ODIHR: Mungesë besimi dhe betejë politike

Angel_Devil

Kush ma vodhi diturinë !
V.I.P
OSBE/ODIHR ka publikuar para pak castesh raportin paraprak për vlerësimin e zgjedhjeve të 8 majit, ku bien në sy kritikat për mungesën e besimit mes partive kryesore dhe për betejën e tyre.
Në një konferencë për shtyp, shefi i vëzhguesve ka nënvizuar se procesi ka qenë transparent, por ka caluar në shumë aspekte.

“Zgjedhjet ishin konkurruese dhe transparente, por me një polarizim të lartë dhe mungesë besimi. Ashtu si dhe në zgjedhjet e mëparshme, partitë nuk i kryen detyrat, duke ndikuar në mënyrë negative në administrimin e procesit. Ato vazhduan betejën politike. Deklaratat e tyre, që vinin në dyshim integritetin e zgjedhjeve, vunë në dyshim procesin”, ka deklaruar Jonathan Stonstreet.

Ndërsa aspektet pozitive sipas tij kanë qenë: listat zgjedhore, puna e Kolegjit Zgjedhor për ankimimet dhe ambjenti i krijuar me mediat.

Ndërsa nga ana tjetër, zoti Stonstreet ka vlerësuar se politizimi i procesit ka ndikuar në punën transparente të bërë nga KQZ.

“KQZ funksionoi në mënyrë transparente. Edhe pse pati ndarje të qarta, ai e bëri punën e vetë. Por polarizimi pati ndikim në punën e KQZ, ku diskutimet ishin të ashpra dhe të një natyre politike. Vendimet u morën në bazë të linjave politike, disa prej të cilave u kthyhen mbrapsht nga Kolegji Zgjedhor”, ka pohuar Stonstreet.

Më tej shefi i vëzhguesve ka renditur një seri elementesh që cënuan sipas tij procesin zgjedhor të së dielës.

Kodi Zgjedhor – “Kodi vë bazat për themele teknike të plota për një përzgjedhje demokratike nëse zbatohet si duhet, por në të janë vënë re boshllëqe”.

Komisionerët – “Vonesat në caktimin e komisionerëve bënë që të mos respektoheshin afatet. Moscaktimi i këtyre afateve nga opozita detyroi KQZ-në që t’i zëvendësonte. PD dhe PS nuk caktuan në kohë anëtarët e qendrave të votimit dhe ekipeve të numërimit, gjë që ka shkaktuar vështirësi në procedurat gjatë votimit”.

Fushata – “Pavarësisht shumë thirrjeve për qetësi, fushata u karakterizua nga akte dhune në shumë qytete”.

Abuzimet – “Një zhvillim pozitiv është se abuzimet në mënyrë administrative janë ulur ndjeshëm, por pati zyrtarë të dy pushteteve që kanë keqpërdorur detyrën, duke bërë presion mbi punonjësit e administratës për të mbështetur partitë politike”.

Mediat – “Sa për pasqyrimin në media, është vënë re që ka pasur një pasqyrim të gjerë. Media ka ofruar një seri pikëpamjesh që kanë informuar si duhet qytetarin, por shumica e kanaleve private shkojnë nga njëra parti tek tjetra”.

Përsa i përket vëzhgimit në KZAZ, shefi i vëzhguesve ka vlerësuar se ai po funksionon mirë, me përjashtim të disa rasteve, ndërkohë që ka theksuar se numërimi po ecën me ngadalë dhe ka qenë i paorganizuar.

Zoti Stonstreet ka shtuar më tej se pas këtij vlerësimi paraprak, ai zyrtar do të hartohet në ditët e ardhshme dhe do të publikohet pas 6 javësh.
 

Attachments

  • osbe-odhir.jpg
    osbe-odhir.jpg
    9 KB · Shikime: 19

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top