O Zot me bej dhe mua si djalin e Fahri Balliut!

LeVoyageur

Once upon a time...
Gazetari Bledi Mane ka kritikuar, përmes një shkrimi në rrjete sociale, zgjedhjen e djalit të Fahri Balliut, Klevis Balliut, si kandidat për zgjedhjet e 25 qershorit për PD-në në qytetin e Pogradecit.
Mane mes rreshtave bën një paralelizëm të vetes me Klevisin, duke i kujtuar atij se nuk përmendet për atë që ka bërë, por për emrin e babait të tij. Ky është shkrimi i publikuar në skandal.al.



“O ëndërr, o ëndrra ime pse rri e mbyllur në sirtar? Pse rri aty o ëndërr e bukur dhe askush nuk hap sirtarin të fluturosh? Kush i ka marrë çelësat e sirtarit, o ëndërr që dergjesh plot brengë aty brenda?

O Zot, dëgjoma lutjen dhe hapma sirtarin e ëndrrës…
Unë nuk e kam formën e kokës si të Klevis Balliut, por ama edhe Klevisin, edhe mua gjatë viteve të monizmit na kanë sjellë në këtë jetë.

Edhe babai i Klevisit, edhe babai im, komunistë kanë qenë. Klevisi, ashtu si unë ka jetuar në Londër, por nuk flet dot anglisht unë lexoj e shkruaj anglisht çdo ditë. Klevisi është pogradecar prej liqenit me origjinë, por nuk di not, unë jam përmetar prej Vjose dhe notoj shumë.

Klevisi ka punuar këshilltar i Bujar Nishanit, unë ia kam punuar dhjetëra herë mediatikisht Bujar Nishanit. Klevisi ka makinë, edhe unë kam makinë rroje. Klevisi ka shtëpi botuese, por nuk lexon kurrë libra; unë nuk kam shtëpi botuese, por lexoj libra pa fund.

Klevisi është pa identitet se njerëzit e njohin si djali i Fahriut, mua askush nuk më identifikon me emrin e babait. Klevisi i ka rënë historikisht qylit me paratë e fëlliqura të babait, unë bëj dy punë çdo ditë për të pastruar fëlliqësirat e këtij vendi. Klevisi ofendon inteligjencën e këtij vendi, unë mundohem të ndihmoj modestisht njerëzit e duhur të vendit tim.


Klevisi pretendon të ngrejë një republikë të re, por harron qëllimisht se familja e tij u bë e pasur me dallaveret e republikës së vjetër.

Klevisi i Fahriut i dalë prej çadrës-maternitet të Lul Bashës pretendon të përfaqësojë nesër në parlament Pogradecin e Lasgushit dhe Mitrush Kutelit, duke poshtëruar kështu një nga trevat e artit dhe letërsisë shqiptare.

Klevisi ka 30 kravata në shtëpi, por në tru nuk ka as 3 gramë logjikë. Të votosh Klevisin e Fahriut është njësoj sikur t’u zgjasësh jetën poshtërsive fahriballiuniane dhe të lësh të lëngojnë njerëzit e zgjuar dhe punëtorë drejt infinitit”,- shkruan ndër të tjera Mane.

Më tej gazetari e mbyll shkrimin me këto rreshta:


“Ndaj fryji dallgët, revoltohu o liqeni i Pogradecit. Shfry plot egërsi dhe bëhu një cunam o liqeri pa kufi. Dil nga gjiri yt o liqen sa herë të të afrohet djali i Fahriut aty për fushatë. Hidhja përsipër dallgët e tua plot dëshpërim, lage, qulle, laja dhe shpëlaja trurin. Shpëlaja trurin dhe thuaji plot irritim se nuk e meriton të përfaqësojë Pogradecin e bekuar në Kuvendin e Shqipërisë. Laja dhe shpëlaja trurin, jo mëkatet. Degdise larg njerëzve të mirë e ashtu si heremit le të harxhojë paratë e pista të Fahri Balliut, por jo t’u rrëmbejë votat pogradecarëve të mirë. Bëje, i dashur liqen, bëje se do zgjohet nga gjumi Lasgush Poradeci dhe i trishtuar do shkruajë poezinë e radhës:


Në këtë çast perëndimor
Ndaj po lotojnë syt’ e mi,
Nuk u mjaftoi veç një Fahri
Tani po vjen Fari’ i ri!
Blitz.al
 
Back
Top