Burrel1924
Anëtar i Respektuar
Greqia ndihet e injoruar nga vizita e planifikuar e presidentit amerikan, Barak Obama për në Turqi. "Vendimi i presidentit amerikan, Barak Obama për të vizituar Turqinë në fillim të muajit të ardhshëm dhe injorojë Greqinë është tregues i ndryshimit të balancës së marrëdhënieve të trekëndëshit Athinë-Ankara-Uashington, kurse "shmangia" e Athinës i ka shqetësuar diplomatët"- shkruan sot gazeta greke "Ta nea".
Burime diplomatike, duke iu referuar gazetës vlerësojnë se 'ky akt i liderit amerikan, për herë të parë një president amerikan do të vizitojë Turqinë pa kaluar më parë në Greqi, tregon qartë se Ankaraja është prioritet më i lartë sesa Athina për Uashingtonin, ndërkohë që krijon shqetësim për shkak të paralajmërimeve për ndryshimin eventual të pozicionit amerikan në kontekstet mes Greqisë dhe Turqisë në Detin Egje'. Një përfaqësues i Departamentit të Shtetit nuk mohon se Turqia do të marrë një rol ndërmjetësues në bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit.