Oficeri rrëzohet nga shtylla, në gjendje të rëndë për jetën

eGo0sTyle

System Engineer
PLAGOSET-EFEKTIVI-I-RENEA100-300x241.jpg

اaush Isaraj qëndronte dje në majë shtyllës së tensionit të lartë kur oficerët e sektorit të negociatorëve pranë repartit RENEA kanë hyrë në kontakt me 60-vjeçarin që tentoi vetëvrasjen.Pas disa minutave komunikim me policinë, ai hodhi nga lartësia një dosje me dokumente për pronën e pretenduar në fshatin e tij të lindjes në Gjirokastër. I moshuari vazhdimisht u përgjigjej telefonatave në celularin e tij, ndërsa poshtë në rrugë numri i kureshtarëve rritej duke vënë në vështirësi manovrimet e policisë e zjarrfikësve. Pas rreth një ore, nga ana e kundërt e zonës ku qëndronin oficerët negociatorë, në shtyllë u ngjitën njëri pas tjetrit tre oficerë të RENEA-s të veshur civilë. Njëri prej tyre e kapi për krahu në befasi اaush Isarajn nga frika se i moshuari mund të kryente ndonjë veprim të pakontrolluar. Në ndihmë të kolegut shkoi edhe një efektiv i dytë i forcave speciale. Janë dashur disa minuta që oficerët e RENEA-s të bllokonin çdo tentativë të 60-vjeçarit, ndërsa oficeri i tretë u afrua në lartësi rreth 15 metra me anë të krahut metalik të mjetit të zjarrfikëseve.
Plagosja e oficerit
Adrian Dibra është përmendur dje nga gjendja e komës, por mjekët thonë se nuk mund të japin garanci për kalimin e rrezikut pa kaluar 24 orë. Janë pikërisht kolegët që e shoqëronin dje Adrian Ibrën në operacionin e shpëtimit të 60-vjeçarit, që qëndrojnë në portën e reanimacionit në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Pasi kanë përfunduar detyrën pranë repartit RENEA, kolegët e oficerit 41-vjeçar kanë mbërritur në Spitalin Ushtarak. Ata që vijnë më vonë pyesin të tjerët që i gjejnë aty. “Hë, si është Adriani? اfarë thonë mjekët?”, janë pyetjet që efektivat e sapombërritur të RENEA-s u bëjnë kolegëve që kanë orë që qëndrojnë në Spitali. Pasi mësojnë se 41-vjeçari është përmendur, biseda përqendrohet rreth asaj se si ka ndodhur plagosja e Adrian Dibrës. Ai dhe kolegët e tij, në fakt, janë ndodhur dje në një aksion aspak të lehtë. Njëri nga tre efektivat që u ngjitën në shtyllën ku qëndronte 60-vjeçari اaush Isaraj tregon rrjedhën e aksionit. Ai shpjegon që në fillim të veprimeve operacionale në zonë kanë qenë negociatorët e RENEA-s ata që kanë nisur t’i flasin nga toka 60-vjeçarit. Në këtë kohë, oficeri që rrëfen ngjarjen së bashku me Adrian Dibrën kanë nisur ngjitjen në shtyllë. Ngjitja ka zgjatur rreth 10-15 minuta, derisa dy efektivat kanë arritur fare pranë 60-vjeçarit. Ai ka qenë i qetë deri në këtë kohë, herë ulej në traun e hekurit në lartësinë e shtyllës ku kishte ndaluar, herë fliste në telefon, kërcënonte me fjalë se do të hidhej, por nuk kryente veprime konkrete për ta bërë këtë. Situata, siç tregon oficeri i RENEA-s, është komplikuar sapo 60-vjeçari ka arritur të kuptojë praninë e dy policëve që po tentonin t’i shpëtonin jetën. I moshuari ka nisur të lëvizë në këtë kohë dhe të kundërshtojë. Në këtë kohë, oficerët kanë nisur t’i flasin dhe ta qetësojnë pasi rrezikohej krejt plani operacional. “Personit me të cilin fliste në telefon, i thoshte: ‘Ik se erdhën e po më kapin! Ik se duhet ta mbyll tani’”, tregon oficeri pjesëmarrës në aksion. Ai shpjegon se 60-vjeçari ua vështirësoi punën efektivave që i shkuan në ndihmë. Pikërisht në kohën kur oficerët e mbanin për këmbësh për t’u garantuar se nuk do të kryente veprime të pamenduara, në këtë kohë 60-vjeçari ka nisur të tentojë seriozisht hedhjen nga shtylla. Dhe gjithçka është bërë e vështirë për forcat e shpëtimit, që duhej të mbaheshin për vete dhe po ashtu të mbanin edhe 60-vjeçarin.
Aksioni i vështirë
Beteja e oficerëve të policisë me 60-vjeçarin dhe përpjekjet për ta mbajtur atë kanë zgjatur rreth 20 minuta. “Vazhdimisht i flisnim, i thoshim të mendonte për fëmijët, të mendonte për njerëzit që kishte në shtëpi”, tregon oficeri i RENEA-s. Ai shpjegon se dy oficerët e mbajtën 60-vjeçarin derisa në lartësinë ku ndodhte e gjitha kjo u afrua koshi metalik me krahun e pajisjes së zjarrfikëses që do të bënte zbritjen e 60-vjeçarit. Në koshin e madh metalik ishte vendosur një oficer tjetër i RENEA-s, që do të mbante të moshuarin deri te zbritja në tokë. Pasi kanë dorëzuar të moshuarin, efektivat e RENEA-s kanë nisur zbritjen. “Gjithçka shkoi mirë deri në atë moment. Aksioni u krye me sukses dhe pjesa më e vështirë u duk sikur kaloi, por në fakt nuk është ashtu”, shpjegon efektivi i policisë. Ai tregon se qëndrimi gjatë në shtyllë dhe beteja për të mbajtur 60-vjeçarin u kushtoi shumë energji forcave speciale. “Unë në disa momente nuk i kam ndjerë pjesët e parakrahut, kisha një mpirje, një bllokim nga lodhja. Ne mbaheshim me duar te hekurat e trashë të shtyllës, ishte shumë e vështirë”, tregon efektivi. Ai thotë se me sa ka mundur të shohë, Adrian Dibra është rrëzuar në kohën kur ndodhej drejt me çatinë e një ndërtese rrëzë shtyllës së tensionit. “Nuk ishin shumë metra, por ka rënë keq sepse është dëmtuar në kokë”, tregon kolegu i efektivit të plagosur.

renea-tek-don-bosko1111-300x224.jpg

Tiranë, 60-vjeçari mbi shtyllë alarmon policinë

Efektivët e RENEA-s gjatë neutralizimit të 60-vjeçarit
اaush Isaraj, 60-vjeçari nga Gjirokastra, banues në Kamzë, që kërcënoi dje publikisht me vetë-vrasje, nuk e zgjidhi problemin e tij me pronat.Ai madje ka përfunduar në Spitalin Nr.5 të Tiranës, por është bërë shkak për plagosjen e rëndë të një oficeri të RENEA-s që vuri jetën në rrezik për të shpëtuar jetën e 60-vjeçarit. Efekt anësor i kësaj historie ka qenë edhe ndërprerja e furnizimit me energji për dy orë në rrugën “Don Bosko” dhe lagjen “Brrakë”. Rreth orës 08:30 të ditës së djeshme, fillimisht askush nuk e ka vënë re 60-vjeçarin nga fshati Picar i Gjirokastrës që ngjitej në shtyllën e tensionit të lartë në rrugën “Don Bosko”. Pasi ka arritur në një lartësi prej 15 metra, i moshuari ka filluar të bërtasë derisa ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve të parë. Kaq është dashur dhe “virusi” i kuriozitetit ka bërë punën e vet. Një grumbull njerëzish u krijua shpejt rreth shtyllës së metaltë të tensionit të lartë, ndërsa lart në trupin e objektit prej çeliku, ulur në një nga parmakët, اaush Isaraj mërmëriste e më pas ngrinte zërin. Fliste kundër shtetit, kundër gjykatave e Prokurorisë e më pas kërkonte drejtësi. Banorë të zonës dhe kalimtarë të rastit kanë vënë në dijeni policinë, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes rreth orës 80:50. Sapo është vënë në dijeni për tentativën e vetëvrasjes së 60-vjeçarit, policia ka marrë masat e para. ثshtë koordinuar puna për ndërprerjen e çdo linje tensioni që kalonte në shtyllën ku kishte hipur 60-vjeçari, ndërsa forca të rendit, oficerë të repartit RENEA dhe zjarrfikëset janë nisur drejt vendit të ngjarjes.
Personazhi
Personazhi i kësaj historie është një gjirokastrit i ardhur prej vitesh në Tiranë. Ai ka lënë dje në shtëpi dy vajzat dhe bashkëshorten dhe është nisur në kryeqytet për të realizuar planin e tij. Pas disa vitesh me procese gjyqësore dhe administrative, së fundi اaush Isaraj akuzohej për “mashtrim dhe për falsifikim” në lidhje me një sipërfaqe toke në fshatin e tij të lindjes, në Picar. Dje, gjatë kohës që fliste me policinë nga shtylla e tensionit të lartë, ai thoshte se ndërkohë që i kanë marrë pronën, tanimë e akuzojnë edhe për mashtrime e falsifikim. Historia e personazhit të ngjarjes, megjithatë nuk është e zakonshme. Ai disa herë kishte dërguar letra në adresë të zyrtarëve shtetërorë dhe institucioneve për çështje të çuditshme. Dy vjet më parë, pak javë pas tragjedisë së Gërdecit, ai u bëri letër institucioneve dhe kërkoi dëmshpërblim me pretendimin se shpërthimi në Gërdec kishte tronditur e dëmtuar banesën e tij në Kamzë. Nga Policia e Kamzës, e cila dje ka kryer disa veprime hetimore në banesën e 60-vjeçarit, është mësuar se ai jeton prej vitesh në këtë zonë në një banesë private. Ndonëse pa incidente të rënda, sipas Policisë, 60-vjeçari ka pasur vazhdimisht mosmarrëveshje me komshinjtë në Kamzë.
Tiranë, pasi tentoi të vetëvritej, 60-vjeçari dërgohet në Psikiatri
TIRANE – Personi që tentoi dje të vetëvritej duke u hedhur nga shtylla e tensionit të lartë në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, dyshohet se vuan nga çrregullimet mendore. اaush Isaraj mësohet se është dërguar fillimisht në Spitalin Ushtarak, por, pas gjendjes së tij depresive, është vendosur dërgimi në një spital tjetër. Sipas burimeve nga Policia, pas shenjave të dhëna dje gjatë komunikimit më negociatorët e RENEA, por edhe më pas gjatë shoqërimit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, 60-vjeçari ka shfaqur shenja të dukshme të çrregullimeve mendore. Për këtë shkak, ditën e djeshme rreth orës 17:00, para kthimit në banesën e tij, 60-vjeçari është dërguar në Spitalin Psikiatrik në Tiranë. Qëllimi i kësaj “vizite” ka qenë kontrollimi i gjendjes mendore dhe psikologjike të 60-vjeçarit, me qëllim përcaktimin e problemeve nga të cilat ai vuan. Mjekët pritet që në ditët në vazhdim të dalin me një raport konkret në lidhje me gjendjen mendore e psikologjike të 60-vjeçarit. Ngjarja po hetohet nga policia me akuzat e “njoftimit të rremë në organet e rendit publik” dhe “shkaktimit të vetëvrasjes së mbetur në tentativë”.
Kirurgu: Oficeri, dëmtime në tru dhe në mushkëri
TIRANE – Adrian Dibra, oficeri i Repartit të Forcave Speciale, RENEA, i cili u rrëzua nga shtylla e tensionit të lartë pasi shpëtoi jetën e 60-vjeçarit, ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Deri dje në orët e mesditës, efektivi 41-vjeçar i Repartit të Forcave Speciale ka qenë në gjendje kome, por, pasdreke, mjekët dhe të afërmit kanë marrë lajmin e mirë. Oficeri i Forcave Speciale, Adrian Dibra, është përmendur rreth orës 14:00, madje ka arritur edhe të flasë me të afërmit e tij. Kirurgu i Spitali Ushtarak, Ali Lila, tha megjithatë se duhet të kalojnë të paktën 24 orë për t’u dhënë garancia se oficeri është jashtë rrezikut për jetën. “Në tru ka dëmtime serioze, ka shembje të trurit në disa vende, grumbullime gjaku të vogla që nuk kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale, por do të trajtohen me mjekim në reaminacion. Ka dhe një problem tjetër që ka grumbullim të sasive të vogla ajri në mushkërinë e majtë, megjithatë është një gjendje serioze, për të cilën nuk mund të bësh asnjë parashikim për 24 orët e para”, tha dje kirurgu Ali Lila.

Fotot komplet :

PLAGOSET-EFEKTIVI-I-RENEA1-150x150.jpg

renea-tek-don-bosko1-150x150.jpg

PLAGOSET-EFEKTIVI-I-RENEA2-150x150.jpg

PLAGOSET-EFEKTIVI-I-RENEA3-150x150.jpg

PLAGOSET-EFEKTIVI-I-RENEA7-150x150.jpg

PLAGOSET-EFEKTIVI-I-RENEA8-150x150.jpg

PLAGOSET-EFEKTIVI-I-RENEA100-150x150.jpg

renea1-150x150.jpg

renea1-150x150.jpg

renea3-150x150.jpg

renea-tek-don-bosko2-150x150.jpg

renea-tek-don-bosko3-150x150.jpg

renea-tek-don-bosko1111-150x150.jpg

renea-tek-don-bosko-150x150.jpg

Panorama.
 
Pe: Oficeri rrëzohet nga shtylla, në gjendje të rëndë për jetën

Keshtu kur drejtesia eshte e ''verber''
 
Back
Top