Obama i dërgon letër falënderimi Thaçit

Ado

FISEBILIL-LAH
Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama i ka shkruar një letër falënderuese kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ku ndër të tjera thuhet se, “së bashku do të punojmë në frymën e paqes dhe miqësisë për një botë më të sigurt”.

Letra nis me falënderime për urimin që ka dërguar kryeministri Thaçi - “Ju falënderoj për urimin tuaj me rastin e zgjedhjes sime president i Shteteve të Bashkuara. E vlerësoj shumë mesazhin tuaj domethënës” – për të vazhduar më pastaj me porosin e presidentit amerikan Obama.

“Kam besim se mund të punojmë së bashku në frymën e paqes dhe miqësisë për të ndërtuar një botë më të sigurt gjatë katër viteve të ardhshme. Mirëpres të punoj me ju në këtë përpjekje dhe për të promovuar raporte të mira midis dy vendeve tona”, përfundon letra e presidentit Obama. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top