për lesh unë, dhe ju bashkë me mua,- tha Baba Likja, i cili e bëri deklaratën.
Kur mbaroi deklaratën Baba Likja tërhoqi mënjanë Dervishin Sokol dhe i tha: Shiko fol me ata ne Arabi dhe thuaju se na duhen ca para për të paguar një lobist të fortë në Washinton, që të rregullojmë pak imazhin, se do të na godasin çifutët atje.
-Për para thanë të mos kesh merak shef,- tha Dervishi Sokol.
-Po ti pse nuk më the që në fillim, por tani që të thashë unë,- i tha Baba Likja.
-Harrova shef,
-Ore çfarë më di ti mua, a e di ti që unë me këtë nuskën e Baba Reshatit, e lexoj trurin tënd si në pëllëmbë të dorës.
-E di shef!
-اerek ore pasi më the se do të më jesh besnik deri në fund, deshe të më vjedhësh paratë e fituara me gjak.
-Më fal shef,
Baba Likja pasi i shpalli luftë Izraelit u nis në Sarajevë për të marrë pjesë në samitin e atjeshëm evropian.
Rrugës Baba Likja u përpoq t’ u tregonte nga avioni Sutjeskën, ku kishin ndodhur ngjarjet e filmit të tij të preferuar, që tregon për luftën e Sutjeskës. Baba Likja nuk ngopet së pari këtë film ku rolin e Titos e luan Richard Barton. Nëse ndonjë televizion do ta shfaqë këtë film do të shikojë se Baba Likja imiton “Titon”-Burton në gjeste e të folur.
-Ama trima janë serbët, - tha Baba Likja, - luftë e madhe është bërë këtu.
Në Sarajevë Baba Likja u takua me ministrin e jashtëm serb më së pari.
-Ama këtë vit keni ekip të fortë në kampionatin botëror të futbollit, - i tha Baba Likja,- unë jam me ju. Në kampionatin e 1990 kur Argjentina eliminoi me penallti në tetëshe, Jugosllavinë, e cila i kishte shumicën e lojtarëve serbë, unë qava. Kur humbi penalltinë Maradona, unë kam kërcyer e thirrur sa u tund lagjia. Ama lojtar ka qenë ai Sushiçi, tamam karakter serbi, si ata që luftuan në Sutjeska.
-Ai ka qenë mysliman koleg, - i tha ministri serb, - quhej Safet.
-Ashtu ë, tha Baba Likja,- po ai Prosineçki ama ka qene serb i kulluar, djalë simpatik. Presidenti juaj i nderuar i ngjan si pamje.
-Ai ka qenë kroat, koleg.
-More, po si ngjanin të gjithë si serbë nga sjellja e karakteri, - i tha Baba Likja,- ngaqë imitonin serbët si duket, ama ju kanë pasur zili gjithë popujt e Jugosllavisë, kanë dashur t’ u imitojnë!
Baba Likja u kthye tek tavolina ku qenë të vetët.
-Si shkoi biseda shef,- e pyeti drejtori flokëxhel i medias Sahat haber, siç ia përkthyen emrin një herë në Turqi, kur shoqëronte Baba Liken.
-T’ i bëj flokët me allçi në vend të xhelit, - tha Baba Likja, - me kë tallesh ti!
-اfarë thua shef? ا’ kam bërë?
-Nga ata emrat që më dhe ti asnjëri nuk ishte serb.
(Qosheja e Baba Likes)
Baba Likja organizon shikimin e filmit “Sutjeska” në zyrën e tij në Ministrinë e Punëve të Jashtme
Sandër Y. Kovaçi
E Shtune, 5 Qershor 2010
Baba Likja, me t’ u kthyer nga Bosnja, organizoi shikimin në zyrën e tij të filmit të tij të preferuar “Beteja e Sutjeskës”, që tregon për luftën e vitit 1943 mes partizanëve jugosllavë dhe gjermanëve, në Luginën e Sutjeskës në Bosnjë. Baba Likes i pëlqen sidomos Richard Burton në rolin e Titos. Baba Likja, prej vitesh nuk ngopet së pari këtë film. Së paku dy herë në vit ai mbledh gjithë entourage të tij, për të parë filmin.
Këtë herë Baba Likja i mblodhi në zyrën e vet në ministri. Baba Likja çdo herë e shikon filmin, sikur ta shikojë për herë të parë. Kur në ekran u shfaqën sekuencat e para të filmit, malet e zhveshura të Bosnjës, ku Burton-Tito ecën mbi kalë në krye të një grupi partizanësh, nën tingujt e një marshi partizan, fytyra e Baba Likes u lumturua dhe filloi të fërshëllente dhe të këndonte edhe ai këngën.
-Sa bukur e kape melodinë shef,- tha Dervishi Sokol.
-Mësoje se është këngë e bukur,- tha Baba Likja.
-E kam mësuar,- tha Dervishi Sokol,- unë me këtë rruhem në mëngjes.
-Ama shiko, ç’ male të bukura, si malet e Skraparit,- tha Baba Likja, ndërsa në ekran shfaqeshin malet në dy anët e Luginës së Sutjeskës.
-Ilir mos u sill si fshatar,- i tha Monika,- nuk flet kështu një njeri i qytetëruar.
-Ama aktor i madh është ky Richard Burton,- tha Baba Likja, - burrëror.
-E di që i ngjan shumë ti shef,- tha Haxhiu Nasto,- shiko, sytë, ballin, profilin, njëlloj e keni.
-Edhe vështrimin shef, - i tha sekretarja, gruaja e drejtorit flokëxhel të medias Sahat Haber.
-Ha, ha, ha,- qeshi Baba Likja.
-Të kishe lindur në Amerikë ti shef, do të kishe luajtur filma,- i tha ish-ministri-Luan.
-Ha, ha, ha, -tha Baba Likja,- ama këtë rol unë e qaja, jo ta them per mburrje, por e ndjej se mund ta luaja mirë, jo më keq se Richardi.
-E mor dhe ti, zbrit me këmbë në tokë, -i tha Monika na dole dhe aktor tani. E ku, në Wolliwood.
-Epo kur je ti këngëtare, pse të mos jem unë aktor.- tha Baba Likja.
Në skenat e luftës Baba Likja u lumturua fare.
-Ama trima janë serbët ëëëë, thoni si të doni, por luftë kanë bërë.
Në skenën kur në mes të betejës qeni i Titos, Luksi u vra duke i shpëtuar jetën të zotit, Baba Likja u kthye nga të vetët:
-Ja shikoni, këtij i thonë përkushtim, besnikëri ndaj shefit.
-Ashtu është shef, -tha Haxhiu Nasto. cili po imitonte lëvizjet e qenit në atë moment.
Kur Titoja u shfaq në shpellë me rrethin e vet, duke bërë planin e luftës, Baba Likja, u kthye nga të vetët:
-Ja një shpellë si kjo ka në اepan, në fshatin tim të lindjes. Sikur të shkojmë atje një herë e të bëjmë një takim si ky. Bëjmë dhe një filmim.
-Ilir tani do të na bëhesh dhe shpellar, -bërtiti Monika, -mendo se ç’ do të thotë Edi Rama.
Baba Likja merr në provim të vetët për kombëtaren serbe të futbollit
Nga Sandër Y. KOVAاI
E Diel, 6 Qershor 2010
Kur shefi i kabinetit të Baba Likes, Dervishi Sokol, dëgjoi nga ky urdhrin që të mblidhte “Teqen”, u habit shumë se me këtë fjalë Baba Likja quan mbledhjen e jashtëzakonshme, të zgjeruar të klanit të vet, me njerëz që punojnë ose jo në administratë. Kur Baba Likja thotë të mblidhet “Teqja”, duhet të niset edhe ambasadori Qazim nga Kroacia dhe të vijë në Tiranë, si atëherë kur i bënin tranazh në shkollën ushtarake.