Obama jep hollësi për reformën

redi-

Anëtar i Respektuar
Presidenti Obama iu ka bërë thirrje kundërshtarëve të tij në Kongres që të bashkëpunojnë për krijimin e një sistemi shëndetësor universal në Shtetet e Bashkuara.
Duke folur në një sesion të rrallë të përbashkët të të dyja dhomave të Kongresit, zoti Obama tha se është i vendosur që të jetë presidenti i fundit që e kthen në një kauzë reformën shëndetësore.

Ai tha se Amerika ishte i vetmi vend i pasur që lejonte miliona shtetas të saj të duronin vuajtjet e shkaktuara nga mungesa e kujdesit shëndetësor.

Zoti Obama tha se do të përmirësonte sigurimin shëndetësor të atyre që ishin të siguruar dhe do të përfshinte në planet e tij alternativën e sigurimit publik për amerikanët e pasiguruar.

Ai tha se Kongresi ishte dakord me afro 80% të reformave që nevojiteshin.

Presidenti Obama këmbënguli që ky plan nuk do ta rëndonte buxhetin.

Por, kritikët e tij thonë se kostoja e sigurimit të 46 milionë amerikanëve të pasiguruar do të jetë shumë e lartë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top