Obama pranon: Gabuam me Libine

Screenshot_2016-04-11-20-20-45-1.jpg

Janë me dhjetra çështjet në punët e jashtme në të cilat Barack Obama ka kritikat jo vetëm të kundërshtarëve të tij politikë, por edhe vetë brenda radhëve të demokratëve dhe njëra prej tyre është edhe Libia.

Vetë shefi i Shtëpisë së Bardhë bëri “mea culpa” për këtë rast. Duke folur për qeverisjen e tij në Fox News, Obama la të kuptohej se Uashingtoni kishte dështuar në parashikimin e periudhës post-Gaddafi, që e zuri atë të papërgatitur.

“Mendoj që ndërhyrja në Libi ishte veprimi i duhur, por dështimi në ngritjen e një plani për atë që ndodhi dhe vazhdon të ndodhë që pas rrëzimit të Muammar Gaddafit, ndoshta është gabimi im më i madh”, u shpreh ai.

Vala e protestave për demokraci që përfshinë vende të Afrikës Veriore dhe të Lindjes së Mesme, që më vonë do të njihej si “Pranvera Arabe”, përfshiu edhe Libinë në vitin 2011. Protestat fillestare, që nisën në lindje të vendit u shtypën me forcë nga ushtria e kolonel Gaddafit.

Në vazhdën e këtyre ngjarjeve, Shtetet e Bashkuara, të mbështetura nga disa vende të tjera të Perëndimit ndërmorën sulme ajrore me mision mbrojtjen e civilëve.

Kjo forcoi pozitat e rebelëve të armatosur, lëvizje që kishte krijuar bazën e vet në Bengazi. Ata gradualisht nisën të fitonin terrent në gjithë vendin dhe më 20 tetor të 2011, pas më shumë se 8 muajsh luftime, një fraksion i tyre zuri rob e më pas vrau Muammar Gaddafin.**

/Top channel/
 
Titulli: Obama pranon: Gabuam me Libine

Po ku nuk gabove o obam !?
 
Titulli: Obama pranon: Gabuam me Libine

Kjo nuk eshte gje e re.

Personalisht jam i mendimit qe politika e jashtme amerikane ndryshon shume pak me ndryshimin e presidentit. Mendoj qe ndryshon vetem retorika ( republikanet ) se veprimet ne fushe jane njelloj.

hajduti
 
Titulli: Obama pranon: Gabuam me Libine

Ou? Pune e madhe! vogelsira jane keto gjera :)..
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Obama pranon: Gabuam me Libine

e, cfare ndryshoj ketu...po mire, mundohet te pastroj ndergjegjen...te flej me qete:bibe:
 
Titulli: Obama pranon: Gabuam me Libine

Hahaha se mos eshte hera e pare edhe pse prisja me mire nga ky sepse njeri i zi..!
 
Titulli: Obama pranon: Gabuam me Libine

Elita nuk i zgjedh te bardhe apo te zi, ky ishte dhe do jete pjese e planit te zionisteve.
 
Titulli: Obama pranon: Gabuam me Libine

po po ama ky plani i tyre, ka sjell kete gjendjen boterore me gisht teposhtë...
 
Titulli: Obama pranon: Gabuam me Libine

اfarë bullshit na tregojnë more? Si gjithnjë justifikime që t'i ikin drejtësisë.....

Më mirë të dëgjojmë ca njerëz të mençur:

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top