Obeziteti, një kërcënim po aq i madh sa terrorizmi.
Obeziteti po shndërrohet në një rrezik serioz global. Mirëpo, duket se Britaninë e Madhe ky fenomen është shndërruar në një problem mjaft shqetësues.
Doktoresha angleze Dame Sally Davies ka dhënë alarmin duke e cilësuar si një risk global. Këtë paralajmërim jo të mirë, ajo e dha në raportin vjetor për shëndetin.
Sipas saj, ashtu siç rapoton gazeta britanike “Th Sun”, më shumë se 70 për qind e britanikëve mbi 40 vjeç janë shumë të shëndoshë, çka i ekspozon ata në mënyrë të drejtpërdrejtë ndaj sëmundjeve si diabeti, kanceri dhe sëmundjet e zemrës.
Ajo është përqendruar kryesisht në shëndetin e grave, duke paralajmëruar se mamatë mbipeshë po dëmtojnë edhe shëndetin e fëmijëve të tyre.
Profesoresha theksoi se nënat obeze kanë rrezik më të lartë për të abortuar apo edhe për lindje të parakohshme. Ajo deklaroi se të qenit shumë mbipeshë ndikon në pjellori, shtatzëni dhe në menopauzë.
g.shqip