O sa mirë “me qenë naiv”!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
O SA MIRث “ME QENث NAIV”!

ilitr-yzeiri.jpg


Ngjarjet e mëdha sportive, pra ato me përmasa ndërkombëtare, e kthejnë globin mbarë në një shtëpi dhe çdo banor i tij, me lehtësinë më të madhe, në 90 minuta lojë, mund të shohë atë që nuk e ka parë apo nuk e ka dëgjuar në shumë vjet histori.
Ngjarjet sportive ndërkombëtare janë kthyer në një nga ballafaqimet me peshën më të madhe në njohjen reale të popujve, por sidomos, në rastin e vendeve të vogla, këto ballafaqime ndihmojnë, veç të tjerash, për të ndryshuar stereotipitë dhe për të nxjerrë nga përdorimi klishetë e vjetra.

Siç ka vënë re sidomos semiologu dhe filozofi francez Bodrijar, për shkak të rritjes së fuqisë së mjeteve të komunikimit masiv, bota ngjan si një “Big Brother” gjigand, sepse kamera është aty ku ndodh ngjarja dhe ajo mund të transmetohet në kohë reale në çdo cep të globit.
Bodrijar e mori shtysën sidomos pas ngjarjeve tragjike të 11 shtatorit kur gjithë bota e pa live goditjen e dy kullave binjake, pra ndoqi ndryshimin epokal në historinë njerëzore drejtpërdrejt.
Përveç luftës, terrorizmit, falimentimit të bankave, vrasjeve në metro apo në diskoteka, bota ka edhe forma të tjera të ndeshjes që bëhen me qëllim që të promovohet harmonia, paqja, jeta, dashuria, entuziazmi, dëshira për jetë dhe jo frymëzimi për vdekje. Për një çast të gjithë harrojnë refugjatët që po mbyten në Mesdhe, kanosjen e ISISI-it, Brexit-in, fytyrat e ndyra të politikanëve të korruptuar dhe në një çast kthejnë sytë në ekranin gjigand të Europës, përkatësisht të Francës për të ndjekur jo vetëm ndeshjet e futbollit, por për të parë se në ç’mënyrë ballafaqohen vendet pjesëmarrëse në këtë veprimtari të jashtëzakonshme.
Tashmë është bërë traditë që ndeshjet e futbollit luhen në dy fusha, në atë të blertën poshtë dhe në shkallët e stadiumeve. Më shumë se kaq, tifozët që shoqërojnë ekipet e tyre, në disa raste e shfrytëzojnë këtë ballafaqim ndërkombëtar për të promovuar anë të caktuara të temperamentit kolektiv, por edhe një lloj qëndrimi ideologjik. Kështu tifozët e egërsuar të Rusisë apo huliganët siç thirren në gjuhën sportive, kishin zgjedhur Kampionatin Europian për të paraqitur tërbimin e tyre dhe kishin gjetur si objektiv tifozët anglezë. Natyrisht askush nuk merr përsipër ta kthejë një përleshje tifozësh në një ndeshje me karakter ideologjik apo politik.
ثshtë e çuditshme se në të tilla raste shtypi nuk mbështetet në klishe apo në steriotipe të gatshme. Por një lexim ndryshe mund të bëhet. Tifozët rusë që stërviten për të kryer masakra të tilla mbi tifozët kundërshtarë duket se paraqitnin gjithë zemërimin e tyre me Europën që i ka izoluar dhe i ka mbërthyer me embargo tash sa vjet. Ajo sjellje antieuropiane, antisportive që i ngjante luftës, ishte vazhdimi i betejave që kanë nxitur rusët në Krime apo në Ukrainë. Imazhi i huliganëve rusë natyrisht nuk është imazhi i Rusisë apo i popullit rus apo i demokratëve rusë që po sakatohen nga Putini nëpër burgje, por është gjithsesi një shenjë e zemërimit që ka një pjesë e atij populli me Europën.
Në anë tjetër, ishin shqiptarët, një zbulim për gjithë Europën dhe për botën gjithashtu. Tifozët shqiptarë që mbërritën në Francë, ishin veshur shumë bukur, ishin gjithashtu edhe shumë të bukur, meshkuj por sidomos femrat. Kudo që shkelnin mbillnin gëzim dhe këngë, pra dukej se mezi e kishin pritur që të ktheheshin në Europë, në atë vend nga ku ishin larguar më përdhunë njëherë pas vdekjes së Gjergjit të madh dhe herën e dytë pasi erdhën komunistët në pushtet. Imazhi që përcollën dhe që po përcjellin shqiptarët në Francë është fotografia e munguar e shqiptarëve në Europë. Vetëm tani duket se klishetë dhe stereotipitë për shqiptarët si kriminelë e trafikantë apo si myslimanë të pakuptimtë në Europë, po bien.
Me një votim unanim, një tifoze shqiptare, siç raportonte sot “Corriere della Sera” është zgjedhur tifozja më e bukur dhe më e admiruara e Euro 2016-s, ashtu siç ishte zgjedhur Larisa në Botërorin e 2010-s në Afrikën e Jugut. Ajo quhet Rike Roçi dhe ka qenë një nga banoret e Big Brother-it shqiptar. Ka pak rëndësi se si mund ta kemi gjykuar atë kur ajo ishte banore e një reality show, tani ajo është fytyra jonë e bukur që ka tërhequr vëmendjen e fotografëve dhe na ka nderuar të gjithëve se ka përforcuar edhe njëherë idenë se ne shqiptarët jemi racë e bukur.
Në atë stadium ka dhe shqiptarë të tjerë më të famshëm se Rikja, ka gazetarë tullacë që po t’i shohësh jashtë studiove që drejtojnë të kallin krupën, ka dhe politikanë të korruptuar në ato stadiume, por garën e fitoi Rikja dhe ata mijëra shqiptarë që nuk kanë asnjë histori mbi vete, por janë emigrantë të ndershëm ose janë thjesht shqiptarë. Mu kujtua në këtë rast libri i Lucia Nadin për shqiptarët që emigruan nga Shkodra në Venedik kur qyteti martir iu dorëzua otomanëve në shekullin e largët XV.
Edhe atëherë venecianët ishin mahnitur me shqiptarët e bukur, të ndershëm e korrektë që kishin mbushur sheshet e Venecias. Edhe sot ata shqiptarë që po shoqërojnë Kombëtaren tonë, janë Shqipëria e bukur, janë ajo Shqipëri që kishin në mendje Rilindësit kur flisnin për këtë komb. Për fat të keq, ajo Shqipëri që po na përfaqëson sot në Francë është vetëm një pjesë, sepse pjesa tjetër, ajo që nuk e do këtë Shqipëri, janë në Tiranë e në Prishtinë, janë ata politikanë në Tiranë që e kanë marrë zvarrë këtë vend dhe nuk po e lënë të bëhet ashtu siç paraqitet në Francë.
Mirëpo një gjë është e sigurtë, ky kampionat tregoi edhe njëherë se shqiptarët kanë arsye të jenë të gëzuar, sepse takuan më në fund ëndrrën e tyre – Europën. Në këtë rast të gjithë mund të na gjykojnë si naivë sepse Europa nuk po shfaqet tani me gjithë vlerat që ka. Mirëpo, për ne, shqiptarët, pak rëndësi ka kjo.
Ne jemi naivë, por edhe të sinqertë. Dhe këtë radhë kemi të drejtë që aty në qendër të Europës të kërcejmë e të këndojmë, megjithëse atmosfera në botë nuk është edhe aq për të kënduar apo kërcyer. Mirëpo, nganjëherë është mirë me qenë naiv…!!!

g.shqip
 
Titulli: O sa mirë “me qenë naiv”!

Te lexojne te gjithe albanologen Lucia Nadin, kur bota mesjetare njohu familjet nobile shkodrane. Pasqyra e nje kulture te vertete arbnore..:) E shaktrruar nga otomanet fill pas pushtimit per 500 vjet. Tani po e marrim veten edhe nje here sepse rrenjet i kemi te thella..:)

Nje koment me nje video. - ForumiVirtual.Net
 
Titulli: O sa mirë “me qenë naiv”!

Nejse, si gjithmonë dalin koka të mençura që çdo ngjarje
i japin një ngjyrë sipas dëshirës.
Një duhet dijtur se jemi të atillë falë vetes, e askujt.

Para gjergjit e turkut nuk ishe askund.
Si nuk lodhen njërzit të tregojnë përralla e shfrytëzojnë
rastet të tilla që të përfitojnë nga kjo....
 
Titulli: O sa mirë “me qenë naiv”!

Vend I Vogel jemi por shume filozofe /analiste shume portola/dritare per te hapur thashe thashe (I them thashe thashe sepse I njejti njeri me emra te ndryshme mund te shkruaj mendime te ndryshme be portale e ndryshme) se ke po genjen she marr vesh!!!
Sa per shkrimin nuk u futa ta lexoj fare sepse nuk nxjerr perfundim vetem te Ben lemsh
 
Titulli: O sa mirë “me qenë naiv”!

Ne te vertete filozofia e sportit paqe nuk eshte aq e re lind ne greqine e vjeter te famshmen olimpiada...e shikoj si nje permbledhje te bukur ku per nje cast flitet jo per "lajme" me te bera apo te ngjara por per shtete te perfaqsuar nga nje numer i percaktuar i ndjekur po nga nje nr x dhe pasqyrimi i tij ne kulture, patriotizem dhe pse jo ne taktike dhe ne prezantim , nje pashaporte e nxjerre ne nje dogane ku kerkohet barazi dhe merite...pastaj nese kjo eshte e vertete apo jan thjesht gure shahu ne nje tabell nuk e di por ne fund mjafton te jene zoterinj njerez sic jemi treguar ne sy te "doganjerit" dhe mbar shikuseve!
 
Back
Top