Obama: Do të punoj për forcimin e sovranitetit të Kosovës

Ado

FISEBILIL-LAH
Barack Obama, kandidat demokrat për president të SHBA-ve, ka deklaruar për gazetën “Illyria” se mbështet pavarësinë e Kosovës dhe se “si president do të ndihmoj Kosovën që të begatohet ekonomikisht”.

Senatori nga Illinois duke rikonfirmuar mbështetjen për pavarësinë ka thënë se do të punojë për forcimin e sovranitetin e Kosovës.

Deklarata është përpjekja e parë publike e senatorit nga Illinois për të komunikuar drejtpërdrejt me komunitet shqiptar në SHBA, thekson kjo gazetë.

Vendosja e theksit te çështja e Kosovës, mund të ketë si synim qetësimin e shqiptaro-amerikanëve, të cilët kanë ndjekur me nervozizëm deklaratat që senatori ka bërë lidhur me Serbinë.

Ndonëse në asnjë prej tyre nuk vihej në dyshim pavarësia e Kosovës, deklaratat e Obama’s i kanë bërë shumë shqiptarë të dyshojnë se senatori nuk e njeh mirë historinë e viteve ‘90 të Ballkanit dhe se mund të jetë i ndikuar jo pak nga lobi serb që në Illinois ka praninë e tij më të fortë në SHBA.

Megjithatë, deklarata që mbërriti në zyrën e gazetës “Illyria” nuk lë dyshime për angazhimin e kandidatit demokrat. “Barack Obama e mbështet pavarësinë e Kosovës dhe dëshirën e saj për të ecur drejt sovranitetit të plotë”, thuhet në deklaratë.

“Shtetet e Bashkuara duhet të punojnë për të ndihmuar në zhvillimin e një demokracie vibrante në Kosovë, të siguruar nëpërmjet pushtetit të ligjit e që garanton të drejtat e të gjithë njerëzve”.

Deklarata shkon edhe më tej duke shprehur mbështetjen për integrimin e Kosovës në institucionet euro-atlantike, duke ndërtuar një shoqëri të lirë e tolerante që nxit të drejtat e pakicave dhe mbron objektet kulturore e fetare.

Si president i Amerikës, Obama do të punojë për “zhvillimin e një ekonomie tregu të begatë në Kosovë, duke u përqendruar në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të punës, si dhe me ndihma për sektorët e infrastrukturës dhe energjisë”.

Në deklaratën e tij, Obama gjen rastin të duatrokasë “edhe arritjet e rëndësishme të Shqipërisë”. Ai mbështet hyrjen e Shqipërisë në NATO dhe shpreson që kjo ëndërr të bëhet sa më shpejt realitet.

Një numër shqiptaro-amerikanësh demokratë kanë mbështetur Obama’n që në hapat e para të fushatës së tij, ndonëse shumica ka qenë të tërhequr nga Hillary Clinton, për shkak të popullaritetit të presidentit Bill Clinton dhe të afërsisë me zonjën e tij si
senatore e shtetit të Neë York-ut. /Illyria/Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top